Close Menu
TV NewsTV News
  • Ballina
  • Maqedoni
  • Rajoni
  • Botë
  • Opinion
  • Sport
  • Showbiz
  • Lifestyle
  • Diaspora
  • Kulturë
  • Emisione
  • Emisione Fetare
Lajmet e fundit

Kapiteni i Espanyol: Shumë normale që Real Madridi fiton kaq shumë penallti

19 Shtator, 2025

Pas betimit të skuadrës ‘Rama 4’ para presidentit Begaj, kryeministri dhe ministrat e rinj në këmbë drejt Kryeministrisë. Sot mbledhja e parë e qeverisë

19 Shtator, 2025

Xheneta “ndjek” Gjestin në Instagram

19 Shtator, 2025
Facebook X (Twitter) Instagram
Lajmet e fundit:
  • Kapiteni i Espanyol: Shumë normale që Real Madridi fiton kaq shumë penallti
  • Pas betimit të skuadrës ‘Rama 4’ para presidentit Begaj, kryeministri dhe ministrat e rinj në këmbë drejt Kryeministrisë. Sot mbledhja e parë e qeverisë
  • Xheneta “ndjek” Gjestin në Instagram
  • Barcelona – PSG, mësohet se në cilim stadium do të zhvillohet ndeshja
  • Tritol ndaj deputetit të PD, ja çfarë la pas shpërthimi i fuqishëm në banesën e Xhelal Mziut – faxweb
  • Conte: Më vjen shumë keq që u detyrova ta zëvendësoja De Bruynen
  • Pija që forcon imunitetin – Vizion Plus
  • Sulme të mëdha me drone! Ukraina godet rafineritë ruse në Baskurtostan dhe Volgograd – faxweb
  • Impressum
  • Marketing
  • Kontakt
Facebook X (Twitter) Instagram
TV NewsTV News
E premte, 19 Shtator
  • Ballina
  • Maqedoni
  • Rajoni
  • Botë
  • Opinion
  • Sport
  • Showbiz
  • Lifestyle
  • Diaspora
  • Kulturë
  • Emisione
  • Emisione Fetare
TV NewsTV News

Njësitet policore në Kosovë pranojnë fletarrestin për Artan Grubin

18 Dhjetor, 2024 Kosovë
Shpërndaje
Facebook Twitter LinkedIn Pinterest Email

Njësitë policore që merren me arrestimin e të kërkuarve ndërkombëtarisht, kanë pranuar gjatë ditës së sotme edhe fletarrestin nga ana e Maqedonisë së Veriut ndaj ish-zëvendëskryeministrit Artan Grubi.

Pra me këtë rast, Maqedonia e Veriut kërkon që në momentin që haset Grubi të arrestohet dhe të dorëzohet te autoritetet e rendit dhe drejtësisë.

Grubi po kërkohet për veprën penale të përvetësimit të pasurisë së paligjshme.

KALLXO.com mëson nga burime brenda policisë se fletarresti është pranuar gjatë ditës së sotme nga policia.
Ministria e Punëve të Brendshme (MPB) e Maqedonisë së Veriut ka publikuar fletarrestimet ndërkombëtare të lëshuara për ish-zëvendëskryeministrin Artan Grubi dhe ish-drejtorin e Lotarisë Shtetërore, Përparim Bajrami, të cilët besohet se janë larguar nga vendi.

Fletarrestimet janë lëshuar të mërkurën nga Prokuroria Publike e Maqedonisë së Veriut, pas kërkesës së Gjykatës Themelore, e cila më 17 dhjetor propozoi edhe masën e paraburgimit prej 30 ditësh për të dyshuarit.

Grubi dhe Bajrami akuzohen “për përvetësim të pasurisë së paligjshme”, nga Lotaria Shtetërore, ndërsa dëmi i shkaktuar vlerësohet të jetë rreth 8.2 milionë euro.

Sipas Prokurorisë, Grubi, si i dyshuari i dytë në këtë rast, ka mundësuar një procedurë të paligjshme për furnizimin me terminale (VLT), ndonëse ishte në dijeni se Lotaria Shtetërore nuk kishte autorizim për të organizuar lojëra elektronike të fatit në mënyrë të pavarur brenda territorit të Maqedonisë së Veriut.
Grubi, i cili më 9 dhjetor u fut në listën e zezë të SHBA-së për korrupsion, i ka mohuar akuzat për arratisje, duke deklaruar se ndodhet jashtë vendit për një “vizitë private”. Ai ka shtuar për këtë vizitë e ka informuar edhe sigurimin e tij personal policor.

Lexuar: 236

Lajme të ngjashme

Trençevska: Gratë nuk duhet të jetojnë me frikë, institucionet duhet të marrin masa për të parandaluar dhe frenuar dhunën

Dyshohet se regjistronin automjete pa paguar doganë, nën hetim 11 persona nga Kumanova

Erkan Arifi: Takim profesional me klubin Kick Boksit “Eagle Fight”

Reforma në administratë, asnjë fjalë apo shenjë në gjuhën shqipe

Ali Ahmeti uron Ramën: Na ke përkrah, në mbështetje të Shqipërisë europiane

Ajdari: As VMRO, as Levica e as “bota serbe” nuk vendosin kush i përfaqëson shqiptarët

showbiz

Xheneta “ndjek” Gjestin në Instagram

Showbiz 19 Shtator, 2025

Ish- banorja e Big Brother Vip Kosova, Xheneta Fetahu duket se e ka të pamundur…

Patris Berisha konfirmon lidhjen me Santiana Malokun me një fotografi intime nga ashensori

Showbiz 19 Shtator, 2025

Për një kohë janë përfolur për një lidhje, por tani Patris Berisha dhe Santiana Maloku,…

Përkeqësohet gjendja shëndetësore e Bella Hadidit

Showbiz 18 Shtator, 2025

Modelja Bella Hadid ndau një seri fotosh nga shtrati i spitalit në Instagram të mërkurë…

Lexoni parashikimin e yjeve për shenjën tuaj

Showbiz 18 Shtator, 2025

DashiPo kaloni një javë të mbushur me dashuri, edhe pse nuk mungojnë arsyet për stres.…

Influencerja boshnjake vdes dy ditë pas dasmës së saj

Showbiz 17 Shtator, 2025

Influencerja boshnjake, Adna Rovčanin-Omerbegović ndërroi jetë vetëm dy ditë pas dasmës së saj. Adna dhe…

© 2025 - 2026 Tv News.
  • Ballina
  • Maqedoni
  • Rajoni
  • Botë
  • Opinion
  • Sport
  • Showbiz
  • Lifestyle
  • Diaspora
  • Kulturë
  • Emisione
  • Emisione Fetare

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.