Me rezultatet që Gazmend Iseini arriti si trajner i ekipit të futsallit të “MKK Forza”, ky njohës i mirë i futbollit këtë vit fitoi një kurorë të dyfishtë, pra fitoi edhe kampionatin shtetëror edhe Kupën e Maqedonisë, duke u bërë automatikisht më i miri trajner sportiv, në qytet dhe në shtet.
Edhe pse trajneri Iseini është ende relativisht i ri për rolin e trajnerit të futbollit, në një periudhë shumë të shkurtër kohore, me vizionin dhe njohuritë e tij për futbollin si trajner, arriti suksese të mëdha, të cilat as lojtarët tanë eminentë, nuk i kanë arritur këtë vit – pra trajnerët vendas me cilësi më të lartë.
Me titullin kampion në Ligën e Futsalit të Maqedonisë, Gazmendi me skuadrën e tij “MKK Forca”, siguroi automatikisht një vend në Ligën e kampionëve të Evropës, ku së fundi mori pjesë në turneun e fortë në Beograd, në garë me katër skuadra, ndër të cilat skuadrat mikpritëse Serbia, skuadra e “FON Banjica”, si dhe kampionët e Holandës – “Roermond” dhe të Letonisë – skuadra e “Rigës”.
Fjala vjen, në turneun e Beogradit vendin e parë e fitoi skuadra e “Rigës” nga Letonia, e cila siguroi një pozitë të mëtejshme në Ligën e Kampionëve dhe për të cilën si skuadër, përveç cilësisë së përbërjes së saj, që performojnë edhe pesë ndërkombëtarë cilësorë brazilianë, është karakteristik edhe se ka një buxhet financiar tepër të madh për ecurinë në ligën e futsallit.
Sa i përket paraqitjes së ekipit tonë në Ligën e Kampionëve, pavarësisht rezultatit të keq të turneut në Beograd, përfitim i një eksperience më shumë ndërkombëtare mbetet për lojtarët, që sigurisht do të thotë shumë për “Forzën”. Sidoqë të jetë, trajneri Gazmend Iseini, me rezultatin që ka arritur këtë vit me ekipin e futsallit të “MKK Forza”, duke fituar një kurorë të dyfishtë në kampionatin vendor, pra kampionatin dhe kupën e Maqedonisë, që tani mund ta shpallim trajnerin e vitit në qytetin tonë. Burimi: “Plostad” TD