Menaxheri i një kompanie nga Strumica akuzohet për tatime të papaguara mbi 1,3 milionë denarë
Drejtoria për Punë të Brendshme Strumicë ka ngritur kallëzim penal në Prokurorinë Themelore Publike Strumicë kundër personit juridik nga Strumica dhe menaxherit J.P.(59) nga fshati Sekirnik, Komuna e Bosilovës, për shkak të dyshimit se ka kryer veprën penale “shmangie nga tatimi”.

