Close Menu
TV NewsTV News
  • Ballina
  • Maqedoni
  • Rajoni
  • Botë
  • Opinion
  • Sport
  • Showbiz
  • Lifestyle
  • Diaspora
  • Kulturë
  • Emisione
  • Emisione Fetare
Lajmet e fundit

Moti i keq, Balluku tregon zonat që do goditet më shumë dhe masat që janë marrë

18 Nëntor, 2025

“21 janari”, zbulohet data kur do paraqitet Sali Berisha në SPAK

18 Nëntor, 2025

Spiropali mirëpret në Tiranë homologun gjerman Wadephul: Gjermania mbështetje për integrimin europian të Shqipërisë dhe rajonit

18 Nëntor, 2025
Facebook X (Twitter) Instagram
Lajmet e fundit:
  • Moti i keq, Balluku tregon zonat që do goditet më shumë dhe masat që janë marrë
  • “21 janari”, zbulohet data kur do paraqitet Sali Berisha në SPAK
  • Spiropali mirëpret në Tiranë homologun gjerman Wadephul: Gjermania mbështetje për integrimin europian të Shqipërisë dhe rajonit
  • Bllokimi i qeverisë “Trump” për shkak të fondeve buxhetore, ambasada: Tashmë i rikthehemi punës normalisht
  • “Jo debat për minimumin jetik”, PS rrëzon kërkesën e PD në konferencën e kryetarëve
  • Spiropali: Shqipëria gati për tu bashkuar me Europën, objektivi ynë është ambicioz dhe i arritshëm
  • Lot emocionesh, talente që nuk njohin moshë! Albania’s Got Talent një tjetër mbrëmje për mos u harruar
  • Protesta e opozitës, blindohet Kryeministria
  • Impressum
  • Marketing
  • Kontakt
Facebook X (Twitter) Instagram
TV NewsTV News
E martë, 18 Nëntor
  • Ballina
  • Maqedoni
  • Rajoni
  • Botë
  • Opinion
  • Sport
  • Showbiz
  • Lifestyle
  • Diaspora
  • Kulturë
  • Emisione
  • Emisione Fetare
TV NewsTV News

Reagon BDI: Dënojmë ashpër presionin e Qeverisë mbi drejtësinë!

24 Dhjetor, 2024 Maqedoni
Shpërndaje
Facebook Twitter LinkedIn Pinterest Email

Bashkimi Demokratik Për Integrim në faqen e tyre zyrtare të rrjetit social Fejsbuk ka lëshuar një kumtesë në të cilën ka dënuar ashpër presionin e ushtruar nga qeveria mbi sistemin e drejtësisë, duke theksuar rrezikun për pavarësinë e tij dhe integritetin e shtetit të së drejtës. BDI kërkon reagim të shpejtë nga komuniteti ndërkombëtar për të parandaluar ndikimin politik në prokurori dhe gjykata, që mund të dëmtojë demokracinë dhe integrimin evropian të Maqedonisë së Veriut. Më poshtë mund t’a lexoni kumtesën e plotë:

