Close Menu
TV NewsTV News
  • Maqedoni
  • Rajoni
  • Botë
  • Sport
  • Kulturë
  • Showbiz
  • Diaspora
  • Lifestyle
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Emisione
  • Emisione Fetare
Lajmet e fundit

Vuçiq: Nëse tentojnë të më arrestojnë, do të hyjë në grevë urie – në sekondë një milion njerëz dalin në rrugë

23 Nëntor, 2026

Endrit Azemi dërgohet në qeli për një muaj, zbulohet dosja e Prokurorisë për mashtrimin

23 Nëntor, 2026

Policët në Bllacë, dyshohet se morën ryshfet për të lejuar hyrjen e 2 shtetasve turq

23 Nëntor, 2026

Themelohet Komitetit Kombëtar për Mbrojtjen e Gazetarëve, kërkohet siguri dhe liri në ushtrimin e profesionit

23 Nëntor, 2026

Nga mesnata ulen çmimet e naftës dhe benzinës

23 Nëntor, 2026

Mbretëria e Bashkuar në krah të reformave në drejtësi: Shasivari dhe ambasadorja Sivagnanam me zotim për sundim më të fortë të ligjit

23 Nëntor, 2026

5 vjet nga tragjedia në Bullgari, 45 jetë njerëzish u shuan, dënimi 20 muaj burg dhe 13 mijë euro gjobë!

23 Nëntor, 2026

Me 2,12 promilë alkool në gjak, shkakton dy aksidente dhe ikën nga vendngjarja

23 Nëntor, 2026

LSDM: Mickoski po e shndërron Maqedoninë në kopje të Serbisë së Vuçiqit

23 Nëntor, 2026

Veton Surroi: Pa Slloveninë nuk mund të shkruhet historia e lirisë dhe pavarësisë së Kosovës!

23 Nëntor, 2026
Facebook X (Twitter) Instagram
TV NewsTV News
E hënë, 23 Nëntor
  • Maqedoni
  • Rajoni
  • Botë
  • Sport
  • Kulturë
  • Showbiz
  • Diaspora
  • Lifestyle
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Emisione
  • Emisione Fetare
TV NewsTV News

BDI: Shteti është i kapur nga Partia, kërkojmë ndërhyrje urgjente nga Komisioni Evropian

Suad AvdiuBy Suad Avdiu28 Mars, 2025 Maqedoni Pa Komente2 Mins Read
Share
Facebook Twitter LinkedIn Pinterest Email

BDI sot përmes një kumtese akuzon kryeministrin Hristijan Mickoski se e ka kapur plotësisht sistemin e drejtësisë, prokurorinë dhe gjyqësorin.

“Ai e dikton dinamikën e proceseve, duke përcaktuar publikisht të dyshuarit dhe fajtorët që në fazën fillestare, madje edhe para se prokuroria të nisë hetimet.

Ai, në skenë publike, demonstron një pushtet të paligjshëm politik për të kontrolluar procesin e shkarkimit dhe ndalimin e shkarkimit të prokurorit të përgjithshëm, duke mos kursyer as kërcënimet për linçim publik në rrugë.

Hetimi për tragjedinë në Koçan është shembulli më grotesk i drejtësisë selektive që ka ndodhur ndonjëherë në këtë vend.

Ky proces është shndërruar në një karikaturë të një hetimi ligjor, ku të gjithë janë fajtorë, përveç nëse janë nga VMRO-DPMNE.

Kjo situatë e rëndë kërkon aktivizimin e të gjitha mekanizmave për të parandaluar degradimin e plotë të logjikës ligjore, e cila do të ketë pasoja të parikuperueshme për zhvillimin politik të shoqërisë dhe për harmonizimin e saj me parimet dhe vlerat e Bashkimit Evropian.

Republika e Maqedonisë së Veriut është një vend kandidat për anëtarësim në Bashkimin Evropian, dhe për këtë arsye, ne do t’i drejtohemi Komisionit Evropian me kërkesën që një ekip ekspertësh të ndjekë nga afër këtë farsë hetimore, ku Qeveria akuzon gjithçka dhe këdo rreth saj vetëm për të mbrojtur ata që ishin përgjegjës për të parandaluar këtë tragjedi.

Vetëm si shembull: në zinxhirin e fajtorëve, çuditërisht, nuk përfshihet edhe Ministri i Punëve të Brendshme, i cili 13 muaj para tragjedisë ishte në dijeni për ekzistencën e një klubi nate ilegal që shkelte të gjitha standardet e mundshme të sigurisë, si dhe Inspektorati Shtetëror dhe Administrata Tatimore, të cilat nuk ndërmorën asnjë masë”, thonë nga BDI.

Përkundrazi, shtojnë nga BDI, pikërisht Ministri përgjegjës del çdo ditë për të na paraqitur të gjithë fajtorët e tjerë, në mënyrë që të lirohet edhe nga përgjegjësia politike morale.

“I bëjmë thirrje Komisionit Evropian të dërgojë menjëherë ekspertë ligjorë dhe të përfshihet drejtpërdrejt me një monitorim të përforcuar të këtij rasti; më pas, me ekspertizën dhe gjetjet e saj, do të ndihmojë komisionin parlamentar, i cili duhet të krijohet menjëherë nën mbikëqyrje ndërkombëtare”, thonë nga BDI.

Lexuar: 21

Lajme te ngjashme

Policët në Bllacë, dyshohet se morën ryshfet për të lejuar hyrjen e 2 shtetasve turq

Themelohet Komitetit Kombëtar për Mbrojtjen e Gazetarëve, kërkohet siguri dhe liri në ushtrimin e profesionit

Nga mesnata ulen çmimet e naftës dhe benzinës

Mbretëria e Bashkuar në krah të reformave në drejtësi: Shasivari dhe ambasadorja Sivagnanam me zotim për sundim më të fortë të ligjit

5 vjet nga tragjedia në Bullgari, 45 jetë njerëzish u shuan, dënimi 20 muaj burg dhe 13 mijë euro gjobë!

Me 2,12 promilë alkool në gjak, shkakton dy aksidente dhe ikën nga vendngjarja

Lajmet e fundit

Vuçiq: Nëse tentojnë të më arrestojnë, do të hyjë në grevë urie – në sekondë një milion njerëz dalin në rrugë

23 Nëntor, 2026

Endrit Azemi dërgohet në qeli për një muaj, zbulohet dosja e Prokurorisë për mashtrimin

23 Nëntor, 2026

Policët në Bllacë, dyshohet se morën ryshfet për të lejuar hyrjen e 2 shtetasve turq

23 Nëntor, 2026

Themelohet Komitetit Kombëtar për Mbrojtjen e Gazetarëve, kërkohet siguri dhe liri në ushtrimin e profesionit

23 Nëntor, 2026

Nga mesnata ulen çmimet e naftës dhe benzinës

23 Nëntor, 2026

Mbretëria e Bashkuar në krah të reformave në drejtësi: Shasivari dhe ambasadorja Sivagnanam me zotim për sundim më të fortë të ligjit

23 Nëntor, 2026

5 vjet nga tragjedia në Bullgari, 45 jetë njerëzish u shuan, dënimi 20 muaj burg dhe 13 mijë euro gjobë!

23 Nëntor, 2026
© 2026 Tv News.
  • Impressum
  • Kontakt

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.