Close Menu
TV NewsTV News
  • Ballina
  • Maqedoni
  • Rajoni
  • Botë
  • Opinion
  • Sport
  • Showbiz
  • Lifestyle
  • Diaspora
  • Kulturë
  • Emisione
  • Emisione Fetare
Lajmet e fundit

Aksident në aksin e vjetër Levan-Mifol, makina përfundon në kanal, tre të plagosur – faxweb

12 Gusht, 2025

30 vatra aktive, Shqipëria përballet me zjarret. Ja zonat problematike! – faxweb

12 Gusht, 2025

GJKKO cakton datën, kur do shqyrtohet kërkesa e Ilir Metës për liri

12 Gusht, 2025
Facebook X (Twitter) Instagram
Lajmet e fundit:
  • Aksident në aksin e vjetër Levan-Mifol, makina përfundon në kanal, tre të plagosur – faxweb
  • 30 vatra aktive, Shqipëria përballet me zjarret. Ja zonat problematike! – faxweb
  • GJKKO cakton datën, kur do shqyrtohet kërkesa e Ilir Metës për liri
  • 4 shenjat e horoskopit që nuk dinë t’i shpëtojnë trishtimit
  • Balluku inspekton punimet për ndërtimin e aksit Berat-Ballaban: I aksesueshëm brenda këtij viti!
  • Balotelli: “Ëndrra, të luaj në Real Madrid, pendimi Barcelona dhe pse karriera s’ka mbaruar”
  • SHBA i pezullon për 90 ditë tjera tarifat treshifrore tregtare ndaj Kinës
  • Policia Rrugore e Dibrës, 469 masa administrative në një javë – faxweb
  • Impressum
  • Marketing
  • Kontakt
Facebook X (Twitter) Instagram
TV NewsTV News
E martë, 12 Gusht
  • Ballina
  • Maqedoni
  • Rajoni
  • Botë
  • Opinion
  • Sport
  • Showbiz
  • Lifestyle
  • Diaspora
  • Kulturë
  • Emisione
  • Emisione Fetare
TV NewsTV News

“Ping-pong” me qytetarët! VMRO-ja apo LSDM-ja fajtorë për çmimet e larta?

24 Dhjetor, 2024 Maqedoni
Shpërndaje
Facebook Twitter LinkedIn Pinterest Email

Partitë politike në vend, LSDM dhe VMRO-DPMNE, vazhdojnë të shkëmbejnë akuza për inflacionin dhe rritjen e çmimeve që kanë rënduar standardin jetësor të qytetarëve. Në kumtesën e saj, LSDM thekson se çmimet e produkteve bazë janë rritur në qiell dhe as dy paga minimale nuk mjaftojnë për të përmbushur nevojat themelore të një familjeje katëranëtarëshe. Nga ana tjetër, VMRO-DPMNE e kundërshton këtë pretendim, duke theksuar se inflacioni dyshifror është pasojë e politikave të socialdemokratëve, të cilët, sipas tyre, rritën pagat e funksionarëve ndërsa lanë qytetarët të përballen me krizën.

LSDM

“Ushqimi është shumë i shtrenjtë, çmimet e produkteve bazë po rriten në qiell. Nga shporta e Vitit të Ri përveç tregtarëve nuk përfitojnë qytetarët. Të dhënat e fundit tregojnë se shporta minimale sindikale për muajin dhjetor është rritur për 840 denarë dhe arrin në 62.861 denarë. Nuk mjaftojnë as dy paga minimale për nevojat themelore të njerëzve”

Kundërpërgjigjen nga VMRO-DPMNE-ja. Sipas partisë në pushtet, LSDM-ja ishte kreatori i inflacionit dyshifror që goditi standardin e qytetarëve. VMRO-DPMNE rikujton se socialdemokratët rritën pagat e funksionarëve kurse I ulën të punëtorëve.

VMRO-DPMNE

“Tani u liruan çmimet e mbi 1.100 produkteve dhe kjo do të vazhdojë. LSDM-ja në këtë mënyrë po tregon se është kundër zbritjes së çmimeve për qytetarët. Institucionet shtetërore do të dalin në terren dhe duhet t`i dënojnë të gjithë ata që përfitojnë në kurriz të qytetarëve. Ky është dallimi me funksionimin e ligjeve tani dhe në kohën e LSDM-së”

Ndryshe, për nevojat themelore, një familjeje katëranëtarëshe, gjatë dhjetorit, nevojiten 62.861 denarë. Sipas Lidhjes së Sindikatave të Maqedonisë, shporta minimale sindikale është rritur për 840 denarë krahasuar me nëntorin.

Sindikatat shfaqin shqetësime për shkak se tregtarët e kanë shfrytëzuar periudhën para hyrjes në fuqi të aksionit të fundit dhe sic thonë, është evidente se kanë rritur cmimet./ Televizioni News

Lexuar: 86

Lajme të ngjashme

Monika Salihu mohon raportimet se babai i saj, Aziz Salihu, ka vdekur

Ali Ahmeti kujton Bekim Berishën – Abeja dhe shokët e tij të rënë për liri

Shpallja e zgjedhjeve, ja çfarë ndalohet në Maqedoninë e Veriut

BDI, Mickoskit: Kandidatët dhe fituesit, duhet të jenë të pëlqyer nga populli

Minçev, Damjanovskit: Mos e përfshini Crvenkovskin në përpjekjet e kota për ta bërë Kostovskin kryetar të Kumanovës

Ahmeti: Angazhimi i Bujar Osmanit në krye të OSBE-së ishte përpjekje për ta shpëtuar organizatën nga “arkivoli”

showbiz

Cristiano Ronaldo i propozon martesë Georgina Rodriguez

Showbiz 11 Gusht, 2025

Georgina Rodriguez ka ndarë me publikun një moment shumë të veçantë në jetën e saj…

‘E kemi mbyll me të’, flet nusja pas raportimeve për rrahjen e Shpatit

Showbiz 11 Gusht, 2025

Këngëtari i njohur Shpat Kasapi ka qenë në qendër të një furie mediatike këto ditë,…

Gjesti largoi nga shoqëria mikun e vjetër! – ‘Ai është njeri i mirë, po fama e ndryshoi’

Showbiz 11 Gusht, 2025

Është kthyer në temë diskutimi  shoqëria “e thyer” e Gjestit me Petro Gojanin. Gojani në…

Kjo është bashkëshortja e aktorit që e luan rolin e “Tevides”

Showbiz 11 Gusht, 2025

Aktori i njohur dhe shumë i dashur për publikun, Butrint Lumi, vazhdon të rrëmbejë zemrat…

Horoskopi, e hënë 11 gusht 2025

Showbiz 11 Gusht, 2025

Sot, deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës, Sala Jashari, i ka dhënë fund beqarisë duke…

© 2025 - 2026 Tv News.
  • Ballina
  • Maqedoni
  • Rajoni
  • Botë
  • Opinion
  • Sport
  • Showbiz
  • Lifestyle
  • Diaspora
  • Kulturë
  • Emisione
  • Emisione Fetare

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.