Close Menu
TV NewsTV News
  • Ballina
  • Maqedoni
  • Rajoni
  • Botë
  • Opinion
  • Sport
  • Showbiz
  • Lifestyle
  • Diaspora
  • Kulturë
  • Emisione
  • Emisione Fetare
Lajmet e fundit

“I gjithë Izraeli është nën zjarr”, Irani nis hakmarrjen – e sulmon Izraelin me mbi 100 raketa

14 Qershor, 2025

“Me ndihmën e Zotit do ta mposhtim regjimin e Izraelit”, deklaron lideri suprem i Iranit

14 Qershor, 2025

Sulmi i Izraelit ndaj Iranit, anulohen fluturimet Tiranë-Tel Aviv

14 Qershor, 2025
Facebook X (Twitter) Instagram
Lajmet e fundit:
  • “I gjithë Izraeli është nën zjarr”, Irani nis hakmarrjen – e sulmon Izraelin me mbi 100 raketa
  • “Me ndihmën e Zotit do ta mposhtim regjimin e Izraelit”, deklaron lideri suprem i Iranit
  • Sulmi i Izraelit ndaj Iranit, anulohen fluturimet Tiranë-Tel Aviv
  • Polonia thotë se një avion rus shkeli hapësirën e saj ajrore
  • Marrëveshje, të dënuarit nga Specialja do t’i vuajnë dënimet në Belgjikë
  • ‘Ne dinim gjithçka’, i thotë Trump Reuters-it në lidhje me sulmet e Izraelit ndaj Iranit
  • Koci: Politikanët po shfrytëzojnë zbrazëtitë juridike të Kushtetutës së Kosovës
  • E kryer: Kreshnik Bahtiri largohet nga Prishtina e Re
  • Impressum
  • Marketing
  • Kontakt
Facebook X (Twitter) Instagram
TV NewsTV News
E shtunë, 14 Qershor
  • Ballina
  • Maqedoni
  • Rajoni
  • Botë
  • Opinion
  • Sport
  • Showbiz
  • Lifestyle
  • Diaspora
  • Kulturë
  • Emisione
  • Emisione Fetare
TV NewsTV News

Orari dimëror i fluturimeve,nga aeroporti i Shkupit në 44 destinacione, ndërsa deri në katër destinacione nga Ohri

26 Tetor, 2024 Maqedoni
Shpërndaje
Facebook Twitter LinkedIn Pinterest Email

Me orarin e ri dimëror të fluturimit , i cili hyn në fuqi në mesnatë, 14 linja ajrore do të fluturojnë nga Aeroporti Ndërkombëtar i Shkupit në gjithsej 37 destinacione të rregullta dhe në shtatë destinacione çarter, ose gjithsej 44 destinacione nga Aeroporti Ndërkombëtar i Shkupit. Nga Aeroporti i Sh. Apostulli Pali Ohër, ndërkohë, tre aviokompani do të fluturojnë në katër destinacione.

Nga operatori i aeroportit TAV Maqedoni informojnë se në përputhje me njoftimet dhe informacionin e marrë nga aviokompanitë, nga Aeroporti Ndërkombëtar i Shkupit do të operojnë: Aegean Airlines, Air Serbia, Ajet, Austrian Airlines, Chair Airlines AG, Croatia Airlines, Edelweiss, Lot Polish Airlines, Lufthansa, Pegasus Airlines, SunExpress, Turkish Airlines dhe Wizz Air. Ata do të fluturojnë në destinacionet: Antalia, Athinë, Bazel-Miluz, Beograd, Berlin, Bolonjë, Bratisllavë, Bremen, Bruksel Sharleroa, Budapest, Dortmund, Ajndhoven, Frankfurt, Friedrihshafen, Geteborg, Hamburg, Stamboll, Izmir, Karlsruhe, Larnaka, Lubjanë, Londër Luton, Malme, Maltë, Milan Malpensa, Mynih Memmingen, Nirnberg, Oslo Sandefjord, Paris Bove, Romë Fiumiçino, Salcburg, Sarajevë, Venecia Trevizo, Vjenë, Zagreb, Cyrih, Varshavë. Aviokompania e 14-të është Freebird, e cila do të kryejë fluturime çarter për në/nga Aeroporti i Shkupit për në/nga Hamburg/Hanover, Mynih/Shtutgart, Berlin/Lajpcig, Mançester/Londër, Paris, Lion/Marsejë, Diseldorf/Frankfurt. Përveç kësaj, më shumë se pesë destinacione fluturojnë më shumë se një aviokompani:  Antalia (Pegasus dhe Sunexpress), Frankfurt (Lufthansa në Aeroportin e Frankfurtit dhe Wizz Air në Aeroportin Han), Stamboll (Turkish Airlines në Aeroportin iGA; Pegasus dhe AJet në Aeroportin Sabiha Gokçen), Izmir (Pegasus dhe Sunexpress) dhe Cyrih (Edelweiss dhe Chair Airlines).

Nga Aeroporti i Ohrit Sh. Apostulli Pali, Wizz Air, Chair Airlines dhe Edelweiss do të fluturojnë përkatësisht në Vjenë, Memingen, Dortmund dhe Cyrih.

Orari dimëror i fluturimit për Aeroportin e Ohrit është identik me orarin dimëror të fluturimeve të vitit të kaluar, 2023/2024. Për aeroportin e Shkupit vitin e kaluar, sezoni dimëror kishte 13 aviokompani që fluturonin në 42 destinacione, tani ka 14 aviokompani që operojnë në 44 destinacione duke përfshirë fluturime çarter.

