Kandidati i republikanëve, Donald Trumpit është zgjedhur president i ri i Shteteve të Bashkuara të Amerikës [SHBA]. Ai ka siguruar pragun prej 270 vendeve të fituara karshi kundër kandidates demokrate, Kamala Harris.
Trump ka fituar disa prej vendeve si Pensilvaninë, Karolina e Veriut, Gjeorgjia, Michigan, Wisconsin, Nevada, Arizona etj.
Në fjalimin para shpalljes së fitores, Trump ka dalë para turmës bashkë me stafin dhe kandidatin republikan për zëvendëspresident.
Kandidati republikan për president i SHBA-së, Donald Trump, ka folur para mbështetësve të tij në Palm Beach, Florida, derisa atij i duhen edhe tri vota elektorale për t’u zgjedhur president.
Afër tij janë familjarët dhe pjesëtarë të ekipit politik, përfshirë të nominuarin për nënpresident, J.D.Vance.
Ai ka thënë para mbështetësve se kjo ka qenë lëvizja më e madhe politike në historinë amerikane.
“Faleminderit të gjithëve, kjo është e mrekullueshme. Kjo është një lëvizje që askush nuk e ka parë më parë. Kjo është lëvizja më e madhe politike e të gjitha kohërave. Nuk ka pasur kurrë një lëvizje si kjo në Amerikë. Dhe tani do të arrijë një nivel të ri. Ne do të shërojmë Amerikën. Ne do të rregullojmë çdo gjë në vendin tonë për mbështetjen e tyre. Unë do të luftoj për ju, familjet tuaja, të ardhmen tuaj. Nuk do të ndalem derisa të sjellim një Amerikë të fortë dhe të begatë. Kjo do të jetë një epokë e artë për Amerikën. Ne do t’ju bëjmë krenarë dhe të lumtur. Unë dua që një ditë të shikoni prapa dhe të jeni krenarë që keni votuar për këtë grup njerëzish pas meje”, ka thënë Trump.
Trump ka thënë më tej se kjo do të jetë “epoka e artë” për Amerikën.
Ndryshe, Partia Republikane ka fituar shumicën në Senatin e Shteteve të Bashkuara, duke e rikthyer kontrollin e kësaj dhome të Kongresit për herë të parë në katër vitet e fundit, raportoi agjencia “Associated Press”.
Kjo fitore shënon një moment të rëndësishëm për republikanët, të cilët tani do të kenë një ndikim më të madh në politikën amerikane, përfshirë aprovimin e kabinetit të presidentit të ri dhe përzgjedhjen e gjyqtarëve të Gjykatës Supreme në rast të ndonjë vendi të lirë.
Ky zhvillim ka implikime për qeverisjen e ardhshme, duke i dhënë Partisë Republikane një rol vendimtar në proceset legjislative dhe të konfirmimit. Ndërkohë, rezultati për kontrollin e Dhomës së Përfaqësuesve mbetet i pasigurt, pasi garat për më shumë se 100 ulëse ende nuk janë përmbyllur.
Për zgjedhjen e tij president, ka marrë shumë urime nga liderët botëror.