Pas Lushnjës, kryeministri Edi Rama është ndalur në Fier. Gjatë Asamblesë së PS në Fier, kreu i qeverisë është dnalur sërish te opozita dhe akuzat e saj.
Sipas tij qeveria vijon të punojë, ekonomia vijon të rritet, ndëkrohë që opozita vijon fushatën e saj të shpifjeve dhe baltës.
“Ajo që dëgjoni ju të tërë, unë në fakt nuk është se nuk dëgjoj, por kam fituar ca karakteristika nga halli që shumë pak më mbeten në vesh, se më hyjnë nga njëri vesh dhe më dalin nga tjetri kur i dëgjoj. Por shumë njerëz shqetësohen kur dëgjojnë nga mëngjesi deri në darkë, korrupsioni, korrupsioni… Sa më shumë ata flasin për keq aq më shumë me fitojmë. Sa më shumë ata akuzojnë, aq më shumë ne fitojmë. Sa më shumë ata shpifin , sa më shumë ata rrokanisin kokën e këtij populli aq më shumë ne fitojmë”, tha Rama.

