Close Menu
TV NewsTV News
  • Maqedoni
  • Rajoni
  • Botë
  • Sport
  • Kulturë
  • Showbiz
  • Diaspora
  • Lifestyle
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Emisione
  • Emisione Fetare
Lajmet e fundit

Tmerr në një familje në Kumanovë: Babai spërkat shtëpinë me lëndë djegëse dhe kërcënon se do t’i vërë flakën vajzës!

27 Nëntor, 2026

BDI i përgjigjet Mickoskit: Kushtetuta nuk e ndalon arsimin e lartë në gjuhën shqipe

27 Nëntor, 2026

Përplasje në samitin e BE-së: Shtatë shtete bojkotojnë negociatat, kërkohet zëvendësimi i Costas si ndërmjetësues

27 Nëntor, 2026

Justina e Kosovës përballë Aleksandrit të ‘ri’ të Serbisë në darkën e Ohrit – çfarë ndodhi mes tyre?

27 Nëntor, 2026

Ja si u grabit artaria në Kumanovë, dalin pamjet (VIDEO)

27 Nëntor, 2026

Detaje nga grabitja e argjendarisë në Kumanovë, hajdutët erdhën nga Shkupi përmes rrugës së vjetër

27 Nëntor, 2026

Nju-Jorku bën histori: Njeh 28 Nëntorin si festë zyrtare

27 Nëntor, 2026

A mund të zvogëlohet varësia nga Starlink? Një nxënës ukrainas zhvillon teknologji për navigimin e dronëve pa GPS

27 Nëntor, 2026

VLEN: Edhe Tirana e konfirmoi se gjuha shqipe po avancon, propaganda e BDI-së mbetet pa treg

27 Nëntor, 2026

Akademia Ushtarake hap konkursin për studimet master, zv.ministri Shabani fton kandidatët të aplikojnë

27 Nëntor, 2026
Facebook X (Twitter) Instagram
TV NewsTV News
E premte, 27 Nëntor
  • Maqedoni
  • Rajoni
  • Botë
  • Sport
  • Kulturë
  • Showbiz
  • Diaspora
  • Lifestyle
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Emisione
  • Emisione Fetare
TV NewsTV News

Maloku: Vetëm një urdhër e kam marrë nga Shtabi i Përgjithshëm, struktura ka qenë nga poshtë-lartë

TV NewsBy TV News25 Mars, 2025 Rajoni Pa Komente5 Mins Read
Share
Facebook Twitter LinkedIn Pinterest Email

Dëshmitari Naim Maloku deklaroi të hënën në Hagë se vetëm një urdhër e ka marrë nga Shtabi i Përgjithshëm i UÇK-së dhe ka pasur pikërisht të bëjë me transferimin e tij në Zonën Operative të Dukagjinit.

“Urdhrin e parë që e kam marrë nga një autoritet në Shtab të Përgjithshëm është urdhri kur kam lëvizë nga Drejtoria Operative në Shtabin e Përgjithshëm në Drejtorinë Operative në Zonën e Dukagjinit. Kjo ka ndodhur në janar të 1999-ës. Pra, urdhri i vetëm që unë e kam marrë. Unë i kam thënë edhe ZPS-së nuk mundeni me i kuptu këto. Është e vështirë”, tha dëshmitari.

Po ashtu, duke u përgjigjur në pyetjet e avokatit të Hashim Thaçit, Luka Mishetiq, dëshmitari tha se UÇK-ja ka qenë strukturë e formuar nga fshatrat, pra me sistemin nga poshtë-lart.

“Ushtria Çlirimtare e Kosovës është ngritë nga poshtë-lartë. Nuk ka pas urdhra. Ka pas votime me gisht, propozime, pajtime që Naim Maloku me qenë zëvendëskomandant. Pajtime që Ramush Haradinaj me qenë komandant zone. Nuk ka pas urdhra. Ka pas ndërtim të strukturës nga lartë-poshtë”, tha Maloku.

Ai tha se ka dashur që UÇK-ja të institucionalizohet në mënyrë që të ketë institucion dhe për një ushtarak si ai më lehtë do të ishte që të kishte urdhra nga lartë dhe të caktohen detyrat sesa ashtu siç ka qenë.

Më pastaj, dëshmitari e riformuloi përgjigjen e tij, duke thënë se as urdhër s’ka qenë transferimi i tij, por është pyetur nëse është i pajtimit të shkojë në Zonën Operative të Dukagjinit.

Dëshmitari theksoi se kur është kyçur në UÇK nuk ka pasur udhëheqës dhe është marrë kryesisht me mundësitë e tij në ushtrimin dhe trajnimin e ushtarëve të rinj dhe pa përvojë.

“Nuk kishim linja raportimi-komandimi. Ishte populli duke u vetorganizu. Ishin tanë vullnetarë. Vullnetarisht vinin nga fshatrat e tjerë me u trajnu dhe pastaj me shku me i marrë armët dhe me e ngritë pastaj shtabin e fshatit”, tha dëshmitari.

Sipas tij, kur është kyçur në UÇK, s’kishte as komandë.

“Ushtria Çlirimtare ngrihej nga poshtë, nga fshatrat. Unë ndihmoja me u organizu shtabet”, tha ai.

Dëshmitari kishte thënë gjithashtu në një intervistë të mëhershme që ai ishte caktuar zëvendëskomandant i Brigadës në Junik nga komandantët e fshatrave në zonën e Dukagjinit.

