Një burrë ëshët arrestuar të dielën si i dyshuar për dhunimin e një gruaje në Pejë.
Siç ka njoftuar Policia e Kosovës, i dyshuari me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.
Ndërsa, viktima është dërguar për ekzaminim mjekësor.
“Pejë/ 03.11.2024-NN. Lidhur me rastin është arrestuar një i dyshuar mashkull kosovar i cili pas intervistimit me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje, ndërsa viktima femër kosovare është dërguar për ekzaminim mjekësor”, thuhet në raportin 24-orësh të PK-së.
Po ashtu, në raportin e Policisë dyshohet edhe për një rast tjetër dhunimi.
Rasti tjetër ka ndodhur në Prishtinë, ku policia në bashkëpunim me prokurorinë është duke bërë hetime.
“Lidhur me rastin e lartcekur Policia e Kosovës në bashkëpunim me prokurorinë kompetente është duke bërë hetime intensive. Me vendim të prokurorit viktima femër kosovare është dërguar për ekzaminim mjekësor”, thuhet në njoftim.