Close Menu
TV NewsTV News
  • Maqedoni
  • Rajoni
  • Botë
  • Sport
  • Kulturë
  • Showbiz
  • Diaspora
  • Lifestyle
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Emisione
  • Emisione Fetare
Lajmet e fundit

Maqedonia paralajmëron BE-në: Pa Ballkanin Perëndimor, BE-ja rrezikon të krijojë vakum gjeopolitik!

27 Nëntor, 2026

Tmerr në një familje në Kumanovë: Babai spërkat shtëpinë me lëndë djegëse dhe kërcënon se do t’i vërë flakën vajzës!

27 Nëntor, 2026

BDI i përgjigjet Mickoskit: Kushtetuta nuk e ndalon arsimin e lartë në gjuhën shqipe

27 Nëntor, 2026

Përplasje në samitin e BE-së: Shtatë shtete bojkotojnë negociatat, kërkohet zëvendësimi i Costas si ndërmjetësues

27 Nëntor, 2026

Justina e Kosovës përballë Aleksandrit të ‘ri’ të Serbisë në darkën e Ohrit – çfarë ndodhi mes tyre?

27 Nëntor, 2026

Ja si u grabit artaria në Kumanovë, dalin pamjet (VIDEO)

27 Nëntor, 2026

Detaje nga grabitja e argjendarisë në Kumanovë, hajdutët erdhën nga Shkupi përmes rrugës së vjetër

27 Nëntor, 2026

Nju-Jorku bën histori: Njeh 28 Nëntorin si festë zyrtare

27 Nëntor, 2026

A mund të zvogëlohet varësia nga Starlink? Një nxënës ukrainas zhvillon teknologji për navigimin e dronëve pa GPS

27 Nëntor, 2026

VLEN: Edhe Tirana e konfirmoi se gjuha shqipe po avancon, propaganda e BDI-së mbetet pa treg

27 Nëntor, 2026
Facebook X (Twitter) Instagram
TV NewsTV News
E premte, 27 Nëntor
  • Maqedoni
  • Rajoni
  • Botë
  • Sport
  • Kulturë
  • Showbiz
  • Diaspora
  • Lifestyle
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Emisione
  • Emisione Fetare
TV NewsTV News

Mirjeta Zeka, gjashtë vjet e zhdukur – Avokati i familjes akuzon institucionet për neglizhencë

TV NewsBy TV News27 Mars, 2025 Rajoni Pa Komente2 Mins Read
Share
Facebook Twitter LinkedIn Pinterest Email

Në përvjetorin e gjashtë të zhdukjes së Mirjeta Zekës, ka reaguar avokati i familjes Zeka, Amer Alija, duke shprehur shqetësimin për neglizhencën e institucioneve dhe mungesën e rezultateve konkrete në hetimet për këtë rast.

Alija theksoi se hetimet janë zvarritur për më shumë se gjashtë vjet dhe se kjo ka krijuar një pasiguri dhe dhimbje për familjen e Mirjetës.

Sipas tij, dështimi për të zbardhur rastin është një shkelje e rëndë e detyrimeve ligjore dhe morale të institucioneve të drejtësisë, duke minuar besimin e qytetarëve në sistemin e drejtësisë.

Avokati kërkoi që rasti i zhdukjes së Mirjeta Zekës të transferohet urgjentisht nga Prokuroria Themelore e Mitrovicës në Prokurorinë Speciale të Republikës së Kosovës, duke theksuar se kompleksiteti i rastit kërkon një hetim të pavarur dhe të paanshëm.

“Familja e Mirjetës meriton të dijë të vërtetën, ndërsa institucionet kanë detyrimin moral dhe ligjor të angazhohen me përkushtim të plotë për zbardhjen e këtij rasti. Përkundër kërkesave të vazhdueshme nga familja dhe opinioni publik, institucionet përgjegjëse kanë dështuar ta ndriçojnë këtë rast, duke dëshmuar një neglizhencë të papranueshme dhe një shkelje të rëndë të detyrimeve të tyre ligjore”, ka shkruar Alija në Facebook.

Avokati përfundoi kërkesën për një reagim të menjëhershëm nga institucionet përgjegjëse, duke kërkuar që drejtësia të vihet në vend për Mirjetën dhe për të gjitha rastet e ngjashme që mbeten të pazgjidhura.

Kujtojmë se, Mirjeta Zeka-Shabani është shpallur e zhdukur që nga 31 marsi i vitit 2019.

Lexuar: 19

Lajme te ngjashme

Justina e Kosovës përballë Aleksandrit të ‘ri’ të Serbisë në darkën e Ohrit – çfarë ndodhi mes tyre?

Nju-Jorku bën histori: Njeh 28 Nëntorin si festë zyrtare

“E kam humb edhe vëllain, Enverin”, Haradinaj flet për vrasjet e pasluftës: U vranë shqiptarë të pafajshëm

Ushtarakë të Serbisë në shtabin e KFOR-it në Prishtinë, çfarë thuhet në njoftimin e misionit paqeruajtës?

Mbi dy muaj nga shpallja e dënimeve, Specialja tregon pse ende nuk ka publikuar aktgjykimin e plotë për ish-krerët e UÇK-së

Kuvendi ndan 61 mijë euro për Komisionin që do të hetojë rrethanat e vrasjes së Arlinda Zekajt

Lajmet e fundit

Maqedonia paralajmëron BE-në: Pa Ballkanin Perëndimor, BE-ja rrezikon të krijojë vakum gjeopolitik!

27 Nëntor, 2026

Tmerr në një familje në Kumanovë: Babai spërkat shtëpinë me lëndë djegëse dhe kërcënon se do t’i vërë flakën vajzës!

27 Nëntor, 2026

BDI i përgjigjet Mickoskit: Kushtetuta nuk e ndalon arsimin e lartë në gjuhën shqipe

27 Nëntor, 2026

Përplasje në samitin e BE-së: Shtatë shtete bojkotojnë negociatat, kërkohet zëvendësimi i Costas si ndërmjetësues

27 Nëntor, 2026

Justina e Kosovës përballë Aleksandrit të ‘ri’ të Serbisë në darkën e Ohrit – çfarë ndodhi mes tyre?

27 Nëntor, 2026

Ja si u grabit artaria në Kumanovë, dalin pamjet (VIDEO)

27 Nëntor, 2026

Detaje nga grabitja e argjendarisë në Kumanovë, hajdutët erdhën nga Shkupi përmes rrugës së vjetër

27 Nëntor, 2026
© 2026 Tv News.
  • Impressum
  • Kontakt

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.