Close Menu
TV NewsTV News
  • Maqedoni
  • Rajoni
  • Botë
  • Sport
  • Kulturë
  • Showbiz
  • Diaspora
  • Lifestyle
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Emisione
  • Emisione Fetare
Lajmet e fundit

Tmerr në një familje në Kumanovë: Babai spërkat shtëpinë me lëndë djegëse dhe kërcënon se do t’i vërë flakën vajzës!

27 Nëntor, 2026

BDI i përgjigjet Mickoskit: Kushtetuta nuk e ndalon arsimin e lartë në gjuhën shqipe

27 Nëntor, 2026

Përplasje në samitin e BE-së: Shtatë shtete bojkotojnë negociatat, kërkohet zëvendësimi i Costas si ndërmjetësues

27 Nëntor, 2026

Justina e Kosovës përballë Aleksandrit të ‘ri’ të Serbisë në darkën e Ohrit – çfarë ndodhi mes tyre?

27 Nëntor, 2026

Ja si u grabit artaria në Kumanovë, dalin pamjet (VIDEO)

27 Nëntor, 2026

Detaje nga grabitja e argjendarisë në Kumanovë, hajdutët erdhën nga Shkupi përmes rrugës së vjetër

27 Nëntor, 2026

Nju-Jorku bën histori: Njeh 28 Nëntorin si festë zyrtare

27 Nëntor, 2026

A mund të zvogëlohet varësia nga Starlink? Një nxënës ukrainas zhvillon teknologji për navigimin e dronëve pa GPS

27 Nëntor, 2026

VLEN: Edhe Tirana e konfirmoi se gjuha shqipe po avancon, propaganda e BDI-së mbetet pa treg

27 Nëntor, 2026

Akademia Ushtarake hap konkursin për studimet master, zv.ministri Shabani fton kandidatët të aplikojnë

27 Nëntor, 2026
Facebook X (Twitter) Instagram
TV NewsTV News
E premte, 27 Nëntor
  • Maqedoni
  • Rajoni
  • Botë
  • Sport
  • Kulturë
  • Showbiz
  • Diaspora
  • Lifestyle
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Emisione
  • Emisione Fetare
TV NewsTV News

Kur duhet të japin dorëheqje anëtarët e Qeverisë?

TV NewsBy TV News25 Mars, 2025 Rajoni Pa Komente4 Mins Read
Share
Facebook Twitter LinkedIn Pinterest Email

Dilema të mëdha janë ngritur se kur duhet të japin dorëheqje kryeministri dhe ministrat të cilët janë zgjedhur deputetë të Kuvendit të Kosovës.

Në shoqërinë civile janë të ndarë se a duhet të ndodh kjo para certifikimit të rezultateve të zgjedhjeve të 9 shkurtit, apo në momentin e betimit si deputet në parlament.

Sipas Ligjit për Qeverinë – pikës 1 të nenit 26 – “në rast se anëtari i Qeverisë në detyrë zgjidhet deputet i Kuvendit, ai duhet të jap dorëheqje nga posti i anëtarit të Qeverisë para ditës së certifikimit të rezultatit të zgjedhjeve”.

Mirëpo, në Institutin e Kosovës për Drejtësi, thonë se nuk është e nevojshme të bëhet dorëheqja por, theksojnë se qeveria do t’i ketë përgjegjësitë e kufizuara pas certifikimit të rezultateve të zgjedhjeve.

Certifikimi i rezultateve mund të bëhet këtë javë nëse respektohen afatet ligjore që kanë të bëjnë me adresimin e ankesave.

Hulumtuesi në IKD, Naim Jakaj thotë për KosovaPress se kryeministri dhe ministrat që janë zgjedhur deputetë, dorëheqjen duhet ta bëjnë pas betimit në legjislativ. Kësisoj, thekson ai, mirëmbahen dhe funksionojnë institucionet.

Sipas tij, duhet bërë interpretim logjik i Kushtetutës, pasi “ka mospërputhje në lidhje me fillimin e mandatit të deputetit” meqë, siç deklaron ai, diku thuhet se “nis me t’u certifikuar rezultatet e diku me t’u konstituar Kuvendi”.

“Ministrat që janë zgjedhur deputetë dorëheqjen duhet ta japin pas betimit që e bëjnë si deputetë në Kuvend dhe jo një ditë para certifikimit të zgjedhjeve. Te neni 66 i Kushtetutës së Kosovës thuhet që Kuvendi ka mandat 4-vjeçar, ku brenda 30 ditëve kur mbahet seanca konstituive. Ndërkohë sikur të fillonte mandati sipas nenit 70 paragrafi 2, atëherë Kuvendi do të kishte mandat më shumë se 4-vjeçar dhe do të ishte mandat jokushtetues. Për këtë çështje interpretimi i IKD-së është interpretim logjik i Kushtetutës në mënyrë që të mirëmbahen dhe funksionojnë institucionet”, thekson ai.

