Close Menu
TV NewsTV News
  • Maqedoni
  • Rajoni
  • Botë
  • Sport
  • Kulturë
  • Showbiz
  • Diaspora
  • Lifestyle
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Emisione
  • Emisione Fetare
Lajmet e fundit

Mesatarisht afër 680 dënime në ditë regjistrohen nga “Qyteti i Sigurt”

2 Mars, 2026

Ndryshimet në qeveri, Rama i paraqet sot propozimet Presidentit Begaj

2 Mars, 2026

Shqipëria në shënjestrën e Iranit? Mediat: Do sulmojë bazën e Muxhahedinëve

2 Mars, 2026

Hoteli i Mijallkovit në Ohër këtë verë do t’i presë vizitorët e parë

2 Mars, 2026

Taravari: Përçarjet brenda VLEN-it dëmtojnë imazhin politikë në vend

2 Mars, 2026

Ministrat e VLEN-it dhe kryeparlamentari Gashi në iftar me Ambasadorin e BE-së

2 Mars, 2026

Bulevari “3-MUB” merr pamje të re me mbjelljen e drunjve përgjatë rrugës

2 Mars, 2026

Raketa iraniane fluturon pranë një aeroplani izraelit, publikohen pamjet nga brendësia e kabinës së fluturakes

2 Mars, 2026

E dhimbshme: Këta janë dy të rinjtë që vdiqën pas aksidentit në Itali

2 Mars, 2026

Tragjedia në Shkup/ Zbulohet identiteti i gruas që humbi jetën pas rënies nga ndërtesa

2 Mars, 2026
Facebook X (Twitter) Instagram
TV NewsTV News
E martë, 3 Mars
  • Maqedoni
  • Rajoni
  • Botë
  • Sport
  • Kulturë
  • Showbiz
  • Diaspora
  • Lifestyle
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Emisione
  • Emisione Fetare
TV NewsTV News

Hetimi dhe shtyrjet e seancave për Erion Veliajn, SPAK: I kemi vënë në dispozicion njohjen e akteve

TV NewsBy TV News5 Dhjetor, 2025 Rajoni Pa Komente3 Mins Read
Share
Facebook Twitter LinkedIn Pinterest Email

Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka reaguar zyrtarisht për seancat paraprake të kryebashkiakut Erion Veliaj, i cili thotë se nuk është njohur me aktet pasi nuk i është vënë në dispozicion dosja.

Por, SPAK sqaron se aktet ia kanë dorëzuar me USB avokatëve.

Lexo edhe :

Related Posts

“Vetë avokati i zgjedhur shprehet se; “më datë 23.07.2025 janë njoftuar për përfundimin e  hetimeve dhe u është vendosur  në dispozicion një  USB me kopje të akteve të  këtij procedimi penal”, thotë SPAK.

Në reagimin e SPAK, pretendimet dhe mungesat e Erion Veliajt quhen të  pajustifikuara, duke u nënvizuar se janë shtyrë deri më tani 8 seanca gjyqësore .

“Gjykata e Posaçme caktoi më 29.9.2025, seancën e parë të gjykimit paraprak. Prej këtij momenti dhe deri tani janë shtyre 8 seanca gjyqësore për shkak të mungesave të pajustifikuara të mbrojtësve të të pandehurve apo dhe kërkesave të padrejta të tyre,duke penguar përfundimin e gjykimit paraprak brenda afateve të parashikuara nga Kodi i Procedurës Penale”, thotë SPAK.

NJOFTIMI:

Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar sqaron disa rrethana procedurale të cilat lidhen me gjykimin e çështjes penale në ngarkim në ngarkim të të pandehurit Erion Veliaj dhe të pandehurve të tjerë.

Procedimi penal, nr.27 i vitit 2024 është dërguar për gjykim pranë Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar më datë 10.9.2025.

