Ministrja e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku, ka inspektuar punimet për zgjerimin dhe mirëmbajtjen e autostradës Tiranë-Durrës, një projekt i Agjencisë Shqiptare të Rrugëve.
Sipas Ballukut, projekti synon përmirësimin e cilësisë dhe pamjes së akseve rrugore në gjithë vendin, duke ndikuar drejtpërdrejt edhe në imazhin e Shqipërisë si destinacion turistik.
Ajo bëri të ditur se punimet po ecin me ritme të mira dhe se faza e parë dhe e dytë e projektit, deri te nënkalimi i Kasharit, pritet të përfundojnë dhe të hapen për qarkullim deri në fund të muajit dhjetor.
Ministrja theksoi gjithashtu se krahas zgjerimit të rrugëve, po punohet edhe për pastrimin e objekteve pa leje dhe për shtimin e gjelbërimit përgjatë akseve kombëtare./vizionplus.tv

