Close Menu
TV NewsTV News
  • Maqedoni
  • Rajoni
  • Botë
  • Sport
  • Kulturë
  • Showbiz
  • Diaspora
  • Lifestyle
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Emisione
  • Emisione Fetare
Lajmet e fundit

Vuçiq ironizon kandidatin studentor për president të Serbisë: „Edhe ne e kemi Bajdenin“

27 Nëntor, 2026

Maqedonia paralajmëron BE-në: Pa Ballkanin Perëndimor, BE-ja rrezikon të krijojë vakum gjeopolitik!

27 Nëntor, 2026

Tmerr në një familje në Kumanovë: Babai spërkat shtëpinë me lëndë djegëse dhe kërcënon se do t’i vërë flakën vajzës!

27 Nëntor, 2026

BDI i përgjigjet Mickoskit: Kushtetuta nuk e ndalon arsimin e lartë në gjuhën shqipe

27 Nëntor, 2026

Përplasje në samitin e BE-së: Shtatë shtete bojkotojnë negociatat, kërkohet zëvendësimi i Costas si ndërmjetësues

27 Nëntor, 2026

Justina e Kosovës përballë Aleksandrit të ‘ri’ të Serbisë në darkën e Ohrit – çfarë ndodhi mes tyre?

27 Nëntor, 2026

Ja si u grabit artaria në Kumanovë, dalin pamjet (VIDEO)

27 Nëntor, 2026

Detaje nga grabitja e argjendarisë në Kumanovë, hajdutët erdhën nga Shkupi përmes rrugës së vjetër

27 Nëntor, 2026

Nju-Jorku bën histori: Njeh 28 Nëntorin si festë zyrtare

27 Nëntor, 2026

A mund të zvogëlohet varësia nga Starlink? Një nxënës ukrainas zhvillon teknologji për navigimin e dronëve pa GPS

27 Nëntor, 2026
Facebook X (Twitter) Instagram
TV NewsTV News
E premte, 27 Nëntor
  • Maqedoni
  • Rajoni
  • Botë
  • Sport
  • Kulturë
  • Showbiz
  • Diaspora
  • Lifestyle
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Emisione
  • Emisione Fetare
TV NewsTV News

Momente kritike, Spahiu: Kosovës i mungon lobimi në Kongres

TV NewsBy TV News31 Mars, 2025 Rajoni Pa Komente4 Mins Read
Share
Facebook Twitter LinkedIn Pinterest Email

“Në një moment kur na duhet më së tepërmi, na mungon lobimi në Kongres”.

Me këto fjalë, ish-ambasadori i Kosovës në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Avni Spahiu kritikon mungesën e një angazhimi të mirëfilltë të Kosovës për lobim ndërkombëtar, veçanërisht në Uashington.

Derisa kujton se periudha menjëherë pas shpalljes së pavarësisë ishte karakterizuar nga mbështetja e fuqishme nga Departamenti i Shtetit, Shtëpia e Bardhë dhe Kongresi amerikan, ish-diplomati thekson se tani, angazhimi është më i rëndësishëm se kurrë.

Në një intervistë për KosovaPress, ish-diplomati Avni Spahiu thekson se edhe ndryshimet gjeopolitike bëjnë që ky angazhim të jetë jashtëzakonisht i nevojshëm.

 “Në një moment kur na duhet më së tepërmi, na mungon lobimi në Kongres. Kongresi gjithmonë ka qenë mirëkuptues ndaj Kosovës, madje në vitet ’90, kur ne përjetonim represion dhe rreziqe të ndryshme që na vinin nga Serbia, nga një regjim i tmerrshëm. Dhe aty ka filluar çdo gjë, kemi pasur në atë kohë lobim nga komuniteti i cili vazhdon të bëjë  përpjekje  për afrim  me Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Mendoj që pikërisht tani është momenti që ne të intensifikojmë gjitha këto përpjekje, të përpiqemi të kthejmë kredibilitetin e plotë që kemi pasur”, thotë Spahiu.

Sipas tij, ndryshimet në politikën e jashtme amerikane nën administratën e presidentit Donald Trump, po sjellin një doktrinë të re me synimin për ta rikthyer Amerikën si forcë udhëheqëse në arenën ndërkombëtare. Spahiu shton se Evropa duhet të marrë më shumë përgjegjësi për sigurinë e saj dhe të mos pres gjithmonë ndihmën e SHBA-së.

Vetë administrata Trump paralajmëroi se Evropa duhet të marrë më shumë përgjegjësi, ndërsa së fundi Bashkimi Evropian u bëri thirrje qytetarëve në të gjithë kontinentin që të grumbullojnë ushqime, ujë dhe sende të tjera thelbësore që zgjasin të paktën 72 orë pasi lufta, sulmet kibernetike, ndryshimet klimatike dhe sëmundjet rrisin shanset për një krizë.

