Close Menu
TV NewsTV News
  • Ballina
  • Maqedoni
  • Rajoni
  • Botë
  • Opinion
  • Sport
  • Showbiz
  • Lifestyle
  • Diaspora
  • Kulturë
  • Emisione
  • Emisione Fetare
Lajmet e fundit

“I gjithë Izraeli është nën zjarr”, Irani nis hakmarrjen – e sulmon Izraelin me mbi 100 raketa

14 Qershor, 2025

“Me ndihmën e Zotit do ta mposhtim regjimin e Izraelit”, deklaron lideri suprem i Iranit

14 Qershor, 2025

Sulmi i Izraelit ndaj Iranit, anulohen fluturimet Tiranë-Tel Aviv

14 Qershor, 2025
Facebook X (Twitter) Instagram
Lajmet e fundit:
  • “I gjithë Izraeli është nën zjarr”, Irani nis hakmarrjen – e sulmon Izraelin me mbi 100 raketa
  • “Me ndihmën e Zotit do ta mposhtim regjimin e Izraelit”, deklaron lideri suprem i Iranit
  • Sulmi i Izraelit ndaj Iranit, anulohen fluturimet Tiranë-Tel Aviv
  • Polonia thotë se një avion rus shkeli hapësirën e saj ajrore
  • Marrëveshje, të dënuarit nga Specialja do t’i vuajnë dënimet në Belgjikë
  • ‘Ne dinim gjithçka’, i thotë Trump Reuters-it në lidhje me sulmet e Izraelit ndaj Iranit
  • Koci: Politikanët po shfrytëzojnë zbrazëtitë juridike të Kushtetutës së Kosovës
  • E kryer: Kreshnik Bahtiri largohet nga Prishtina e Re
  • Impressum
  • Marketing
  • Kontakt
Facebook X (Twitter) Instagram
TV NewsTV News
E shtunë, 14 Qershor
  • Ballina
  • Maqedoni
  • Rajoni
  • Botë
  • Opinion
  • Sport
  • Showbiz
  • Lifestyle
  • Diaspora
  • Kulturë
  • Emisione
  • Emisione Fetare
TV NewsTV News

Kryeministri bullgar thotë se Maqedonisë së Veriut nuk po i shkohet në BE

21 Shtator, 2024 Maqedoni
Shpërndaje
Facebook Twitter LinkedIn Pinterest Email

Besoj se toni i përdorur nga Republika e Maqedonisë së Veriut nuk do ta ndihmojë për t’u bërë anëtare e Bashkimit Evropian, tha sot në Sofje kryeministri teknik bullgar Dimitar Glavçev.

“Bullgaria është një partner i parashikueshëm, besnik ndaj BE-së. Ne nuk kemi çfarë t’i befasojmë vendet e tjera anëtare. Ne mbështesim zgjerimin dhe perspektivat evropiane të vendeve të Ballkanit Perëndimor. Kemi bërë mjaft kompromise me identitetin kombëtar. Republika e Maqedonisë së Veriut thjesht duhet të përmbushë kërkesat e BE-së”, tha Glavçev.

Deklarata e Glavçevit është një nga një sërë reagimesh të politikanëve bullgarë pas vërejtjeve nga pala maqedonase për mosvendosjen e flamurit maqedonas gjatë takimit jozyrtar të presidentëve të të dy vendeve, Gordana Siljanovska Davkova dhe Rumen Radev, javën e kaluar në Sofje, veçanërisht pas deklaratës së zëvendëskryeministrit dhe ministrit të Transportit, Aleksandar Nikolloski, i cili tha se “nikoqiri nuk është i civilizuar, as nuk ka respekt, prandaj ndodhin këto situata”.

Eurodeputeti i EPP/GERB-it, Andrej Kovaçev, në një prononcim për Televizionin Kombëtar Bullgar tha se e kanë informuar Partinë Popullore Evropiane për siç tha ai sjelljen e VMRO-DPMNE-së dhe shtoi se kanë kërkuar që të inicohet një procedurë për përjashtimin e kësaj partie nga PPE.