“Pasi ka ardhë Salih Veseli në fund të majit, janë taku 20 shtabet, 20 komandantët e 20 fshatrave në Dobrosh dhe aty është vendos me u zhvillu bBigada. Aty jam zgjedh unë zëvendëskomandant. Prej fshatrave, prej komandantëve të shtabeve të fshatrave”, tha Maloku.

Ai u pyet se a ishin caktuar këta komandantë prej vetë fshatareve. Një gjë të tillë, e pohoi dëshmitari dhe u pajtua me faktin se e gjithë UÇK-ja ishte organizuar nga poshtë-lartë.

“Ushtria Çlirimtare e Kosovës në krejt territoret e Kosovës është krijuar në këtë formë, nga poshtë-lartë”, tha Maloku.

Ndërsa, për zonën e Dukagjinit, ai tha se është krijuar në qershor të 1998-ës pasi u krijua Brigada në Junik.

Dëshmitari deklaroi se në këtë kohë nuk ka pasur Shtab të Përgjithshëm të UÇK-së, konkretisht në kohën kur është krijuar Brigada e Junikut dhe Zona e Dukagjinit.

“Nuk ka pas Shtab të Përgjithshëm. Po iu them se qysh ka shku organizimi i Ushtrisë në krejt Kosovën. Pra, 20 fshatra e formuan Brigadën dhe u zgjodha unë zëvendëskomandant, shkoi Salih Veseli si njeriu më i aftë për ngritje operative të ushtrisë që kishte ardhur deri atëherë në Kosovë, pra deri në atë moment ishte oficeri më i lartë dhe më i zoti që kishte hy në Ushtrinë e Kosovës. Ai shkoi me e formu në të njëjtën mënyrë në Gllogjan për me i ngritë 20 fshatra tonat dhe 40 fshatra rreth Gllogjanit, bëheshin 60 fshatra. Ishte një territor i mjaftueshëm për me u ngritë si Zonë Operative”, tha Maloku.

Në pyetje e prokurorit James Pace, dëshmitari tregoi se pas takimeve me Thaçin më 1998, ka folur edhe një herë në telefon.

“Një herë me telefonin e zotin Jakup Krasniqi. Më kanë thirrë që të shkoj në zyrë dhe jam dëgju me zotin Thaçi”, tha Maloku.

Sipas tij, zyra e Jakup Krasniqit ishte në Shtëpinë e Bardhë në Kleçkë dhe se biseda me Thaçin ka qenë për një intervistë që tani dëshmitari e kishte dhënë për “Kosova Sot”, e cila kishte dalë më 28 nëntor 1998.

Sipas dëshmitarit, Thaçi i kishte thënë që është mirë që të mos prononcohet më për gazeta.

“Më tha që mendoj që është mjaft më me paraqitjet në intervista, në gazeta. Nuk ka pas tjetër ndonjë. Unë i thash që kur të vini këtu mudemi me debatu rreth përmbajtjes dhe arsyet që më kanë shty me dhanë në intervistë të tillë. Mua më takuan rastësisht gazetaret në Dragobil dhe dhashë një intervistë”, u shpreh Maloku.

Biseda, sipas dëshmitarit, ka ndodhur në dhjetor të 1998-ës dhe është realizuar me telefon satelitor. Tha se përmbajtjen e kësaj interviste e kishte diskutuar më herët me Bislim Zyrapin dhe Salih Veselin, të cilët sipas Malokut ishin pajtuar me përmbajtjen e saj.

Një prej komandantëve të Shtabit të Vokshit, dëshmitari tha se ka qenë Bajram Mazrekaj. Tha se në korrik të 1998-ës e ka takuar këtë person./Betimi për Drejtësi

Lexuar: 17

Lajme te ngjashme

Justina e Kosovës përballë Aleksandrit të ‘ri’ të Serbisë në darkën e Ohrit – çfarë ndodhi mes tyre?

Nju-Jorku bën histori: Njeh 28 Nëntorin si festë zyrtare

“E kam humb edhe vëllain, Enverin”, Haradinaj flet për vrasjet e pasluftës: U vranë shqiptarë të pafajshëm

Ushtarakë të Serbisë në shtabin e KFOR-it në Prishtinë, çfarë thuhet në njoftimin e misionit paqeruajtës?

Mbi dy muaj nga shpallja e dënimeve, Specialja tregon pse ende nuk ka publikuar aktgjykimin e plotë për ish-krerët e UÇK-së

Kuvendi ndan 61 mijë euro për Komisionin që do të hetojë rrethanat e vrasjes së Arlinda Zekajt

Lajmet e fundit

Tmerr në një familje në Kumanovë: Babai spërkat shtëpinë me lëndë djegëse dhe kërcënon se do t’i vërë flakën vajzës!

27 Nëntor, 2026

BDI i përgjigjet Mickoskit: Kushtetuta nuk e ndalon arsimin e lartë në gjuhën shqipe

27 Nëntor, 2026

Përplasje në samitin e BE-së: Shtatë shtete bojkotojnë negociatat, kërkohet zëvendësimi i Costas si ndërmjetësues

27 Nëntor, 2026

Justina e Kosovës përballë Aleksandrit të ‘ri’ të Serbisë në darkën e Ohrit – çfarë ndodhi mes tyre?

27 Nëntor, 2026

Ja si u grabit artaria në Kumanovë, dalin pamjet (VIDEO)

27 Nëntor, 2026

Detaje nga grabitja e argjendarisë në Kumanovë, hajdutët erdhën nga Shkupi përmes rrugës së vjetër

27 Nëntor, 2026

Nju-Jorku bën histori: Njeh 28 Nëntorin si festë zyrtare

27 Nëntor, 2026
© 2026 Tv News.
  • Impressum
  • Kontakt

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.