Policia nga Koçani ka bërë kallëzim penal kundër G.B. (32) dhe Lj.S. (48), të dy nga Koçani për shkak të dyshimit për veprën penale të vrasjes.
Më datë 6 shtator 2024 në orën 07:43 G.B. ka raportuar në policinë e Koçanit se ka gjetur të vdekur në një shtëpi në Koçan fqinjin e tij D.A. (54). Ekipi i Ndihmës Emergjente Mjekësore ka konstatuar vdekje me gjurmë të dukshme të dhunës, ndërsa pooicia, në koordinim me prokurorin publik nga ZGJSH-ja Koçan, menjëherë kanë ndërmarrë masa dhe aktivitete për zbardhjen e rastit.
Në të njëjtën kohë, në një bisedë zyrtare, Lj.S. pranoi se bashkë me G.B., mbrëmë pasi ishin në shtëpinë e fqinjit të tyre D.A. dhe kanë konsumuar alkool, pas së cilës ka pasur një grundje dhe kanë goditur D.A. me sende të forta, transmeton Lideri.mk.
G.B. dhe LJ.S. janë privuar nga liria dhe me kallëzim penal i janë dorëzuar Prokurorisë Themelore Publike Koçan për veprime të mëtutjeshme./Lideri