Close Menu
TV NewsTV News
  • Ballina
  • Maqedoni
  • Rajoni
  • Botë
  • Opinion
  • Sport
  • Showbiz
  • Lifestyle
  • Diaspora
  • Kulturë
  • Emisione
  • Emisione Fetare
Lajmet e fundit

AKI i bashkohet VLEN-it për të fituar Bërvenicën

25 Tetor, 2025

Astrit Iseni: Siguria dhe sundimi i ligjit mbeten prioriteti më i lartë i MPB-së

25 Tetor, 2025

Qeveria propozon Projekt-ligjin “Për Lobimin”: Një instrument i ri për transparencë, integritet dhe besim në vendimmarrjen publike

25 Tetor, 2025
Facebook X (Twitter) Instagram
Lajmet e fundit:
  • AKI i bashkohet VLEN-it për të fituar Bërvenicën
  • Astrit Iseni: Siguria dhe sundimi i ligjit mbeten prioriteti më i lartë i MPB-së
  • Qeveria propozon Projekt-ligjin “Për Lobimin”: Një instrument i ri për transparencë, integritet dhe besim në vendimmarrjen publike
  • Milan merr një ofertë 100 milionë euro për Leaon
  • Gostivar: 50-vjeçari denoncon se u sulmua nga ish-bashkëshortja dhe vëllai i saj
  • Sonte ndërrohet ora
  • Oda e Zejtarëve organizon ngjarje për të rritur ndërgjegjësimin për luftën kundër kancerit të gjirit
  • A duhet ta vaksinoni fëmijën kundër gripit? Cilët të vegjël nuk duhet ta marrin vaksinën
  • Impressum
  • Marketing
  • Kontakt
Facebook X (Twitter) Instagram
TV NewsTV News
E shtunë, 25 Tetor
  • Ballina
  • Maqedoni
  • Rajoni
  • Botë
  • Opinion
  • Sport
  • Showbiz
  • Lifestyle
  • Diaspora
  • Kulturë
  • Emisione
  • Emisione Fetare
TV NewsTV News

Valë e re tarifash, Trump i kthen sytë nga Kina dhe Kanadaja

25 Tetor, 2025 Botë
Shpërndaje
Facebook Twitter LinkedIn Pinterest Email

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, ka ndezur sërish tensionet në tregtinë ndërkombëtare me strategjinë e tij për të synuar njëkohësisht Kinën dhe Kanadanë.

Zyra e Përfaqësuesit të Tregtisë së SHBA-së (USTR) ka nisur një hetim të ri që mund të çojë në vendosjen e tarifave shtesë ndaj importeve kineze, një vendim që u bë publik pak para nisjes së Trump drejt Azisë për takime diplomatike, përfshirë një samit me presidentin kinez, Xi Jinping.

Administrata amerikane po heton nëse Kina i ka përmbushur angazhimet e saj bazuar në marrëveshjen tregtare të nënshkruar gjatë mandatit të parë të Trump, një zhvillim që mund të përshkallëzojë më tej tensionet midis dy ekonomive më të mëdha në botë.

Hetimi i ri i jep mundësinë administratës Trump të vendosë tarifa të reja, edhe nëse Gjykata e Lartë rrëzon masat e vendosura gjatë këtij viti.

Në një deklaratë zyrtare, USTR njoftoi se do të shqyrtojë “nëse Kina i ka zbatuar plotësisht angazhimet e saj dhe cilat masa, nëse ka, duhet të ndërmerren më tej.”

Nga ana tjetër, ambasada kineze në Uashington ka reaguar ashpër, duke kundërshtuar “akuzat e rreme” të SHBA-së.

Ndërkohë, burime nga administrata amerikane thonë për mediat e huaja se Trump planifikon të diskutojë marrëdhëniet tregtare SHBA–Kinë gjatë takimit me Xi Jinping, por gjithashtu është i përgatitur të trajtojë edhe çështje të tjera të hapura mes dy vendeve.

Lexuar: 31

Lajme të ngjashme

Jetë të humbura në pritje/ Fëmijët në Gaza po vdesin para se të marrin trajtim

BE-ja dështon të arrijë marrëveshje për përdorimin e aseteve të ngrira ruse për Ukrainën

SHBA-ja sanksionon presidentin e Kolumbisë

BE mbështet kufizimin e aksesit në rrjete sociale për të miturit

Avionët rusë në hapësirën e NATO-s, Rutte: Do t’i godasim nëse konsiderohen si kërcënim!

Zbulohet një tunel i mbushur me makina të vjedhura në SHBA

showbiz

Horoskopi për ditën e sotme, ja çfarë kanë parashikuar yjet për secilën shenjë

Showbiz 24 Tetor, 2025

Dashi Atmosfera yjore do jete goxha e favorshme gjate kësaj dite për ata qe janë…

Parashikimi i horoskopit 23 tetor, ja çfarë kanë rezervuar yjet për ju sot

Showbiz 23 Tetor, 2025

DashiSot energjia juaj është në kulm. Një mundësi e re profesionale ose bashkëpunim do të…

“Do jeni në humor të shkëlqyer” – Horoskopi 22 tetor

Showbiz 22 Tetor, 2025

DashiDitë ideale kjo e sotmja për ata që janë në një lidhje. Do bashkëpunoni për…

Horoskopi 21 tetor, zbuloni çfarë kanë rezervuar yjet për ju

Showbiz 21 Tetor, 2025

Dashi Ruani qetësinë, sepse nëse lind një krizë në çift sot dhe nesër, ajo mund…

Vesa feston kështu përvjetorin me Mirlindin

Showbiz 21 Tetor, 2025

Pas një periudhe të gjatë pa ndarë momente nga jeta e saj sentimentale, Vesa Vllasaliu…

© 2025 - 2026 Tv News.
  • Ballina
  • Maqedoni
  • Rajoni
  • Botë
  • Opinion
  • Sport
  • Showbiz
  • Lifestyle
  • Diaspora
  • Kulturë
  • Emisione
  • Emisione Fetare

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.