Close Menu
TV NewsTV News
  • Ballina
  • Maqedoni
  • Rajoni
  • Botë
  • Opinion
  • Sport
  • Showbiz
  • Lifestyle
  • Diaspora
  • Kulturë
  • Emisione
  • Emisione Fetare
Lajmet e fundit

Rahoveci, kampion i Kosovës për herë të dytë në hendboll

23 Maj, 2025

Përfitimet që merrni nëse pini ujë me stomakun bosh

23 Maj, 2025

Ten Hag refuzon rikthimin te Ajax

23 Maj, 2025
Facebook X (Twitter) Instagram
Lajmet e fundit:
  • Rahoveci, kampion i Kosovës për herë të dytë në hendboll
  • Përfitimet që merrni nëse pini ujë me stomakun bosh
  • Ten Hag refuzon rikthimin te Ajax
  • Arifi: Vetëm 2% e figurave të ASH-së e mbështesin Taravarin
  • Fuqia e VLEN në qeveri sjell zgjidhje për ndotjen mjedisore në vendbanimet shqiptare
  • Prishtina triumfon në finalen e madhe ndaj Llapit, kurorëzohet me trofeun e Kupës
  • Ministri Limani takoi ambasadorin e Katarit
  • Presidentja Osmani nga Zvicra: Zemra e Kosovës rreh me ritmin e mërgatës
  • Impressum
  • Marketing
  • Kontakt
Facebook X (Twitter) Instagram
TV NewsTV News
E premte, 23 Maj
  • Ballina
  • Maqedoni
  • Rajoni
  • Botë
  • Opinion
  • Sport
  • Showbiz
  • Lifestyle
  • Diaspora
  • Kulturë
  • Emisione
  • Emisione Fetare
TV NewsTV News

‘Stërvitja’ e Barcelonës në Santiago Bernabeu përfundon me turpërimin e Real Madridit – Mbappe ishte fytyra tragjike

26 Tetor, 2024 Sport
Shpërndaje
Facebook Twitter LinkedIn Pinterest Email

Barcelona ka triumfuar 4-0 përballë Real Madridit në El Clasicon e zhvilluar në kuadër të javës së 11-të në La Liga.

Ndeshjen më mirë e nisën Los Blancos, duke krijuar më shumë dominim, por edhe shanse për gol.

Rasti i parë serioz u krijua nga Vinicius Junior në minutën e 23-të, por që goditja e tij nga afër përfundoi jashtë.

Në minutën e 30-të, Kylian Mbappe mendoi se kishte shënuar, mirëpo VAR-i e anuloi për pozicion jashtë loje.

Barcelona po ashtu kishte momentet e saj me anë të Lamine Yamal, Raphinhas dhe Inigo Martinez, por që të tre nuk i shfrytëzuan rastet.

45 minutat e parë përfunduan pa gola, por pjesa e dytë ishte spektakolare nga Blaugranasit.

Robert Lewandowski kaloi Barcelonën në epërsi kur shënoi në minutën e 54-të me një asistim të Marc Casados.Dy minuta më vonë, sulmuesi polak e dyfishoi epërsinë për mysafirët, me një asistim të Alejandro Baldes.Edhe Lamine Yamal hyri në listën e realiztaorëve, ku shënoi në minutën e 77-të nga një asistim i Raphinhas.Raphinha e vulosi fitoren e Barcelonës, kur shënoi për 4-0 në minutën e 84-të, duke baraboluar Andriy Luninin.

Mund të thuhet se Kylian Mbappe ishte fytyra tragjike e këtij El Clasico, pasi plotë tetë herë ishte në pozicion jashtë loje, duke mos arritur ta dëshmojë vlerën e tij.

Me këtë fitore, Barcelona vazhdon si lidere me 30 pikë, gjashtë më shumë se Real Madridi.

Në xhiron e 12-të, katalunasit do të takohen me Espanyolin, ndërsa Los Blancos do kenë punë me Valencian. /Telegrafi/

Lexuar: 163

Lajme të ngjashme

Rahoveci, kampion i Kosovës për herë të dytë në hendboll

Ten Hag refuzon rikthimin te Ajax

Prishtina triumfon në finalen e madhe ndaj Llapit, kurorëzohet me trofeun e Kupës

Neymar rikthehet te Santos mes shpresës dhe polemikave

Kjo është lista e lojtarëve të grumbulluar nga Batatina për finalen ndaj Prishtinës

Superkupa e Europës luhet në stadiumin e Udineses

showbiz

Adelina Ismaili vihet në siklet ndërsa pyetet nga dëgjuesi i radios se si i ka raportet me Leonora Jakupin?

Showbiz 21 Maj, 2025

Këngëtarja e njohur shqiptare, Adelina Ismaili, ka qenë e ftuar sot në emisionin “Radar” në…

Belgjika dhe Spanja kërkojnë hetim për manipulim votash pro Izraelit në Eurovision 2025

Showbiz 20 Maj, 2025

Eurovision 2025 është përfshirë në një skandal pas akuzave për manipulim votash që, sipas disa…

Dafina i bën ‘diss’ Elvanës dhe ‘lufta’ mesa duket sapo filloi

Showbiz 19 Maj, 2025

‘Lumja toka’ është kënga më e re e Elvana Gjatës. Ajo erdhi me motive tradicionale…

Shkodra Elektronike në Top 10 të Eurovision 2025: Donim të fitonim zemrat tuaja — dhe duket se ia dolëm

Showbiz 19 Maj, 2025

Pas një performance energjike që ndezi skenën e Eurovision 2025 në Bazel të Zvicrës, grupi…

Një muaj pas përfundimit të Big Brother VIP – Jozi dhe Loredana flasin për raportin e tyre

Showbiz 18 Maj, 2025

Në puntatën e parë të sezonit të ri të emisionit “Goca dhe Gra” i ftuar…

© 2025 - 2026 Tv News.
  • Ballina
  • Maqedoni
  • Rajoni
  • Botë
  • Opinion
  • Sport
  • Showbiz
  • Lifestyle
  • Diaspora
  • Kulturë
  • Emisione
  • Emisione Fetare

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.