Gjykata e Posaçme caktoi më 29.9.2025, seancën e parë të gjykimit paraprak. Prej këtij momenti dhe deri tani janë shtyre 8 seanca gjyqësore për shkak të mungesave të pajustifikuara të mbrojtësve të të pandehurve apo dhe kërkesave të padrejta të tyre,duke penguar përfundimin e gjykimit paraprak brenda afateve të parashikuara nga Kodi i Procedurës Penale*.

Sa i takon prentendimeve të përsëritura të të pandehurit, Erion Veliaj, për njohjen me aktet e procedimit penal, nr. 27/2024, theksojmë faktin se Prokuroria e Posaçme ka përmbushur plotësisht detyrimet që burojnë nga neni 327/2/3 të Kodit të Procedurës Penale.

Brenda afatit të parashikuar nga neni 324 i Kodit të Procedurës Penale, prokurorët kanë njoftuar të pandehurin dhe mbrojtësit e tij, mbi përfundimin e hetimeve paraprake. Veç përshkrimit të përmbledhur të faktit penal, për të cilin procedohet i pandehuri, Erion Veliaj është njoftuar edhe me të drejtën për t’u njohur me aktet dhe për të marrë kopje të tyre.

Në ushtrim të kësaj të drejte, mbrojtësit e të pandehurit Erion Veliaj, më datë 24.7.2025, pa asnjë shpenzim kanë marrë një kopje të akteve të procedimit penal, nr. 27 të vitit 2024. Ky fakt është dokumentuar me procesverbalin përkatës të datës 24.7.2025, i nënshkruar nga njëri prej avokatëve të zgjedhur nga i pandehuri Erion Veliaj.

Jo vetëm kaq, por më datë 10.10.2025, i njëjti avokat i zgjedhur ka bërë kërkesë pranë organit  procedues për vënien në dispozicion të një kopjeje të akteve, ku pasqyrohen veprimet hetimore shtesë të kryera për periudhën 24.7.2025 deri në muajin Shtator 2025. Në këtë kërkesë, vetë avokati i zgjedhur shprehet se; “më datë 23.07.2025 janë njoftuar për përfundimin e  hetimeve dhe u është vendosur  në dispozicion një  USB me kopje të akteve të  këtij procedimi penal.”

Prokurorët e çështjes theksojnë se mënyra vijuese e ndërveprimit pas këtij momenti procedural, mes të pandehurit dhe avokatit të zgjedhur prej tij, i takon marrëdhënies së ndërtuar mes tyre dhe në asnjë rast, nuk përfshin organin procedues me pretendime të pabazuara në ligj.

/vizionplus.tv

Lexuar: 266

Lajme te ngjashme

Ndryshimet në qeveri, Rama i paraqet sot propozimet Presidentit Begaj

Shqipëria në shënjestrën e Iranit? Mediat: Do sulmojë bazën e Muxhahedinëve

E dhimbshme: Këta janë dy të rinjtë që vdiqën pas aksidentit në Itali

Foltorja e PD, Berisha: Shpresa e vetme jemi ne

Besimi i Jasharëve: djali që ditën e flijimit qëndroi në krah të babait Hamëz Jashari

Lufta në Lindjen e Mesme, Rama takim online me ambasadorët shqiptarë

Lajmet e fundit

Mesatarisht afër 680 dënime në ditë regjistrohen nga “Qyteti i Sigurt”

2 Mars, 2026

Ndryshimet në qeveri, Rama i paraqet sot propozimet Presidentit Begaj

2 Mars, 2026

Shqipëria në shënjestrën e Iranit? Mediat: Do sulmojë bazën e Muxhahedinëve

2 Mars, 2026

Hoteli i Mijallkovit në Ohër këtë verë do t’i presë vizitorët e parë

2 Mars, 2026

Taravari: Përçarjet brenda VLEN-it dëmtojnë imazhin politikë në vend

2 Mars, 2026

Ministrat e VLEN-it dhe kryeparlamentari Gashi në iftar me Ambasadorin e BE-së

2 Mars, 2026

Bulevari “3-MUB” merr pamje të re me mbjelljen e drunjve përgjatë rrugës

2 Mars, 2026
© 2026 Tv News.
  • Impressum
  • Kontakt

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.