Lëvizja Besa sonte ka shënuar 10 vjetorin e themelimit. Kryetari i kësaj partie, Bilall Kasami, duke folur për krijimin e VLEN-it, tha se ata kanë harruar gjitha ndasitë dhe keqkuptimet për shkak se interesi primar është ai i qytetarëve.
Ai tha se koalicioni VLEN është një mision i përbashkët mes subjekteve, për të rikthyer çështjen shqiptare aty ku e ka vendin.
“Ne u bëmë bashkë që çështjen shqiptare ta kthejmë në institucione, atëherë kur BDI harroi se erdhi në pushtet mbi gjakun e shumë dëshmorëve, mbi shkatërrimin e pasurive të shumë shqiptarëve dhe nuk erdhi në pushtet për të bërë para, nuk erdhi në pushtet për të ushtruar pushtet mbi shqiptarët, por edhe në pushtet për t’ju shërbyer shqiptarëve”, tha Kasami, raporton SHENJA.
Kasami tha se sot janë të bashkuar në koalicion që të tregojnë se ja vlejti të jenë bashkë më Afrimin, me Izetin, me Arbenin dhe me Bekimin.
Kryetari i Tetovës, Kasami falënderoi gjithë aktivistët e Lëvizjes BESA, për atë që kanë arritur që këtë dekad, ta festojnë bashkë si koalicion VLEN.
Lajmet e fundit:
- “100 vjetori i urdhërit të Skënderbeut”, Rama dekoron me medaljen e Heroit Kombëtar, Artan Lamen dhe Filip Rrumbullakun
- Zgjedhja e kreut të ri të SPAK, ambasada britanike: Hap i rëndësishëm në përparimin e Shqipërisë për forcimin e shtetit të së drejtës dhe luftës kundër korrupsionit
- Nesër nisin punimet për mbulimin e tribunave dhe ndriçimin e stadiumit “Zahir Pajaziti”
- Mbrojtja e fëmijëve, prioritet i Kuvendit: Konstituohet grupi vullnetar parlamentar “Miqtë e Fëmijëve”
- Historike në Bundesliga, një grua merr drejtimin e skuadrës së Leipzig
- Zgjedhja e kreut të ri të SPAK, Gonzato: Kam besim se KLP do tregojë nivel të lartë përgjegjshmërie
- Kurti pret në takim drejtuesit dhe lojtarët e Dritës: Mirënjohje për përfaqësimin dinjitoz!
- U bë e njohur në serialin “Nusja me shkollë”, por ja ku e kemi pa më herët Valbonen e Valdetit
E mërkurë, 10 Dhjetor