“Mendoj se ata dëshmojnë në çdo mënyrë se duan të jenë me Fidesz, partinë e Orbanit. Kjo është dëshira e tyre dhe po largohen nga vlerat e PPE-së dhe demokracisë evropiane”, tha Kovaçev, i cili beson se drejtimi gjeopolitik i zgjedhur nga autoritetet në Shkup është në përputhje me politikat e Vuçiqit, Orbanit, Kinës dhe Rusisë.

Lidhur me deklaratën e Nikolloskit për mosvendosjen e flamurit maqedonas, Kovaçev konsideron se Nikolloski është koordinuar me kryeministrin maqedonas Hristijan Mickoski.

“Ekziston një dëshirë e qartë e lidershipit aktual të Republikës së Maqedonisë së Veriut që të mos vazhdojë në rrugën e integrimeve evropiane. Ata po kërkojnë një justifikim para publikut të tyre pse kjo nuk mund të ndodhë, dhe arsyetimi është, natyrisht, shpifja e Bullgarisë”, beson Kovaçev i cili iu referua edhe siç tha ai “veprimtarisë së tyre për bllokimin e Korridorit 8″.

Sipas tij, Bullgaria nuk ka dhënë arsye për provokime dhe është sjellë në mënyrë të civilizuar dhe evropiane dhe nuk e përdor çështjen e marrëdhënieve me Shkupin në fushatën parazgjedhore.

Nikolloski dje në një intervistë për Kanal 5 tha se ndërtimi i hekurudhës së shpejtë në Korridorin 10 është prioriteti më i lartë për shtetin dhe se do ta fillojë dhe do ta ndërtojë në dy mandate, duke theksuar se nuk është kundër ndërtimit të hekurudhës me Bullgarinë, por që nuk ka për të ndërtuar një rrugë që është e parealizueshme.

“Unë nuk jam kundër ndërtimit të një hekurudhe drejt Bullgarisë, por ajo nuk do të ndërtohet në një rrugë të parealizueshme, shumë të kushtueshme dhe në një farë mënyre me tentativa korrupsioni ndaj meje dhe kryeministrit, gjë që u theksua publikisht”, deklaroi Nikolloski. Ministri theksoi për fazën e tretë të hekurudhës drejt Bullgarisë.

Për zhvillimet e fundit në linjën Shkup-Sofje ka reaguar sot edhe lideri i Prerodbës, Kostadin Kostadinov.

Ai kërkon nga Parlamenti bullgar të miratojë një deklaratë, me të cilën Bullgaria do të informojë partnerët e saj në BE “për atë që po ndodh në anën tjetër të kufirit – se ka sabotim kundër politikave pan-evropiane dhe se një prej tyre është Korridorit 8”.

“Kur dëshiron të jesh në një shtëpi të përbashkët evropiane, duhet të respektosh politikën e kësaj shtëpie të përbashkët evropiane. Një nga kushtet është të kemi një politikë të fqinjësisë së mirë. Ne nënshkruam një marrëveshje për miqësi dhe fqinjësi të mirë me Maqedoninë e Veriut dhe aktualisht e shohim se po shkelet sinqerisht. Sigurisht, ne e kuptojmë se kjo është një politikë e qëllimshme për provokime”, tha Kostadinov.

Më herët ka pasur reagime nga zyrtarë nga Republika e Maqedonisë së Veriut lidhur me kualifikimet fyese ndaj Bullgarisë dhe popullit bullgar nga Kabineti i Presidentit bullgar Rumen Radev dhe Ministria e Punëve të Jashtme në Sofje, ndërsa ish-kryeministri bullgar dhe lideri i GERB-it , Bojko Borisov, në deklaratën e Nikolloskit tha se “për fjalorin që përdorin ka vetëm një arsyetim – dorëheqja e atij ministri, e nëse nuk e bëjnë këtë, as presidenti, as kryeministri, as ministrat, as partitë nuk duhet të takohen dhe të bisedojnë me ta.”

