Ofendimet në bazë nacionale sërish janë pjesë e futbollit vendor. Një situatë e tillë u regjistrua në sfidën e javës së 15-të të Ligës së Parë Futbollistike të Maqedonisë, kur u takuan Pelisteri dhe Shkëndija. Tifo grupi i skuadrës vendase, e njohur me emrin “Çkembari” në disa minuta para përfundimit të ndeshjes, ka brohoritur “dhoma gazi për shqiptarët”, pas së cilës i është bashkuar edhe pjesë tjetër e tifozëve në stadiumin në Manastir. Kjo ka sjell reagim të skuadrës mysafire, e cila ka reaguar te delegati i ndeshjes dhe vërejtja e tyre është shënuar në procesverbalin e ndeshje. Ndeshja u ndërpre për disa minuta ndërsa nikoqirët përmes altoparlantit i kërkuan publikut të ndërpresin brohoritjet nacionaliste. Ndryshe, pas 90 minutash loje në terrenin e gjelbër, skuadra e Shkëndijës shënoi fitore minimale me 1-0, falë golit të Ramadanit. /Alsat.mk
Lajmet e fundit:
- VV: Numri i kontratave të negociuara për ministri ka pësuar rënie krahasuar me vitin 2019
- Dështon mocioni për shkarkimin e presidentit të Koresë së Jugut
- Blerina shfaqet mahnitëse në foton e saj më të re
- Vetaksident në Istog, lëndohet vozitësi
- Zeqirija Ibrahimi: Jam i sigurt se kush i fiton zgjedhjet lokale në Saraj?!
- 7 kallëzime penale për “shverc” në vendkalimin “Tabanoc”
- Arrestohet një shtetas i Ukrainës, ua ofroi 50 euro ryshfet policëve në Vërmicë
- Shpërthim në Hagë, raportohet për disa të lënduar
E shtunë, 7 Dhjetor