Close Menu
TV NewsTV News
  • Ballina
  • Maqedoni
  • Rajoni
  • Botë
  • Opinion
  • Sport
  • Showbiz
  • Lifestyle
  • Diaspora
  • Kulturë
  • Emisione
  • Emisione Fetare
Lajmet e fundit

Turi në Azi, Trump synon të arrijë një marrëveshje me Xi Jinping

25 Tetor, 2025

“Zoti e shpëtoi Donald Trump për të shpëtuar dhe Evropën”, Rama nga Berlini: BE-ja të reflektojë

25 Tetor, 2025

Prishtina shkëlqen në ‘Fadil Vokrri’, fiton ndaj Dukagjinit dhe vazhdon bindshëm në vendin e parë

25 Tetor, 2025
Facebook X (Twitter) Instagram
Lajmet e fundit:
  • Turi në Azi, Trump synon të arrijë një marrëveshje me Xi Jinping
  • “Zoti e shpëtoi Donald Trump për të shpëtuar dhe Evropën”, Rama nga Berlini: BE-ja të reflektojë
  • Prishtina shkëlqen në ‘Fadil Vokrri’, fiton ndaj Dukagjinit dhe vazhdon bindshëm në vendin e parë
  • Kosova dhe sfidat e dialogut me Serbinë
  • Gol i Interit dhe zënkë mes Lautaro Martinez dhe Antonio Contes
  • Investimi në rrugën Tiranë-Durrës, Balluku inspekton ecurinë e punimeve në autostradë
  • GOOOL: Sunderlandi i Granit Xhakës përmbys shifrat në fund të ndeshjes ndaj Chelsea
  • Të shtëna me armë në Gjermani, plagosen 2 persona
  • Impressum
  • Marketing
  • Kontakt
Facebook X (Twitter) Instagram
TV NewsTV News
E shtunë, 25 Tetor
  • Ballina
  • Maqedoni
  • Rajoni
  • Botë
  • Opinion
  • Sport
  • Showbiz
  • Lifestyle
  • Diaspora
  • Kulturë
  • Emisione
  • Emisione Fetare
TV NewsTV News

BE-ja dështon të arrijë marrëveshje për përdorimin e aseteve të ngrira ruse për Ukrainën

25 Tetor, 2025 Botë
Shpërndaje
Facebook Twitter LinkedIn Pinterest Email

Udhëheqësit e Bashkimit Evropian nuk arritën marrëveshje për përdorimin e aseteve të ngrira shtetërore të Rusisë, për ta ndihmuar Ukrainën, pasi Belgjika – vendi ku mbahet pjesa më e madhe e këtyre fondeve – ngriti shqetësime ligjore dhe teknike.

Në një takim të mbajtur në Bruksel më 23 tetor, udhëheqësit kërkuan nga Komisioni Evropian ta vazhdojë punën për një plan për përdorimin e rreth 140 miliardë eurove nga rezervat e ngrira të Bankës Qendrore të Rusisë, për ta mbështetur Kievin për nevojat e tij ushtarake dhe buxhetore, por disa diplomatë thanë se marrëveshja përfundimtare mbetet ende e paarritshme.

“Udhëheqësit evropianë u zotuan se nevojat financiare të Ukrainës do të mbulohen për dy vjetët e ardhshme”, tha presidenti i Këshillit Evropian, Antonio Costa, pas samitit.

“Rusia duhet ta marrë këtë mesazh. Ukraina do të ketë burimet financiare që i nevojiten për t’u mbrojtur nga agresioni rus”, shtoi ai.

Costa theksoi se është e mundur të zgjidhen çështjet teknike për të cilat nevojitet sqarim, për ta bërë të mundur përdorimin e aseteve të ngrira ruse, duke nënvizuar se “kjo zgjidhje është e arritshme”.

Bashkimi Evropian i ngriu rreth 200 miliardë euro nga asetet e Bankës Qendrore të Rusisë pas pushtimit të Ukrainës nga Moska në vitin 2022.

Deri më tani, BE-ja ka përdorur vetëm interesin e krijuar nga këto fonde për të mbështetur Ukrainën në mbrojtjen kundër Rusisë.

Moska paralajmëroi më 23 tetor se çdo veprim me asetet ruse pa pëlqimin e saj është “i pavlefshëm nga pikëpamja e së drejtës ndërkombëtare dhe ajo kontraktuale”, si dhe do të “nxisë përgjigje të dhimbshme”.

Blloku evropian e zhvilloi këtë skemë huaje pasi u përball me trysni për të siguruar ndihmë shtesë për Kievin, për shkak se mbështetja amerikane u ngadalësua pas kthimit të Donald Trumpit në pushtet.

Sipas skemës – për të cilën Komisioni Evropian këmbëngul se nuk do t’i prekë asetet sovrane ruse – Bashkimi Evropian do të merrte hua fonde nga kompania Euroclear.

