Deputetja e LSDM-së, Jovana Trençevska, në konferencën e sotme për shtyp në Kuvend, në emër të Klubit të Deputetëve të Grave, bëri thirrje për respektim të vazhdueshëm të ligjeve, reagim në kohë dhe efikas nga të gjitha institucionet kompetente për mbrojtjen, parandalimin dhe pengimin e dhunës ndaj grave.
Trençevska theksoi se Klubi i Deputetëve të Grave Deputete mbështeti unanimisht ndryshimet në Kodin Penal, të cilat për herë të parë e njohin dhe e trajtojnë femicidin si vepër penale.
“U kërkojmë institucioneve kompetente të marrin të gjitha masat për të mbrojtur viktimat dhe për të parandaluar femicidin. U kërkojmë autoriteteve gjyqësore të marrin parasysh Konventën e ratifikuar të Stambollit dhe dispozitat e Kodit Penal që janë në përputhje me të”, tha Trençevska.