Policia e Kumanoves (Sektori per Pune te Brendshme – SPB) ka ngritur kallëzim penal ndaj А.М. (36), për shkak të ekzistimit të dyshimit te bazuar për veprën penale “sulm ndaj personit zyrtar gjatë kryerjes së detyrave të sigurisë“, kundër XH.SH. (57) si dhe ndaj S.М.(31). Të gjithë këta nga Kumanova, për shkak të ekzistimit të bazave të dyshimit për veprën e kryer penale “pengimi i personit zyrtar në kryerjen e detyrave zyrtare“.
Më 20.03.2025 në Kumanovë, i raportuari i parë, i ka sulmuar fizikisht nëpunësit policorë në detyrë zyrtare, ndërsa ka tentuar të përdorë edhe send të mprehtë. I raportuari i dytë dhe e raportuara e tretë, i kanë penguar nëpunësit policorë gjatë detyrave zyrtare.