“Tani shumë herë ndodh që doktrinat e reja të përcillen edhe me probleme, dhe shpresoj që kjo të kalojë me sa më pak trauma. Tani bota po pret se çfarë do të ndodhë. Disa vende kanë marrë disa masa, e shohim Evropa tani është para një egocentrizmi, që dëshiron të marrë fatin në dorë të vet në aspektin e sigurisë jo siç qa ka qenë në 80 vitet e fundit që Amerika të qëndrojë për të si një garanci e sigurisë. Mendoj që tani ka ardhur koha që Evropa të jetë më e fortë, të jetë e gatshme të përballet me sfidat që e presin e të mos i pret gjërat të vijnë të gatshme nga SHBA”, thotë ish-ambasadori Avni Spahiu.

Ai flet edhe për ndryshimet që po e presin botën.

“Nga ana tjetër do të ndryshojnë shumë gjëra edhe në aspektin e gjeopolitikës, do të kemi një rifokusim të Amerikës në rajone të ndryshme të botës, do të ketë qasje të ndryshme ndaj shumë vendeve, ndaj shumë krizave, dhe tani duhet të pritur se çfarë do të jenë ato, është pikëpyetje t’i dimë të gjitha, por flasim në bazë të indikacioneve, shpalimeve  që bënë kjo administratë që nga dita e parë, tani nuk kanë kaluar as dy muaj të plotë dhe e shohim se çfarë dridhjesh ka shkaktuar kjo qasje e re e SHBA-së”, thotë ai.

Ish-ambasadori Avni Spahiu është i bindur se Shtetet e Bashkuara do të vazhdojnë të kontribuojnë në forcat e KFOR-it, të udhëhequra nga NATO, duke mohuar kështu zërat që paralajmëronin të kundërtën.

“Nuk mendoj se kjo do të ndodhë, janë disa gjëra që obligojnë çdo administratë amerikane, janë disa pika prej të cilave ata nuk heqin dorë. SHBA janë pjesë e misionit të NATO-s, nuk janë vetëm, ndonëse kanë rol parësor në forcat e KFOR-it, por nuk shoh asnjë arsye që Shtetet e Bashkuara të bëjnë këtë. Presidenti Trump ka kërkuar nga aleatët që t’i rrisin shpenzimet dhe gjërat nuk janë aq alarmante që ne të brengosemi në këtë aspekt. Nuk besoj se Shtetet e Bashkuara do të tërhiqen, kjo dobëson edhe pozicionin e tyre si superfuqi. Nëse SHBA tërhiqet nga vatrat e krizave kush do t’i zëvendësojë, këto ndryshime gjeostrategjike, gjeopolitike do të ishin të paparashikueshme. Prandaj nuk shoh atë rrezik që do të shpaloset tani apo në të ardhmen”, thotë Spahiu./ KP

Lexuar: 14

Lajme te ngjashme

Justina e Kosovës përballë Aleksandrit të ‘ri’ të Serbisë në darkën e Ohrit – çfarë ndodhi mes tyre?

Nju-Jorku bën histori: Njeh 28 Nëntorin si festë zyrtare

“E kam humb edhe vëllain, Enverin”, Haradinaj flet për vrasjet e pasluftës: U vranë shqiptarë të pafajshëm

Ushtarakë të Serbisë në shtabin e KFOR-it në Prishtinë, çfarë thuhet në njoftimin e misionit paqeruajtës?

Mbi dy muaj nga shpallja e dënimeve, Specialja tregon pse ende nuk ka publikuar aktgjykimin e plotë për ish-krerët e UÇK-së

Kuvendi ndan 61 mijë euro për Komisionin që do të hetojë rrethanat e vrasjes së Arlinda Zekajt

Lajmet e fundit

Vuçiq ironizon kandidatin studentor për president të Serbisë: „Edhe ne e kemi Bajdenin“

27 Nëntor, 2026

Maqedonia paralajmëron BE-në: Pa Ballkanin Perëndimor, BE-ja rrezikon të krijojë vakum gjeopolitik!

27 Nëntor, 2026

Tmerr në një familje në Kumanovë: Babai spërkat shtëpinë me lëndë djegëse dhe kërcënon se do t’i vërë flakën vajzës!

27 Nëntor, 2026

BDI i përgjigjet Mickoskit: Kushtetuta nuk e ndalon arsimin e lartë në gjuhën shqipe

27 Nëntor, 2026

Përplasje në samitin e BE-së: Shtatë shtete bojkotojnë negociatat, kërkohet zëvendësimi i Costas si ndërmjetësues

27 Nëntor, 2026

Justina e Kosovës përballë Aleksandrit të ‘ri’ të Serbisë në darkën e Ohrit – çfarë ndodhi mes tyre?

27 Nëntor, 2026

Ja si u grabit artaria në Kumanovë, dalin pamjet (VIDEO)

27 Nëntor, 2026
© 2026 Tv News.
  • Impressum
  • Kontakt

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.