Close Menu
TV NewsTV News
  • Ballina
  • Maqedoni
  • Rajoni
  • Botë
  • Opinion
  • Sport
  • Showbiz
  • Lifestyle
  • Diaspora
  • Kulturë
  • Emisione
  • Emisione Fetare
Lajmet e fundit

Thaqi: Plisat i falënderoj përzemërsisht, Prishtina vitin e ardhshëm do të jetë flakë

23 Maj, 2025

Rahoveci, kampion i Kosovës për herë të dytë në hendboll

23 Maj, 2025

Përfitimet që merrni nëse pini ujë me stomakun bosh

23 Maj, 2025
Facebook X (Twitter) Instagram
Lajmet e fundit:
  • Thaqi: Plisat i falënderoj përzemërsisht, Prishtina vitin e ardhshëm do të jetë flakë
  • Rahoveci, kampion i Kosovës për herë të dytë në hendboll
  • Përfitimet që merrni nëse pini ujë me stomakun bosh
  • Ten Hag refuzon rikthimin te Ajax
  • Arifi: Vetëm 2% e figurave të ASH-së e mbështesin Taravarin
  • Fuqia e VLEN në qeveri sjell zgjidhje për ndotjen mjedisore në vendbanimet shqiptare
  • Prishtina triumfon në finalen e madhe ndaj Llapit, kurorëzohet me trofeun e Kupës
  • Ministri Limani takoi ambasadorin e Katarit
  • Impressum
  • Marketing
  • Kontakt
Facebook X (Twitter) Instagram
TV NewsTV News
E premte, 23 Maj
  • Ballina
  • Maqedoni
  • Rajoni
  • Botë
  • Opinion
  • Sport
  • Showbiz
  • Lifestyle
  • Diaspora
  • Kulturë
  • Emisione
  • Emisione Fetare
TV NewsTV News

“Ndryshimet Kushtetuese”, përgatitet ide për zgjidhje të bllokadës

8 Tetor, 2024 Maqedoni
Shpërndaje
Facebook Twitter LinkedIn Pinterest Email

Qeveria punon në një propozim konkret për të gjetur zgjidhje për zhbllokim të procesit të integrimit mirëpo nuk zbardh asnjë detaj nga përmbajtja. Ministri për çështje evropiane Orhan Murtezani sqaroi se nuk ka një zgjidhje pa ndryshimet kushtetuese por përpjekja që bëhet është që të mbrohet procesi pas ndryshimeve kushtetuese. Murtezani thotë se ideja e ndryshimeve kushtetuese me zbatim të prolonguar nuk është hedhur poshtë por as nuk shihet me optimizëm nga Brukseli.

“Ai propozim nuk shihet me optimizëm të madh në Bruksel megjithatë as nuk hidhet poshtë tërësisht. Mendoj se duhet të mbetemi në gjetjen e zgjidhjes që do të jetë i pranueshëm edhe nga partnerët tanë strategjik. Punohet për gjetjen e zgjidhjeve të reja të cilat janë në fazë të bisedimeve të brendshme në qeveri. Sigurisht se deri tani nuk kemi propozim final por edhe po të kishim, nuk do ta publikonim para përfundimit të zgjedhjeve në Bullgari”, deklaroi Orhan Murtezani, ministër për çështje evropiane.

Kryeministri Hristijan Mickoski një ditë më parë për MTV deklaroi se përgatitet letër me ide për zgjidhje që do të niset në adresë të Brukselit. Ai tha se Bullgaria duhet të vendosë nëse kërkon zgjidhje bilaterale me Shkupin ose nëse çështja duhet të zgjidhjet në nivel të BE-së.

“Të gjitha mjetet do t’i shfrytëzojmë që të arrijmë deri te qëllimi. Duhet ta përshkruajmë rrugën. Tani dëgjojmë porosi të ndryshme dhe kjo krijon pabesim dhe shqetësim. Nëse problemi është bilateral, në rregull, ta karakterizojmë si bilateral dhe kur të duan fqinjët tanë të ulemi në tavolinë. Nëse është multilateral, atëherë të ulemi me ata që mundet të ndihmojnë në këtë proces”, tha Hristijan Mickoski, kryeministër.

E ndërkohë, koalicioni VLEN në qeveri rikujton kushtin për afatin gjashtëmujor për zgjidhje, sipas Murtezanit, mbeten edhe dy muaj kohë por nuk paragjykon se çfarë mund të ndodhë më tej.

“Gjatë bisedimeve për formimin e qeverisë, ne si koalicion VLEN kemi dhënë një afat 6-mujor brenda të cilit qeveria duhet të dalë me propozim konkret për zgjidhje të problemit me ndryshimet kushtetuese. Tani jemi në muajin e katërt dhe pa skaduar ky afat nuk kemi pse e komentojmë”, tha Orhan Murtezani, ministër për çështje evropiane.

BE-ja ndau Maqedoninë e Veriut nga Shqipëria dhe kjo e fundit do të vazhdojë hapjen e kapitujve të negociatave. Vendi ngec, deri në zbatim të kushtit nga korniza negociuese, ndryshimet kushtetuese. /Alsat.mk

Lexuar: 159

Lajme të ngjashme

Arifi: Vetëm 2% e figurave të ASH-së e mbështesin Taravarin

Fuqia e VLEN në qeveri sjell zgjidhje për ndotjen mjedisore në vendbanimet shqiptare

Ministri Limani takoi ambasadorin e Katarit

Kaja Kallas nesër në Shkup, porosi nga BE

Edhe Bashkim Bakiu i del kundër Taravarit

Osmani, Mickoskit: Duhet të dëgjosh mesazhet e Costas dhe aleatëve të tjerë, nuk ka plan B

showbiz

Adelina Ismaili vihet në siklet ndërsa pyetet nga dëgjuesi i radios se si i ka raportet me Leonora Jakupin?

Showbiz 21 Maj, 2025

Këngëtarja e njohur shqiptare, Adelina Ismaili, ka qenë e ftuar sot në emisionin “Radar” në…

Belgjika dhe Spanja kërkojnë hetim për manipulim votash pro Izraelit në Eurovision 2025

Showbiz 20 Maj, 2025

Eurovision 2025 është përfshirë në një skandal pas akuzave për manipulim votash që, sipas disa…

Dafina i bën ‘diss’ Elvanës dhe ‘lufta’ mesa duket sapo filloi

Showbiz 19 Maj, 2025

‘Lumja toka’ është kënga më e re e Elvana Gjatës. Ajo erdhi me motive tradicionale…

Shkodra Elektronike në Top 10 të Eurovision 2025: Donim të fitonim zemrat tuaja — dhe duket se ia dolëm

Showbiz 19 Maj, 2025

Pas një performance energjike që ndezi skenën e Eurovision 2025 në Bazel të Zvicrës, grupi…

Një muaj pas përfundimit të Big Brother VIP – Jozi dhe Loredana flasin për raportin e tyre

Showbiz 18 Maj, 2025

Në puntatën e parë të sezonit të ri të emisionit “Goca dhe Gra” i ftuar…

© 2025 - 2026 Tv News.
  • Ballina
  • Maqedoni
  • Rajoni
  • Botë
  • Opinion
  • Sport
  • Showbiz
  • Lifestyle
  • Diaspora
  • Kulturë
  • Emisione
  • Emisione Fetare

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.