Kryeministri Mickoski dje nga Brukseli tha se integrimi në BE duhet të jetë proces në të cilin vendimtar do të jenë të arriturat, e jo çështjet bilaterale, sepse ne nuk mund të pranojmë më ultimatume dhe për ne është i papranueshëm parimi “ata janë aty dhe ju jeni jashtë”.

Pas takimeve me përfaqësues të lartë evropianë, ai tha se është biseduar për perspektivën evropiane të rajonit dhe vendit tonë, duke theksuar se mbetemi të fokusuar në propozimin e zgjidhjes së sfidave.

“Për shkak të çështjeve dypalëshe, për shkak të çështjeve që janë të lidhura që nga mesjeta, ne nuk mund të zhvillohemi si vend për shekullin e 21-të, e lëre më të flasim për diçka më shumë. Kështu që e theksova edhe një herë se ne nuk mund të pranojmë më ultimatume dhe parimi është që ato janë aty, dhe ju jeni jashtë dhe nëse doni të jeni atje, duhet ta pranoni. Më vjen keq por nuk mund ta pranojmë. Ndërsa nga ana tjetër na thonë se ka dëshirë që të jemi anëtare e Bashkimit Evropian. Përgjigja ime për atë tezë është nëse ka dëshirë, atëherë ka rrugë”, theksoi Mickoski.

Lexuar: 47

Lajme të ngjashme

Dr. Zekirja Shaini, specialisti i mushkërive të bardha nga Sllupçani që ndihmon pacientët hallexhinj

Asanovska godet Arsovskën: Kryeqyteti po mbulohet nga mbeturinat, ndërsa ne presim një autobus!

Mexhiti: Shkupi, qendër rajonale për tranzicionin energjetik

Azizi: Fronti Evropian e shfrytëzoi përkatësinë etnike për të shmangur përgjegjësinë e humbjes

Bekim Neziri dhe Driton Kuçi janë ministrat për të cilët është ndalur procedura për Koçanin

Zëvendësministrja Kaltrina Zekolli: Loja e tyre ka marrë fund

showbiz

“Frymëzim, ndryshim”- Edona Llalloshi pozon e buzëqeshur pranë Albin Kurtit dhe Sabri Fejzullahut

Showbiz 12 Qershor, 2025

Këngëtarja njëherësh deputete në Kuvendin e Kosovës, Edona Llalloshi, ka ndarë me ndjekësit e saj…

Një bashkëpunim magjik, Bujar Mustafa dhe Adelina Spahija publikojnë këngën “Arabe”

Showbiz 8 Qershor, 2025

Dy emra të njohur të skenës muzikore, Bujar Mustafa dhe Adelina Spahija, vijnë me një…

Horoskop ditor, 8 qershor 2025

Showbiz 8 Qershor, 2025

Big Mama pothuajse prej dy muajsh ndodhet në izolim, si pjesë e spektaklit Ferma VIP.…

Noizy dhe Era godasin me “Kitty”

Showbiz 3 Qershor, 2025

Noizy dhe Era Istrefi kanë publikuar këngën e tyre më të re. Super bashkëpunimi mban…

“Nga shtrëngimi që më ka bërë në fyt, nuk munda të ha për një javë” – rrëfimi prekës i Big Mamës për dhunën që përjetoi nga ish-partneri

Showbiz 27 Maj, 2025

Big Mama pothuajse prej dy muajsh ndodhet në izolim, si pjesë e spektaklit Ferma VIP.…

© 2025 - 2026 Tv News.
  • Ballina
  • Maqedoni
  • Rajoni
  • Botë
  • Opinion
  • Sport
  • Showbiz
  • Lifestyle
  • Diaspora
  • Kulturë
  • Emisione
  • Emisione Fetare

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.