Kreu i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Lumir Abdixhiku, ka publikuar një video nga fushata e zgjedhore e kaluar e kryeministrit aktual, Albin Kurti, në të cilën premtonte se do ta trajtojë sportin si një prioritet shtetëror.
Në video, Kurti shprehte angazhimin për ndërtimin e një qendre multifunksionale afër kryeqytetit, e cila do të përfshijë një stadium të ri nacional dhe një program të ri për mbështetje financiare për shkollat e sportit.
Abdixhiku e përmendi këtë për të rikujtuar qytetarët për premtimet që nuk janë realizuar dhe për të theksuar se ndryshimi është i nevojshëm për sportin në Kosovë.
“Në këtë të diel sportive, le të kujtojmë çfarë u tha e çfarë s’u bë në sport! Ndryshimi, i domosdoshëm, po vjen!”, ka shkruar Abdixhiku në Facebook.