Close Menu
TV NewsTV News
  • Ballina
  • Maqedoni
  • Rajoni
  • Botë
  • Opinion
  • Sport
  • Showbiz
  • Lifestyle
  • Diaspora
  • Kulturë
  • Emisione
  • Emisione Fetare
Lajmet e fundit

Akuza dhe fyerje në komision, Flamur Noka përjashtohet nga mbledhja ku po raportonte drejtori i policisë

18 Nëntor, 2025

Moti i keq, Balluku tregon zonat që do goditet më shumë dhe masat që janë marrë

18 Nëntor, 2025

“21 janari”, zbulohet data kur do paraqitet Sali Berisha në SPAK

18 Nëntor, 2025
Facebook X (Twitter) Instagram
Lajmet e fundit:
  • Akuza dhe fyerje në komision, Flamur Noka përjashtohet nga mbledhja ku po raportonte drejtori i policisë
  • Moti i keq, Balluku tregon zonat që do goditet më shumë dhe masat që janë marrë
  • “21 janari”, zbulohet data kur do paraqitet Sali Berisha në SPAK
  • Spiropali mirëpret në Tiranë homologun gjerman Wadephul: Gjermania mbështetje për integrimin europian të Shqipërisë dhe rajonit
  • Bllokimi i qeverisë “Trump” për shkak të fondeve buxhetore, ambasada: Tashmë i rikthehemi punës normalisht
  • “Jo debat për minimumin jetik”, PS rrëzon kërkesën e PD në konferencën e kryetarëve
  • Spiropali: Shqipëria gati për tu bashkuar me Europën, objektivi ynë është ambicioz dhe i arritshëm
  • Lot emocionesh, talente që nuk njohin moshë! Albania’s Got Talent një tjetër mbrëmje për mos u harruar
  • Impressum
  • Marketing
  • Kontakt
Facebook X (Twitter) Instagram
TV NewsTV News
E martë, 18 Nëntor
  • Ballina
  • Maqedoni
  • Rajoni
  • Botë
  • Opinion
  • Sport
  • Showbiz
  • Lifestyle
  • Diaspora
  • Kulturë
  • Emisione
  • Emisione Fetare
TV NewsTV News

115 vjet më parë u mblodh Kongresi i Elbasanit

2 Shtator, 2024 Maqedoni
Shpërndaje
Facebook Twitter LinkedIn Pinterest Email

115 vjet më parë, nga data 2-9 shtator 1909, në qytetin e Elbasanit u zhvillua një ngjarje e shënuar në historinë e arsimit, shkollës e kulturës shqiptare, që në histori njihet si “Kongresi i Elbasanit” apo “Kongresi i shkollave shqipe”, ku morën pjesë 35 përfaqësues nga 28 klube e shoqëri patriotike, brenda e jashtë territorit shqiptar.

Midis delegatëve të kongresit kishte veprimtarë të njohur të lëvizjes kombëtare si edhe mësues atdhetarë, siç ishin Orhan Pojani, Grigor Cilka, Gjergj e Sevasti Qiriazi, Ahmet Dakli, Refit Toptani, Hamdi Ohri, Nikollë Kaçori, Andrea Konomi, Idhomen Kosturi, Kahreman Vrioni, etj.Programi kulturor e arsimor që hartoi Kongresi i Elbasanit parashtronte njohjen zyrtare të gjuhës shqipe në të gjithë sistemin ekzistues arsimor dhe përhapjen e mëtejshme të arsimit në gjuhën shqipe. Kongresi parashtroi edhe nevojën e krijimit të një shkolle të mesme në Elbasan.

Kongresi i Elbasanit, në rrugë demokratike zgjodhi kryetar Dervish Biçakçiun, si dhe nënkryetar Mit’hat Frashërin. Ndërsa shkronjës të Kongresit u caktuan Simon Shuteriqi dhe Josif Haxhimima.Kongresi i Elbasanit mori një sërë vendimesh të pasqyruara në Aktin e Vendimeve të Kongresit, prej 15-të pikash si dhe miratoi dhe rregulloren e klubeve dhe shoqërive patriotike. Në vendimet e këtij kongresi theksohet se Shoqëria “Përparimi”, që do të krijohej në Korçë, kishte për detyrë të financonte mbajtjen e Shkollës Normale (e hapur më 1 dhjetor të 1909), me ndihmat që do të grumbulloheshin, do t’u jepte ndihmë shkollave shqipe ekzistuese, do të orientonte çeljen e shkollave të rejave në shumë vise të vendit, si dhe futjen e mësimit shqip në të gjitha shkollat e huaja që ekzistonin. Jo rastësisht për mbajtjen e kongresit të arsimit u zgjodh qyteti i Elbasanit.

