Pesë emigrantë nga Siria janë gjetur këtë fundjavë në fshatin Reçicë të Kumanovës.
– Me datë 23.11.2024 në ora 20:15 në fshatin Reçicë të Kumanovës, nga ana e zyrtarëve policorë nga SPB Kumanovë janë gjetur pesë persona mërgimtarë nga Siria, njofton MPB.
Siç shtojnë nga atje, personat janë transferuar në Qendrën Transitore “Tabanoc” për procedurë të mëtutjeshme.