Millosh Vukojeviq, një nga dy personat e plagosur në grabitjen e armatosur që ndodhi më 17 mars në lagjen Veternik të Prishtinës, ka ndërruar jetë.
Burime të Dukagjinit bëjnë të ditur se ai nuk ka mundur t’u mbijetojë plagëve të marra, pavarësisht trajtimit mjekësor në emergjencën e Qendrës Klinike Universitare të Kosovës (QKUK).