“KUMTESË:
Bashkimi Demokratik për Integrim (BDI) dënon ashpër presionin e paprecedent që po ushtrohet nga qeveria mbi organet e Drejtësisë, Gjyqësorit dhe Prokurorisë.
Kjo ndërhyrje flagrante, e shoqëruar me konformizmin e disa aktorëve brenda këtyre institucioneve ndaj ndikimit politik vë në pikëpyetje deklarimin verbal të pushtetit për vendosjen e shtetit të së drejtës.
Situata bëhet edhe më alarmante kur aktivistë partiakë emërohen në pozitat më të larta të sistemit gjyqësor, duke rrezikuar pavarësinë dhe besueshmërinë e tij.
Kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti, gjatë fjalimit në pritjen tradicionale të fundvitit, rikujtoi disa takime në vitin 2017 me kryeministrin aktual Hristijan Mickosski, deputetë të VMRO-së dhe funksionarë të tjerë të lartë të kësaj partie, të cilët ankoheshin për konformizmin e disa prokurorëve dhe gjyqtarëve. Mjerisht, sot po përsëritet e njëjta qasje, madje me intensitet më të lartë nga ata që dikur e kritikonin.
Ky cikël vicioz i konformizmit dhe ndërhyrjes politike nuk është vetëm një sulm ndaj pavarësisë së drejtësisë, por një rrezik për vetë themelet e shtetit të së drejtës.
Si I tillë, ai shkatërron besimin e qytetarëve tek institucionet, minon ndarjen e pushteteve dhe krijon precedentë të rrezikshëm që mund të dëmtojnë për një kohë të gjatë demokracinë dhe të ardhmen e vendit.
BDI-ja bën thirrje për një qasje të përgjegjshme dhe për respektimin e parimeve të pavarësisë së drejtësisë.
Ndërhyrjet politike dhe praktikat klienteliste nuk mund dhe nuk duhet të jenë normë e funksionimit të shtetit tonë.
Në një shoqëri demokratike, drejtësia duhet të jetë mbrojtësja e qytetarëve, jo instrument i presionit politik.
BDI i bën thirrje edhe komunitetit ndërkombëtar që të reagojë me urgjencë ndaj kësaj situate shqetësuese.
Pavarësia e drejtësisë është një nga shtyllat kryesore të proceseve demokratike dhe vlerave evropiane, dhe çdo lloj ndërhyrjeje politike që dëmton këtë pavarësi kërkon vëmendje të menjëhershme.
Reagimi ndërkombëtar është thelbësor për të siguruar që vendi ynë, Republika e Maqedonisë së veriut, të mos devijojë nga rruga e shtetit të së drejtës dhe e integrimeve euroatlantike.
Bashkimi Demokratik për Integrim mbetet i vendosur në angazhimin për të mbrojtur pavarësinë e institucioneve dhe për të ruajtur integritetin e sistemit tonë gjyqësor.
Prandaj, u bëjmë thirrje të gjitha palëve që të reflektojnë për pasojat e këtyre ndërhyrjeve dhe të vendosin interesin e qytetarëve mbi interesat e ngushta partiake.”/ Televizioni News
Lexuar: 114

Lajme të ngjashme

Mesatarisht rreth 640 dënime trafiku çdo ditë shënohen në Maqedoninë e Veriut

Policia e Maqedonisë së Veriut shpërbën një grup kriminal

Taravari takon ambasadorin francez Le Rigoleur: Theksohet domosdoshmëria e reformave dhe zgjedhjeve të lira më 11 janar

Azizi: 55 mijë studentë do të marrin nga 15.300 denarë për pajisje elektronike

Kumanova drejt riformatimit: Ndërmarrjet publike me udhëheqje të reja

Ndarja e pushtetit në Kumanovë, VMRO me tre drejtori, ZNAM me dy drejtori, VLEN dhe partia serbe me nga një drejtori

showbiz

Horoskopi

Showbiz 17 Nëntor, 2025

Këngëtarja e njohur Dafina Zeqiri ka befasuar fansat me dhuratën e fundit që ka marrë…

Afrim Muçiqi: Politikë e poshtër, kemi mbet në dorën e analfabetëve

Showbiz 16 Nëntor, 2025

Këngëtari i muzikës popullore, Afrim Muçiqi në “Sol” në Klan Kosova ka folur për shtatën…

Dhurata superluksoze që Dafina Zeqiri mori nga bashkëshorti, “Rollc Roys” që kushton afro gjysmë milioni

Showbiz 14 Nëntor, 2025

Këngëtarja e njohur Dafina Zeqiri ka befasuar fansat me dhuratën e fundit që ka marrë…

Rita Ora në kujtimet e fëmijërisë në Pejë, bashkë me motren dhe vëllain

Showbiz 14 Nëntor, 2025

Këngëtarja e mirënjohur me prejardhje nga Kosova, Rita Ora, është një nga emrat më të…

Dhurata superluksoze që Dafina Zeqiri mori nga bashkëshorti, “Rollc Roys” që kushton afro gjysmë milioni

Showbiz 14 Nëntor, 2025

Këngëtarja e njohur Dafina Zeqiri ka befasuar fansat me dhuratën e fundit që ka marrë…

© 2025 - 2026 Tv News.
  • Ballina
  • Maqedoni
  • Rajoni
  • Botë
  • Opinion
  • Sport
  • Showbiz
  • Lifestyle
  • Diaspora
  • Kulturë
  • Emisione
  • Emisione Fetare

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.