Close Menu
TV NewsTV News
  • Ballina
  • Maqedoni
  • Rajoni
  • Botë
  • Opinion
  • Sport
  • Showbiz
  • Lifestyle
  • Diaspora
  • Kulturë
  • Emisione
  • Emisione Fetare
Lajmet e fundit

Derbi Juventus – Inter, mësohet gjyqtari që do ta drejtojë ndeshjen

10 Shtator, 2025

U qëllua me armë zjarri, ndërron jetë në spital aleati i Presidenti Donald Trump

10 Shtator, 2025

Shqipëria është një aset jetik për NATO-n – faxweb

10 Shtator, 2025
Facebook X (Twitter) Instagram
Lajmet e fundit:
  • Derbi Juventus – Inter, mësohet gjyqtari që do ta drejtojë ndeshjen
  • U qëllua me armë zjarri, ndërron jetë në spital aleati i Presidenti Donald Trump
  • Shqipëria është një aset jetik për NATO-n – faxweb
  • Ultrasit e Napolit e bojkotojnë ndeshjen ndaj Fiorentinës
  • Rrëzimi i dronëve, Rusia këmbëngul se nuk kishte plane për të goditur objektiva në Poloni
  • PD, aleati më i besueshëm në luftën kundër karteleve të drogës – faxweb
  • Ish-presidenti i Palermos kryen vetëvrasje
  • Trazirat e përgjakshme në Nepal, ish-kryetarja e Gjykatës së Lartë bëhet kryeministre e përkohshme
  • Impressum
  • Marketing
  • Kontakt
Facebook X (Twitter) Instagram
TV NewsTV News
E enjte, 11 Shtator
  • Ballina
  • Maqedoni
  • Rajoni
  • Botë
  • Opinion
  • Sport
  • Showbiz
  • Lifestyle
  • Diaspora
  • Kulturë
  • Emisione
  • Emisione Fetare
TV NewsTV News

Trazirat e përgjakshme në Nepal, ish-kryetarja e Gjykatës së Lartë bëhet kryeministre e përkohshme

10 Shtator, 2025 Botë
Shpërndaje
Facebook Twitter LinkedIn Pinterest Email

Nepali po përballet me një krizë të thellë politike dhe shoqërore, pas dorëheqjes së kryeministrit K.P. Sharma Oli, e detyruar nga protestat masive të të rinjve të njohur si “GenZ”.

Në një zhvillim të papritur, Sushila Karki, ish-kryetare e Gjykatës së Lartë dhe e vetmja grua që ka mbajtur këtë post në historinë e vendit, ka pranuar të marrë drejtimin e qeverisë tranzitore, pas një kërkese të drejtpërdrejtë nga përfaqësuesit e protestuesve.

Në një intervistë publike, 73-vjeçarja u shpreh se vendi ka nevojë për unitet dhe maturi, ndërsa theksoi se është e gatshme të japë kontributin e saj për të nxjerrë Nepalin nga kriza:

“Të gjitha palët duhet të bashkohen për të gjetur një zgjidhje të qëndrueshme. Kjo nuk është kohë për përçarje”, tha Karki.

Ushtria ndërhyn mes protestave dhe kaosit

Përshkallëzimi i situatës detyroi shefin e ushtrisë, gjeneralin Ashok Raj Sigdel, të zhvillojë bisedime me figura kyçe të vendit, përfshirë edhe përfaqësuesit e lëvizjes së të rinjve, të cilët udhëhoqën protestat që përfshinë vendin gjatë javëve të fundit.

Sipas zëdhënësit të ushtrisë, Rajaram Basnet, gjenerali Sigdel u ka bërë thirrje të gjitha palëve “të qetësohen dhe të angazhohen në dialog”.

Presidenti i Nepalit, Ramchandra Paudel, gjithashtu ka kërkuar bashkëpunim të gjerë për të gjetur një zgjidhje paqësore, ndërkohë që në vend është vendosur ndalim qarkullimi i përkohshëm, i monitoruar rreptësisht nga forcat e armatosura.

