
Përgjatë hapësirës së intervistës në FaxNews ka qënë e ftuar në një lidhje të drejtëpërdrejtë deputetja e Partisë së Lirisë, Erisa Xhixho. Në këtë intervistë janë shtjelluar zhvilimet më të fundit politike, ndër to dhe diskutime në lidhje me seancën e sotme plenare në Kuvend.
Bëhet fjalë për kaosin e krijuar nga opozita që sipas tyre, tensioni parlamentar është nxitur si rrjedhojë e ministres më të re të prodhuar nga inteligjenca artificiale, “e pagëzuar” me emrin Diella.
Xhixho si fillim është shprehur për FaxNews se seanca e sotme ka qënë tepër e rëndësishme, për shkak se do të shpalosej programin qeverisës dhe për problematikat që ai mbart për 4 vjeçarin e ardhshëm. Në këtë seancë pritej që opozita të kishte mundësinë të merrte fjalën pa kufizim kohorë dhe pritej që zëri i opozitës të dëgjohej.
“Fakti që ju dha fjala një ministre, e cila është anti Kushtetuese dhe më lejoni të citojë pikërisht nenet 96,97, 102, 103 etj me rradhë që thonë që ka disa kritere për të qënë një ministre.”- u shpreh Xhixho e revoltuar ndaj ministres virtuale.
Deputetja e PL-së u shpreh se gjithë seanca e sotme plenare ishte një skenar i përgatitur nga qeveria, e cila sipas saj, nuk e do debatin për programin dhe që provokon opozitën.