Grupi Parlamentar i Frontit Evropian ka dorëzuar sot një kërkesë zyrtare në Kuvend për të siguruar transparencë dhe llogaridhënie në hetimin e tragjedisë në Koçanë, ku humbën jetën 59 persona dhe u plagosën qindra të tjerë.
Kërkesa adreson qasjen e institucioneve, masat e marra, veprimet e organeve të rendit dhe qëndrueshmërinë e hetimit. Paralelisht, propozohet krijimi i një Komisioni të Pavarur Parlamentar me mbikëqyrje ndërkombëtare për të garantuar një hetim të drejtë dhe të paanshëm.
Fronti Evropian u bën thirrje të gjithë deputetëve që nga nesër të nënshkruajnë këtë iniciativë për të rikthyer besimin e qytetarëve në drejtësi.