Ishin traditat e shkëlqyera patriotike, arsimore e kulturore dhe figurat e spikatura të Rilindjes Kombëtare të këtij qyteti që ndikuan në zgjedhjen e tij. “Njerëzia e Elbasanit jo vetëm tani, por edhe në kohët despotike, ishin quar për dashurinë e tyre për gjuhën shqipe”, shkruante Mit’hat Frashëri në ditarin e tij.

Kongresi i Elbasanit i dha një shtytje të re lëvizjes për shkollën dhe për arsimin kombëtar në përgjithësi. Të mbështetur në vendimet e tij, atdhetarët shqiptarë ngritën në Korçë, më 20 shtator 1909, Shoqërinë qendrore shkollore “Përparimi”, në kryesinë e së cilës u zgjodhën atdhetarët e njohur Orhan Pojani (kryetar), Stavri Karoli, Idhomenë Kosturi e Mihal Gramenoja.

Shkolla shqipe u hapën në këtë periudhë pas Kongresit të Elbasanit edhe në vende të tjera të Shqipërisë. Në fund të shtatorit u bë në Korçë përurimi i shkollës së riorganizuar të djemve (i mësonjëtores së parë shqipe të vitit 1887), çelur qysh në pranverën e vitit 1909, e cila ishte një nga shkollat më të plota me pesë klasa dhe pesë mësues. Në tetor u hapën shkolla shqipe në Progër, në Cukaj të Martaneshit, në Verlen të Bilishtit, në Margëllëç, ndërsa në muajin dhjetor u çel shkolla shqipe në Negovan (nën drejtimin e Petro Nini Luarasit) dhe në fshatin Koshtan të Tepelenës.

Jehona e Kongresit të Elbasanit

Punimet e Kongresit të Elbasanit patën jehonë brenda dhe jashtë vendit. Kalendari “Korça”, në titullin “Kongresi i Elbasanit”, shkruante se “ky kongres është më i shënuari nga të gjithë kongreset. Me vendimet që mori e la emrin e tij të pa vdekur nëpër faqet e historisë sonë”. Ndërsa e përkohshmja “Italia për të huajt” (L’Italia al estero) do të theksonte se “në Elbasan u mbajt një kongres i madh, ku morën pjesë shqiptarë të shkëlqyer, me qëllim që të vënë në udhë të gjitha ato që janë të nevojshme për përparimin dhe paqen e Shqipërisë”.

Punimet dhe vendimet në rrafshin kombëtar të Kongresit të Elbasanit, përbëjnë vlerë dhe kontribut në drejtim të përhapjes së arsimit, gjuhës amtare e kulturës kombëtare.

Lexuar: 118

Lajme të ngjashme

Mesatarisht rreth 640 dënime trafiku çdo ditë shënohen në Maqedoninë e Veriut

Policia e Maqedonisë së Veriut shpërbën një grup kriminal

Taravari takon ambasadorin francez Le Rigoleur: Theksohet domosdoshmëria e reformave dhe zgjedhjeve të lira më 11 janar

Azizi: 55 mijë studentë do të marrin nga 15.300 denarë për pajisje elektronike

Kumanova drejt riformatimit: Ndërmarrjet publike me udhëheqje të reja

Ndarja e pushtetit në Kumanovë, VMRO me tre drejtori, ZNAM me dy drejtori, VLEN dhe partia serbe me nga një drejtori

showbiz

Horoskopi

Showbiz 17 Nëntor, 2025

Këngëtarja e njohur Dafina Zeqiri ka befasuar fansat me dhuratën e fundit që ka marrë…

Afrim Muçiqi: Politikë e poshtër, kemi mbet në dorën e analfabetëve

Showbiz 16 Nëntor, 2025

Këngëtari i muzikës popullore, Afrim Muçiqi në “Sol” në Klan Kosova ka folur për shtatën…

Dhurata superluksoze që Dafina Zeqiri mori nga bashkëshorti, “Rollc Roys” që kushton afro gjysmë milioni

Showbiz 14 Nëntor, 2025

Këngëtarja e njohur Dafina Zeqiri ka befasuar fansat me dhuratën e fundit që ka marrë…

Rita Ora në kujtimet e fëmijërisë në Pejë, bashkë me motren dhe vëllain

Showbiz 14 Nëntor, 2025

Këngëtarja e mirënjohur me prejardhje nga Kosova, Rita Ora, është një nga emrat më të…

Dhurata superluksoze që Dafina Zeqiri mori nga bashkëshorti, “Rollc Roys” që kushton afro gjysmë milioni

Showbiz 14 Nëntor, 2025

Këngëtarja e njohur Dafina Zeqiri ka befasuar fansat me dhuratën e fundit që ka marrë…

© 2025 - 2026 Tv News.
  • Ballina
  • Maqedoni
  • Rajoni
  • Botë
  • Opinion
  • Sport
  • Showbiz
  • Lifestyle
  • Diaspora
  • Kulturë
  • Emisione
  • Emisione Fetare

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.