Tanket dhe automjetet e blinduara janë vendosur në rrugë, ndërsa makina të djegura dhe dyqane të plaçkitura dëshmojnë për tensionin e ditëve të fundit.

Mbi 13,500 të burgosur janë arratisur – tre efektivë policie të vrarë

Policia e Nepalit ka konfirmuar se më shumë se 13,500 të burgosur janë arratisur gjatë trazirave që përfshinë institucionet e vuajtjes së dënimit. Në përplasje janë vrarë tre policë, njoftoi zëdhënësi i policisë, Binod Ghimire.

Shkaku i revoltës – papunësia dhe korrupsioni

Sipas Reuters, shumica e protestuesve ishin të rinj të zhgënjyer nga paaftësia e qeverisë për të luftuar korrupsionin dhe për të krijuar mundësi ekonomike. Prej vitesh, mungesa e vendeve të punës ka detyruar miliona nepalezë të migrojnë drejt Malajzisë, Lindjes së Mesme dhe Koresë së Jugut, kryesisht për punë të rënda në ndërtim, për të mbajtur familjet në atdhe.

Nepali, i vendosur mes Indisë dhe Kinës, përjeton pasiguri politike dhe ekonomike që prej vitit 2008, kur protestat popullore çuan në rrëzimin e monarkisë.

Reagimi i Indisë

India po ndjek nga afër zhvillimet në vendin fqinj. Këshilli i Sigurisë Kombëtare u mblodh me urgjencë mbrëmjen e së martës, ndërsa kryeministri Narendra Modi u shpreh në rrjetin X:

“Stabiliteti, paqja dhe mirëqenia e Nepalit janë me rëndësi thelbësore për ne. I bëj thirrje të gjithë vëllezërve dhe motrave nepalezë që të ruajnë rendin dhe qetësinë.”

 

Lexuar: 26

Lajme të ngjashme

U qëllua me armë zjarri, ndërron jetë në spital aleati i Presidenti Donald Trump

Rrëzimi i dronëve, Rusia këmbëngul se nuk kishte plane për të goditur objektiva në Poloni

E rëndë në Francë: Ish-nxënësi sulmon me thikë në një shkollë, dy të plagosur

Sulmet izraelite ndaj Houthëv-e në Jemen, Netanyahu: Do të godasim këdo që na godet!

Tragjike, mbytet varka në La Manche, raportohet për 4 viktima

Sulm me thikë në një shkollë në Francë, dy të plagosur

showbiz

Adonis Binaku publikon këngën më të re “Vetbesim”

Showbiz 9 Shtator, 2025

Artisti i ri në skenën muzikore shqiptare, Adonis Binaku, ka publikuar sot këngën e tij…

Ylli i serialit “Paramparça” reagon pas vdekjes së Linda Imamit: Ike shumë herët, nuk do të të harrojmë kurrë

Showbiz 9 Shtator, 2025

Aktori i famshëm turk, Erkan Petekkaya, ka ndarë dhimbjen e tij për ndarjen nga jeta…

Ish-bashkëshortja e Shpat Kasapit me deklaratë të fortë: Duan gra të mira e fëmijë vetëm për fotografi

Showbiz 9 Shtator, 2025

Selvije Jao, ish-bashkëshortja e këngëtarit të njohur shqiptar Shpat Kasapi është rikthyer sërish në vëmendjen…

Vajza me prejardhje nga Kosova shpallet Miss Finlanda 2025

Showbiz 7 Shtator, 2025

Me një baba nga Kosova dhe një nënë nga Finlanda, ajo tha se trashëgimia e…

Horoskopi për ditën e sotme, 7 shtator 2025

Showbiz 7 Shtator, 2025

Dashi Jupiteri ju inkurajon të komunikoni qartë për çështjet financiare, megjithëse shmangni premtimet e tepërta.…

© 2025 - 2026 Tv News.
  • Ballina
  • Maqedoni
  • Rajoni
  • Botë
  • Opinion
  • Sport
  • Showbiz
  • Lifestyle
  • Diaspora
  • Kulturë
  • Emisione
  • Emisione Fetare

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.