Por të kundërtën e thonë në Grupin për Studime Juridike dhe Politike. Sipas hulumtuesit Levik Rashiti, në bazë të nenit 72 të Kushtetutës, mandati i deputetit fillon ditën e certifikimit të rezultateve nga ana e KQZ-së.

Rrjedhimisht, sipas tij, anëtarët e qeverisë që janë zgjedhur deputetë duhet të japin dorëheqjen para certifikimit të rezultateve të zgjedhjeve të 9 shkurtit.

Ai thotë se nëse të njëjtit presin betimin në Kuvend për të dhënë dorëheqje do të kishte një situatë kundër-kushtetuese.

“Sipas nenit 72 të Kushtetutës i cili flet për papajtueshmërinë e funksionit të një deputeti të Kuvendit dhe mandati i deputetit fillon ditën e certifikimit të rezultateve nga ana e KQZ-së. Por edhe në bazë të nenit 26 paragrafi 1 të Ligjit për qeverinë, anëtarët e qeverisë duhet të japin dorëheqje para certifikimit të rezultateve nga KQZ-ja, e cila duhet të ndodh pasi të merren vendimet përfundimtare nga ana e Gjykatës Supreme. Duhet të ketë dorëheqje dhe dorëheqja duhet të vjen para se të certifikohen si deputetë, pasi përndryshe do të kishim një situatë kundër-kushtetuese”, thekson Rashiti.

Megjithatë, Jakaj dhe Rashiti pajtohen se qeveria do të ketë përgjegjësi të kufizuara pas certifikimit të rezultateve  të zgjedhjeve të 9 shkurtit.

Hulumtuesi në IKD, Naim Jakaj, thotë se qeveria nuk mund të propozojë projektligje të reja, të marrë nisma për marrëveshje ndërkombëtare e të bëjë emërime.

Qeveria Kurti ka bërë saktësisht katër vjet mandat, prej kur ka marrë detyrën më 22 mars 2021.

Qeveria tashmë konsiderohet në detyrë, me funksione të cilat janë  të kufizuara sipas Ligjit për qeverinë. Nuk miraton projektligje, nuk miraton strategji, koncept-dokumente, marrëveshje ndërkombëtare, s’propozon emërime të bordeve kolegjiale individuale që kërkojnë emërim nga kuvendi dhe vet qeveria”, deklaron Jakaj.

\Përveç zëvendëskryeministrit, Besnik Bislimi dhe ministrit të Infrastrukturës, Liburn Aliu, të cilët nuk kanë qenë fare në listën për kandidatë për deputetë të partisë në pushtet – Lëvizjes Vetëvendosje, të gjithë anëtarët e tjerë të kabinetit qeveritar kanë fituar ulëse në legjislaturën e nëntë./KP

Lexuar: 18

Lajme te ngjashme

Justina e Kosovës përballë Aleksandrit të ‘ri’ të Serbisë në darkën e Ohrit – çfarë ndodhi mes tyre?

Nju-Jorku bën histori: Njeh 28 Nëntorin si festë zyrtare

“E kam humb edhe vëllain, Enverin”, Haradinaj flet për vrasjet e pasluftës: U vranë shqiptarë të pafajshëm

Ushtarakë të Serbisë në shtabin e KFOR-it në Prishtinë, çfarë thuhet në njoftimin e misionit paqeruajtës?

Mbi dy muaj nga shpallja e dënimeve, Specialja tregon pse ende nuk ka publikuar aktgjykimin e plotë për ish-krerët e UÇK-së

Kuvendi ndan 61 mijë euro për Komisionin që do të hetojë rrethanat e vrasjes së Arlinda Zekajt

Lajmet e fundit

Tmerr në një familje në Kumanovë: Babai spërkat shtëpinë me lëndë djegëse dhe kërcënon se do t’i vërë flakën vajzës!

27 Nëntor, 2026

BDI i përgjigjet Mickoskit: Kushtetuta nuk e ndalon arsimin e lartë në gjuhën shqipe

27 Nëntor, 2026

Përplasje në samitin e BE-së: Shtatë shtete bojkotojnë negociatat, kërkohet zëvendësimi i Costas si ndërmjetësues

27 Nëntor, 2026

Justina e Kosovës përballë Aleksandrit të ‘ri’ të Serbisë në darkën e Ohrit – çfarë ndodhi mes tyre?

27 Nëntor, 2026

Ja si u grabit artaria në Kumanovë, dalin pamjet (VIDEO)

27 Nëntor, 2026

Detaje nga grabitja e argjendarisë në Kumanovë, hajdutët erdhën nga Shkupi përmes rrugës së vjetër

27 Nëntor, 2026

Nju-Jorku bën histori: Njeh 28 Nëntorin si festë zyrtare

27 Nëntor, 2026
© 2026 Tv News.
  • Impressum
  • Kontakt

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.