Close Menu
TV NewsTV News
  • Ballina
  • Maqedoni
  • Rajoni
  • Botë
  • Opinion
  • Sport
  • Showbiz
  • Lifestyle
  • Diaspora
  • Kulturë
  • Emisione
  • Emisione Fetare
Lajmet e fundit

43 mijë euro, FIFA “fik” bardheblutë e kryeqytetit

19 Shtator, 2025

Korçë/ Dyshohet se konsumuan karamele që i gjetën në rrugë, përfundojnë në spital 3 fëmijë – faxweb

19 Shtator, 2025

Haaland si gjithmonë, Man City në avantazh ndaj Napolit

19 Shtator, 2025
Facebook X (Twitter) Instagram
Lajmet e fundit:
  • 43 mijë euro, FIFA “fik” bardheblutë e kryeqytetit
  • Korçë/ Dyshohet se konsumuan karamele që i gjetën në rrugë, përfundojnë në spital 3 fëmijë – faxweb
  • Haaland si gjithmonë, Man City në avantazh ndaj Napolit
  • U diskutua edhe për takimet e kryeprokurorit me zyrtarët e Administratës Trump – faxweb
  • Goooooool: Rashford realizon ndaj Newcastle, Barça në avantazh
  • Trump i sugjeron Starmer të përdorë ushtrinë për të kontrolluar kufijtë – faxweb
  • Marcus Rashford u shpall lojtari më i mirë i ndeshjes Barca-Newcastle
  • Italia miraton ligjin e ri, dënim me 5 vite kush krijon ‘deepfake’ me Inteligjencë Artificiale – faxweb
  • Impressum
  • Marketing
  • Kontakt
Facebook X (Twitter) Instagram
TV NewsTV News
E premte, 19 Shtator
  • Ballina
  • Maqedoni
  • Rajoni
  • Botë
  • Opinion
  • Sport
  • Showbiz
  • Lifestyle
  • Diaspora
  • Kulturë
  • Emisione
  • Emisione Fetare
TV NewsTV News

Izraeli kryen sulme ndaj Hezbollahut në Libanin jugor

18 Shtator, 2025 Botë
Shpërndaje
Facebook Twitter LinkedIn Pinterest Email

Izraeli njoftoi të enjten se ka kryer sulme të reja ajrore kundër caqeve ushtarake të Hezbollahut në Libanin jugor, për ta parandaluar rigrupimin e grupit militant në ketë pjesë të vendit.

Shtetet e Bashkuara e ndërmjetësuan një armëpushim në nëntor mes Libanit dhe Izraelit pas më shumë se një viti luftimesh të shkaktuar nga lufta në Gazë, por Izraeli ka vazhduar me sulme të kohëpaskohshme ndaj Hezbollahut, i cili mbështetet nga Irani përtej kufirit.

Hezbollahu është shpallur grup terrorist nga Shtetet e Bashkuara, ndërsa Bashkimi Evropian e ka në listën e zezë krahun ushtarak të grupit libanez, por jo edhe partinë politike.

Ushtria izraelite konfirmoi në një komunikatë se po sulme të paspecifikuara, pasi më herët kishte thënë se do ta godiste infrastrukturën ushtarake të Hezbollahut “në përgjigje të përpjekjeve të paligjshme të grupit për ta rikthyer veprimtarinë në këtë zonë”.

Ajo i paralajmëroi banorët e tri fshatrave që të evakuoheshin.

Agjencia shtetërore libaneze e lajmeve NNA konfirmoi sulmet në këtë zonë. Nuk pati reagim të menjëhershëm nga Hezbollahu, apo informacione për dëme ose viktima.

Kryeministri i Libanit, Nawaf Salam, tha se paralajmërimi për evakuim bie ndesh me përpjekjet ndërkombëtare për paqe.

Qeveria e Libanit është e përkushtuar për t’i ndaluar armiqësitë dhe e angazhuar në takime për të siguruar zbatimin e një rezolute të OKB-së që i dha fund luftimeve mes Hezbollahut dhe Izraelit në vitin 2006, tha Salam në një postim në X.

Libani është nën trysni nga SHBA-ja, Arabia Saudite dhe rivalët e brendshëm të Hezbollahut për çarmatosjen e grupit.

Hezbollahu ka thënë se do të ishte hap shumë i gabuar madje të flitej për çarmatosje ndërkohë që Izraeli vazhdon sulmet ajrore mbi Libanin dhe pushton pjesë të mëdha të vendit në në jug./REL

Lexuar: 56

Lajme të ngjashme

Macron pret që sanksionet e OKB-së kundër Iranit të rivendosen deri në fund të muajit

“Lajme të mira në ditët në vijim”, Trump: U dhashë fund shtatë luftërave, por Putin më zhgënjeu vërtet!

Rusia: Ukraina ka sulmuar një kompleks për përpunimin e naftës

Merz pranon krizën: Gjermania po jeton përtej mundësive të saj

Teoritë konspirative! Çifti Macron do të paraqesë prova shkencore në gjykatë për të vërtetuar se Brigitte ka lindur femër

800,000 protestues dalin në rrugë! Franca përballet me grevën më të madhe të viteve të fundit mes trazirave politike

showbiz

Përkeqësohet gjendja shëndetësore e Bella Hadidit

Showbiz 18 Shtator, 2025

Modelja Bella Hadid ndau një seri fotosh nga shtrati i spitalit në Instagram të mërkurë…

Lexoni parashikimin e yjeve për shenjën tuaj

Showbiz 18 Shtator, 2025

DashiPo kaloni një javë të mbushur me dashuri, edhe pse nuk mungojnë arsyet për stres.…

Influencerja boshnjake vdes dy ditë pas dasmës së saj

Showbiz 17 Shtator, 2025

Influencerja boshnjake, Adna Rovčanin-Omerbegović ndërroi jetë vetëm dy ditë pas dasmës së saj. Adna dhe…

Qeqa Krelani vesh fustanin e bardhë, të pasmet i vendos në plan të parë

Showbiz 17 Shtator, 2025

Gazetarja dhe komentatorja sportive Qeqa Krelani ka zgjedhur tërheqjen e vëmendjes përmes stilit të saj.…

Xheneta hedh dyshime për magji të zezë në banesën e saj: Nuk po fle rehat

Showbiz 17 Shtator, 2025

Xheneta Fetahu ka shprehur dyshime se dikush mund t’i ketë bërë magji të zezë në…

© 2025 - 2026 Tv News.
  • Ballina
  • Maqedoni
  • Rajoni
  • Botë
  • Opinion
  • Sport
  • Showbiz
  • Lifestyle
  • Diaspora
  • Kulturë
  • Emisione
  • Emisione Fetare

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.