Me thirrjen e fundit për subvencionimin e linjave ajrore vitin e ardhshëm, do të mund të udhëtohet nga aeroportet maqedonase në Dubai dhe Barcelonë, destinacione që po ripërtërihen, si dhe në Lion, Shtutgart, Bazel dhe Stamboll.

Nga aeroporti i Shkupit nga 30 marsi, dy herë në javë do të ketë fluturime Shkup-Dubai-Shkup, si dhe Shkup-Barcelonë-Shkup nga 30 qershori,  nga e cila datë tre herë në javë do të ketë fluturime në relacionin Shkup-Lion-Shkup dhe Shkup-Shtutgard-Shkup.

Në Aeroportin e Ohrit, risi janë linjat Ohër-Bazel-Ohër, që do të shërbehet dy herë në javë, dhe linja e rregullt Ohër-Stamboll-Ohër (nga 30 marsi), e cila do të fluturojë katër herë në javë.

“Wizz Air” do të kryejë fluturime në Shtutgart, Bazel, Barcelonë dhe Lion, “Fllaj Dubai” në Dubai, ndërsa “Turkish Airlines” për në Stamboll. Ata do të marrin subvencione nga 12 euro për pasagjer pas mbërritjes në Aeroportin e Ohrit dhe 9 euro për pasagjer pas mbërritjes në Aeroportin e Shkupit.

“Këto gjashtë destinacione janë lajm i mrekullueshëm për qytetarët e Maqedonisë. Lidhjet e drejtpërdrejta me Dubain, Barcelonën, Shtutgartin, Lionin, Bazelin dhe Stambollin janë lajme të mrekullueshme që do të sjellin turistë të rinj të shumtë dhe udhëtime më të lehta për qytetarët e Maqedonisë”, tha Ministri i Transportit dhe Lidhjeve Aleksandar Nikolloski në konferencë për media dje, duke publikuar epilogun e thirrjes.

Me gjashtë linjat e reja, priten 200.000 pasagjerë shtesë përmes aeroporteve maqedonase.

Efektet pozitive nga subvencionet nga thirrja pret edhe operatori i aeroportit, me rritjen e numrit të destinacioneve të reja.

“Për operatorin e aeroportit TAV Maqedoni, si filial i aeroporteve TAV, modeli për subvencionimin e fluturimeve të linjave të reja ajrore në destinacionet e reja nga aeroportet e Shkupit dhe Ohrit është plotësisht i pranueshëm dhe sipas vlerësimeve, këto subvencione do të ishin mundësi e shkëlqyer dhe do të kishin efekt të madh në rritjen e numrit të destinacioneve të reja, tërheqjen e linjave të reja ajrore për të operuar nga aeroportet e Shkupit dhe Ohrit dhe rrjedhimisht rritjen e numrit të pasagjerëve në aeroportet dhe turistët në vend”, deklaruan për Agjencionin Informativ të Maqedonisë nga filiali i aeroporteve TAV në shtet.

Siç njoftoi Nikolloski, Ministria e Transportit dhe Lidhjeve është në proces të përgatitjes së thirrjes së dytë që duhet të publikohet në fund të nëntorit dhe të miratojë destinacione të reja.

Lexuar: 217

Lajme të ngjashme

Dr. Zekirja Shaini, specialisti i mushkërive të bardha nga Sllupçani që ndihmon pacientët hallexhinj

Asanovska godet Arsovskën: Kryeqyteti po mbulohet nga mbeturinat, ndërsa ne presim një autobus!

Mexhiti: Shkupi, qendër rajonale për tranzicionin energjetik

Azizi: Fronti Evropian e shfrytëzoi përkatësinë etnike për të shmangur përgjegjësinë e humbjes

Bekim Neziri dhe Driton Kuçi janë ministrat për të cilët është ndalur procedura për Koçanin

Zëvendësministrja Kaltrina Zekolli: Loja e tyre ka marrë fund

showbiz

“Frymëzim, ndryshim”- Edona Llalloshi pozon e buzëqeshur pranë Albin Kurtit dhe Sabri Fejzullahut

Showbiz 12 Qershor, 2025

Këngëtarja njëherësh deputete në Kuvendin e Kosovës, Edona Llalloshi, ka ndarë me ndjekësit e saj…

Një bashkëpunim magjik, Bujar Mustafa dhe Adelina Spahija publikojnë këngën “Arabe”

Showbiz 8 Qershor, 2025

Dy emra të njohur të skenës muzikore, Bujar Mustafa dhe Adelina Spahija, vijnë me një…

Horoskop ditor, 8 qershor 2025

Showbiz 8 Qershor, 2025

Big Mama pothuajse prej dy muajsh ndodhet në izolim, si pjesë e spektaklit Ferma VIP.…

Noizy dhe Era godasin me “Kitty”

Showbiz 3 Qershor, 2025

Noizy dhe Era Istrefi kanë publikuar këngën e tyre më të re. Super bashkëpunimi mban…

“Nga shtrëngimi që më ka bërë në fyt, nuk munda të ha për një javë” – rrëfimi prekës i Big Mamës për dhunën që përjetoi nga ish-partneri

Showbiz 27 Maj, 2025

Big Mama pothuajse prej dy muajsh ndodhet në izolim, si pjesë e spektaklit Ferma VIP.…

© 2025 - 2026 Tv News.
  • Ballina
  • Maqedoni
  • Rajoni
  • Botë
  • Opinion
  • Sport
  • Showbiz
  • Lifestyle
  • Diaspora
  • Kulturë
  • Emisione
  • Emisione Fetare

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.