#SALI_MANI-PASAPORTA KULTURORE E TREVËS TONË MALËSI E MADHE NË MBARË TROJET SHQIPTARE E KUDO NË DIASPORË.
Me aktivitetin e gjithëditshëm të 20 Shtatorit 2024 të titulluar: “Akademi Përkujtimore” si dhe pjesmarrja e shumtë, përshëndetjet e referimet nga më të vlerta të personaliteve të artit e kulturës, prania e drejtuesve vendorë e të Qarkut, të mediave lokale, rajonale e kombëtare si dhe financimi e impenjimi maksimal i “Miqve të Sali Manit në Amerikë” me në krye të nderuarit bashkëmalësorë Luigj Gjokaj e Ndue Gjekaj e vëndosën Këngëtarin e Madhë #SALI_MANI përjetësisht në Altarin e Kulturës së Kombit Shqiptareaty ku janë e do mbetën gjithmonë korifejtë që dhanë në çdo kohë gjithçka për trojet tonae më gjërë. Ishte e do mbetët një datë historike jo vetëm për trevën tonë Malësi e Madhe por edhe për mbarë Viset Shqiptare e kudo nëpër botë ku jetojnë e punojnë shqiptarë ashtu siç do ndihen krenarë të gjithë familjarët e të afërmit tanë (ku edhe unë jam me patjetër pjesë e tyre) por edhe shokët e miqtë, kolegët e dashamirësit e Artistit të Merituar #Sali_Mani. Gjithë hapësira e programuar si tek Akademia dhe darka e organizuar ishte një atmosferë festive ku flitej vetëm për 80 vjetorin e lindjes së Sali Manit sepse të gjithë dëshironin ta kishin në mesin e tyre me poezitë e këngët, me çiftelinë e zërin e tij, me mirësinë e fjalët e arta që ai përcillte tek të gjithë e ku secili donte të fliste “me të” e për të siç kanë biseduar përherë kudo e kurdo ashtu si malësori me malësorin e shqiptari me shqiptarin këtue në Amerikë. Emocionet përhapëshin në gjithë hapësirën e Resort Deluxe (ku edhe u organizuar aktiviteti për gjithë ditën e të premtës) dhe përhapëshin tek çdo truall i yni e kudo në diasporën tonë. E kësaj nuk i shpëtoj as moderatorja e njohur e ekraneve televizive dhe spektakleve të mëdha e nderuara #Silvana_Braçe por dhe kritikët e kulturës, profesorët e muzikës, studiuesit e artit si Zef Çoba, Besiana Qani Mehmedi, Kadri Fikaj, Lifee Hasa etj. ku referimet e tyre krijuan një risi më vehte në mënyrën studimore e shkencore për çfarë ka kultivuar mendja e dora, stili interpretues e revolucionarizimi i çiftelisë si instrument folkorik i “atij” që na mblodhi aty. Ne veçse ndihemi të mahnitur për kulturën e përgjithëshme që e kishte karakterizuar e ku na e paraqitën me mjaft profesionalizëm të gjithë të lartpërmendurit sepse e tillë ishte formimi e inteligjenca që gëzonte i madhi SALI MANI.
Për të tilla merita dhjetravjeçare të tij në etno-kulturën malësore e shqiptare nuk mund të kalohej pa vlerësime duke filluar që nga vendlindja e tij Bashkia Malësi e Madhe ku me të drejtë nga vitin 2019 Këshilli Bashkiak e ka nderuar Sali Manin me Titullin e Lartë “Qytetarë Nderi” e që iu dorëzua po në këtë aktivitet nipit të tij nga Kryetari i Bashkisë Tonin Marinaj si dhe “Anëtarë Nderi” nga Shoqata Atdhetare Dukagjini e që u dorëzua nga Kryetari Ndue Sanaj dhe drejtuesja e sektorit të kulturës pranë kësaj shoqate #Viola_Shqau (Podja).
Nuk kishin si të mos jepnin opinionet e tyre gjatë akademisë në fjalë edhe nga këngëtarja e njohur dardane Shkurte Fejza, këngëtari i talentuar e mjaft i njohur #Shkodran_Tole njëkohësisht edhe Drejtor i Ansamblit të Këngëve e Valleve në Maqedoninë e Veriut etj.
Vetë prania nga gjitha trevat Shqiptare si: Nënkryetari i Parlamentit të Malit të Zi Nikollë Camaj, Kryetari i Komunës Tuz Lindon V. Gjelaj, Kryetari i Kuvendit Komunal Guci Bujar Hasangjekaj, Mehmet Bardhi nga Ulqini, Profesori Sehad Lulanaj, bashkëmalësori ynë në USA Dede Camaj, shokët e miqtë e ngushtë Ded Kol Miri Dedvukaj e Anton Ulaj, Administratori i AlbDreams Televizion Rush Dragu, gazetari Zef Pergega nipat e dy Heronjve të Mëdhenj Isa Boletinit dhe Hasan Prishtinës përkatësht Gazmend Boletini e Mehmet Prishtina, si dhe miqtë nga Dardania David Ukaj me disa shokë, Kryetari e Zv.Kryetari i Këshillit të Qarkut Shkodër Edmond Ndou e Lulzim Zaraj, nga Prefektura e Qarkut Shkodër Hysen Hysaj (Nenprefekt Malësi e Madhe), Kryetari i Bashkisë Pukë Rrok Dodaj, kolegët Nikollë Nikprelaj, Jonuz Delaj, Pretash Nilaj, Prek Mrishaj, Fran Kodra, Ndue Shytani, Gjon Kosteri, Violeta Deda, Nikollë Buçi, Fred Delaj etj. duke falenderuar në mënyrë të veçantë Shoqatën Kulturore “Jehona e Kelmendit” me drejtuese Dila Vacaj, Gjimnazi SherifHoxha, Ded Gjon Luli Shkolla që me përformancën e bukur të grupeve të valltarëve u bënë jehonë këngëve të mrekullueshme të Sali Manit. E si qërshia mbi tortë qëndron filmi dokumentarë “Artisti që i dha shpirtë këngës” me autor malësorin tonë, producentin e gazetarin e mirënjohur Tom Therçaj. Por edhe promovimin i ribotimit të librit “Mbrapa lashë këngët e mia”. Gjithashtu nuk mund të lë pa përmendur edhe pasqyrimin mediatik si: Televizioni Kopliku, Zani Veriut, Malësia Channel, Jeta Shkollore, TV1 Channel – Shkodër, Zëri i Amerikës, RTSH Radio Televizioni Shqiptar, Rtsh Shkodra, star_plus e televizione nga Dardania, Ilirida, Amerika etj. E në mbyllje dëshiroj ti thëm disa fjalë për ato që morën përsipër grumbullimin e fondit dhe bënë të mundur realizimin e gjithë këtij aktiviteti që do mbahet mend gjatë për nga mënyra e organizimin e fjala është për #Luigj_Gjokaj e #Ndue_Gjekaj dy protagonistë, dy miq e shokë, dy përfaqësues të denjë të diasporësqë bënë gjithçka deri në detaj duke na zbardhur faqen krejt trevës tonë Malësi e Madhe e kudo shqiptarëve nëpër botë. Zoti u dhëntë jetën, shëndetin e mbarësinë personale e familjare. Mirënjohje përherë të gjithë kontributorëve financiarë dhe atyre që u morën me pregatitjen e eventit “Akademi përkujtimore për Sali Mani” si dhe për darkën për gjithë të ftuarit e shumtë. #I_përjetshëm_qoftë_kujtimi_Sali_Manit.