Hetuesit e Inspektoratit Policor të Kosovës (IPK) kanë arrestuar mbrëmë(e premte) një zyrtar policor në Pejë me dyshimin se ai ka kryer veprën penale të ngacmimit seksual.
Sipas njoftimit të IPK-së thuhet se me vendim të prokurorit kompetent, zyrtarit të dyshuar i është caktuar masa e ndalimit për 48 orë.
IPK si pjesë e procedurave administrative për zyrtarin e dyshuar ka rekomanduar Policisë së Kosovës edhe suspendimin e tij.
Tutje në njoftim thuhet se IPK mbetet i përkushtuar drejt mbajtjes së standardeve të larta të integritetit brenda institucioneve të sigurisë publike përderisa “hetuesit e IPK-së pritet të ndërmarrin edhe veprime të tjera hetimore drejt ndriçimit të të gjitha rrethanave të këtij rasti”.