Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, ka njoftuar se ministrat e qeverisë e kanë mbështetur propozimin e tij për kthimin e shërbimit të detyrueshëm ushtarak.
Siç shkroi Vuçiqi në faqen e tij në Facebook, kabinetin qeveritar e ka njoftuar edhe për takimin e djeshëm në Bruksel.
“E njoftova Qeverinë e Serbisë për takimin e djeshëm në Bruksel, sikurse edhe për bisedat që i pata në lidhje me situatën në Kosovë, e në veçanti për takimet e ardhshme që do të kem me liderët botërorë, ku temë kryesore do të jetë pikërisht qëndrimi i serbëve në Kosovë, si dhe masat që ne marrim në këtë kuptim”, ka thënë Vuçiqi.