Close Menu
TV NewsTV News
  • Ballina
  • Maqedoni
  • Rajoni
  • Botë
  • Opinion
  • Sport
  • Showbiz
  • Lifestyle
  • Diaspora
  • Kulturë
  • Emisione
  • Emisione Fetare
Lajmet e fundit

Manchester United nuk ka të ndalur, Mbeumo shënon golin e tretë

26 Tetor, 2025

Ndodh përsëri, Liverpool pëson gol në fillim të ndeshjes

26 Tetor, 2025

Horoskopi javor 27 tetor- 2 nëntor nga Paolo Fox

26 Tetor, 2025
Facebook X (Twitter) Instagram
Lajmet e fundit:
  • Manchester United nuk ka të ndalur, Mbeumo shënon golin e tretë
  • Ndodh përsëri, Liverpool pëson gol në fillim të ndeshjes
  • Horoskopi javor 27 tetor- 2 nëntor nga Paolo Fox
  • ‘Tmerr’ për Liverpool-in, pëson edhe golin e dytë nga Brentford
  • ‘Ringjallet’ Liverpool, shënon në fund të pjesës së parë
  • Çfarë legjende, Ronaldo shënon përsëri, arrin shifrën e 950 golave
  • Jamie Vardy shënon në Serie A, i jep avantazhin skuadrës së tij ndaj Atalantas
  • Fund dramatik, Liverpool shënon ndaj Brentford
  • Impressum
  • Marketing
  • Kontakt
Facebook X (Twitter) Instagram
TV NewsTV News
E diel, 26 Tetor
  • Ballina
  • Maqedoni
  • Rajoni
  • Botë
  • Opinion
  • Sport
  • Showbiz
  • Lifestyle
  • Diaspora
  • Kulturë
  • Emisione
  • Emisione Fetare
TV NewsTV News

Mickoski: Qytetarët në rrethin e parë votuan për Maqedoninë, në rrethin e dytë dilni edhe më masovikisht

25 Tetor, 2025 Maqedoni
Shpërndaje
Facebook Twitter LinkedIn Pinterest Email

Rezultatet nga rrethi i parë të zgjedhjeve lokale qartë tregojnë se qytetarët e kanë zgjedhur VMRO-DPMNE-në dhe koalicionin si opsion të vetin, porositi sot kryetari i VMRO-DPMNE-së, Hristijan Mickoski në komunën e Lozovës në kuadër të fushatës zgjedhore, duke u bërë thirrje qytetarëve për përkrahje në rrethin e dytë të zgjedhjeve lokale.

Mickoski ka shprehur përkrahje për kandidatin dhe kryetarin aktual të komunës së Lozovës, Boshko Cvetkovski, për të cilin tha se është “njeri i ri punëtor, person i shkëlqyeshëm dhe maqedonas i madh”. Ai shtoi se Cvetkovski e ka përkrahjen e tij të madhe, si dhe përkrahjen e Qeverisë, me të cilën, siç tha, do të realizohen projekte në komunë.

“Për këtë shkak, dua qartë të bëjë me dije se e ka përkrahjen time personale, të padyshimtë dhe po ashtu e ka përkrahjen e Qeverisë, me të cilën së bashku me komunën e Lozovës do të bëjmë shumë projekte këtu. Ashtu që, unë jam i bindur se Boshko jo vetëm se është kryetar i mirë dhe i suskesshëm i komunës, por i sigurtë jam se do të jetë i mirë edhe më i suksesshëm në katër vitet e ardhshme”, tha Mickoski.

Sipas tij, partia tanimë ka siguruar fitore në 33 komuna, ndërsa edhe në 26 është në epërsi ose afër fitores.

“Pres që në fund të këtyre zgjedhjeve, VMRO-DPMNE-ja dhe Koalicioni të kenë 59 kryetarë komunash”, tha ai, duke shtuar se në 58 komuna koalicioni fitoi edhe në listat e këshillave, duke siguruar shumicën në këshilla.

Mickoski u bëri thirrje qytetarëve të dalin në numër sa më të madh në raundin e dytë, duke theksuar se zgjedhja është e qartë, mbështetje për koalicionin e udhëhequr nga VMRO-DPMNE ose, siç tha ai, një kthim në koalicionin që “shtatë vite e grabiti dhe poshtëroi Maqedoninë”.

“Opsioni i dytë është opsioni që është, praktikisht, koalicion që ishte qeveri deri para një vit e gjysmë, e paraprakisht, për shtatë vjet, e grabiti Maqedoninë, e shiti dhe e poshtëroi Maqedoninë dhe i grabiti qytetarët e saj. Dhe ky opsion nuk ka mbështetjen e qeverisë. Le të votojmë për njeri që ka qenë këtu me ju në Lozovë gjatë gjithë kohës”, tha Mickoski.

Si pjesë të aktiviteteve për raundin e dytë të zgjedhjeve lokale, Mickoski sot do të marrë pjesë në tubime në Rosoman, Demir Kapi dhe Negotinë.

Lexuar: 92

Lajme të ngjashme

Greva e doganierëve grekë të hënën në kufi do të bllokojë veturat

Ibrahimi dhe Gashi në Strugë: Mbështetje e plotë për Mendi Qyrën

VLEN: Në Studeniçan e mbështesim kandidatin e pavarur Azem Sadiku

Ndahet nga jeta analisti dhe publicisti nga Shkupi, Agim Jonuz

Në Ohër, përfaqësuesit e sektorit të turizmit shprehin shqetësim për numrin e vogël të linjave ajrore që operojnë nga aeroporti i qytetit

Tre persona arrestohen në Shkup për posedim të lëndëve narkotike

showbiz

Horoskopi për ditën e sotme, ja çfarë kanë parashikuar yjet për secilën shenjë

Showbiz 24 Tetor, 2025

Dashi Atmosfera yjore do jete goxha e favorshme gjate kësaj dite për ata qe janë…

Parashikimi i horoskopit 23 tetor, ja çfarë kanë rezervuar yjet për ju sot

Showbiz 23 Tetor, 2025

DashiSot energjia juaj është në kulm. Një mundësi e re profesionale ose bashkëpunim do të…

“Do jeni në humor të shkëlqyer” – Horoskopi 22 tetor

Showbiz 22 Tetor, 2025

DashiDitë ideale kjo e sotmja për ata që janë në një lidhje. Do bashkëpunoni për…

Horoskopi 21 tetor, zbuloni çfarë kanë rezervuar yjet për ju

Showbiz 21 Tetor, 2025

Dashi Ruani qetësinë, sepse nëse lind një krizë në çift sot dhe nesër, ajo mund…

Vesa feston kështu përvjetorin me Mirlindin

Showbiz 21 Tetor, 2025

Pas një periudhe të gjatë pa ndarë momente nga jeta e saj sentimentale, Vesa Vllasaliu…

© 2025 - 2026 Tv News.
  • Ballina
  • Maqedoni
  • Rajoni
  • Botë
  • Opinion
  • Sport
  • Showbiz
  • Lifestyle
  • Diaspora
  • Kulturë
  • Emisione
  • Emisione Fetare

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.