Pastaj, blloku do t’ia jepte këto para Ukrainës si hua, e cila do të duhej ta shlyente huan vetëm nëse Rusia paguan për dëmet që ka shkaktuar në Ukrainë.

Pjesa më e madhe e aseteve në fjalë ndodhet në Belgjikë, kryeministri i së cilës, Bart De Wever, tha se ende ka disa shqetësime.

De Wever ka këmbëngulur se, për të ecur përpara, Belgjika ka nevojë për garanci të forta nga të gjitha shtetet e tjera të BE-së se do të ndajnë përgjegjësinë, nëse Moska kërkon kompensim.

Ai gjithashtu dëshiron që vendet e tjera të BE-së të premtojnë se do të fillojnë t’i përdorin asetet e ngrira ruse në vendet e tyre.

“Jam vetëm Belgjika e vogël dhe e varfër; e vetmja gjë që mund të bëj është të tregoj ku janë problemet dhe të kërkoj me butësi zgjidhje për problemin thelbësor”, tha De Wever për gazetarë pas samitit.

Ai paralajmëroi se, përderisa këto kushte nuk përmbushen, ai do të bëjë gjithçka që është e mundur “politikisht dhe ligjërisht, për ta ndalur këtë vendim”.

Konkluzionet e samitit, të cilat u miratuan nga të gjitha shtetet anëtare përveç Hungarisë, u zbutën për shkak të kundërshtimeve nga Belgjika.

Teksti përfundimtar nuk përmendi drejtpërdrejt huan, por ftoi Komisionin të paraqesë “opsione për mbështetje financiare” për Ukrainën për vitet 2026 dhe 2027.

Këto opsione do t’iu paraqiten udhëheqësve në samitin e ardhshëm në dhjetor.

Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, i cili mori pjesë në samit si i ftuar, megjithatë e vlerësoi takimin duke thënë se ai “solli rezultate të mira”.

“Bashkimi Evropian garantoi se ndihma financiare për Ukrainën do të vazhdojë jo vetëm vitin e ardhshëm, por edhe në vitin 2027”, tha Zelensky në platformën X.

“Ky është vendim i rëndësishëm unanim. Ne kemi siguruar mbështetje politike për përdorimin maksimal të aseteve të ngrira ruse për t’u mbrojtur nga agresioni rus”, shtoi ai.

Kancelari i Gjermanisë, Friedrich Merz, një nga mbështetësit e kësaj skeme, tha se pret që Komisioni të paraqesë opsione të ndryshme para samitit të ardhshëm të BE-së.

“Ne po rrisim trysninë për ta bërë palën ruse t’i pranojë bisedimet, në mënyrë që armët të heshtin në Ukrainë përfundimisht”, tha Merz.

Bisedimet në BE u zhvilluan një ditë pasi blloku miratoi paketën e 19-të të sanksioneve ndaj Rusisë dhe pasi Shtetet e Bashkuara vendosën sanksione ndaj dy kompanive të mëdha të naftës ruse.

Lexuar: 101

Lajme të ngjashme

Turi në Azi, Trump synon të arrijë një marrëveshje me Xi Jinping

Të shtëna me armë në Gjermani, plagosen 2 persona

Rusia dronë e raketa mbi Ukrainë, tre të vrarë dhe disa të plagosur nga sulmet e fundit

Rubio premton kthimin e të gjithë trupave të pengjeve në Izrael

Jetë të humbura në pritje/ Fëmijët në Gaza po vdesin para se të marrin trajtim

Valë e re tarifash, Trump i kthen sytë nga Kina dhe Kanadaja

showbiz

Horoskopi për ditën e sotme, ja çfarë kanë parashikuar yjet për secilën shenjë

Showbiz 24 Tetor, 2025

Dashi Atmosfera yjore do jete goxha e favorshme gjate kësaj dite për ata qe janë…

Parashikimi i horoskopit 23 tetor, ja çfarë kanë rezervuar yjet për ju sot

Showbiz 23 Tetor, 2025

DashiSot energjia juaj është në kulm. Një mundësi e re profesionale ose bashkëpunim do të…

“Do jeni në humor të shkëlqyer” – Horoskopi 22 tetor

Showbiz 22 Tetor, 2025

DashiDitë ideale kjo e sotmja për ata që janë në një lidhje. Do bashkëpunoni për…

Horoskopi 21 tetor, zbuloni çfarë kanë rezervuar yjet për ju

Showbiz 21 Tetor, 2025

Dashi Ruani qetësinë, sepse nëse lind një krizë në çift sot dhe nesër, ajo mund…

Vesa feston kështu përvjetorin me Mirlindin

Showbiz 21 Tetor, 2025

Pas një periudhe të gjatë pa ndarë momente nga jeta e saj sentimentale, Vesa Vllasaliu…

© 2025 - 2026 Tv News.
  • Ballina
  • Maqedoni
  • Rajoni
  • Botë
  • Opinion
  • Sport
  • Showbiz
  • Lifestyle
  • Diaspora
  • Kulturë
  • Emisione
  • Emisione Fetare

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.