Close Menu
TV NewsTV News
  • Maqedoni
  • Rajoni
  • Botë
  • Sport
  • Kulturë
  • Showbiz
  • Diaspora
  • Lifestyle
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Emisione
  • Emisione Fetare
Lajmet e fundit

VLEN: Pas ndarjes rezident–jorezident, BDI dhe Taravari duan ta zhdukin diasporën edhe nga votimi

17 Janar, 2026

Ziadin Sela e quan Taravarin “Parking kryetari” dhe “Zaif kryetari”

17 Janar, 2026

Iseni: SMS-të për gjobat edhe në gjuhën shqipe, për një vit e gjysmë janë avancuar 300 shqiptarë në polici

17 Janar, 2026

Nuk ka vonesa të gjata për hyrje dhe dalje nga vendi

17 Janar, 2026

Policia gjen armë zjarri dhe elektroshok në një bastisje në rajonin e Kumanovës, një i arrestuar

17 Janar, 2026

Arrestohet 57-vjeçari nga Tetova, ka incizuar 18 vjeçaren

17 Janar, 2026

58-vjeçari që jeton i vetëm apelon për ndihmë

17 Janar, 2026

Komunikacioni në Maqedoni zhvillohet pa pengesa, kryesisht nëpër rrugë të thata

17 Janar, 2026

Moti sot në Maqedoninë e Veriut

17 Janar, 2026

BMW e shtrenjt nxiti “muhabet”, ja çka thotë Kasami?

16 Janar, 2026
Facebook X (Twitter) Instagram
TV NewsTV News
E diel, 18 Janar
  • Maqedoni
  • Rajoni
  • Botë
  • Sport
  • Kulturë
  • Showbiz
  • Diaspora
  • Lifestyle
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Emisione
  • Emisione Fetare
TV NewsTV News

Ardiana Mustafa zëri shqiptar në politikën zvicërane

Suad AvdiuBy Suad Avdiu15 Korrik, 2024 Diaspora Pa Komente4 Mins Read
Share
Facebook Twitter LinkedIn Pinterest Email

Ardiana Mustafa është shembulli i femres së shkolluar, të integruar, me vizion e objektiva të qarta. Është një nga shqiptaret e sukseshme në Diasporë, që po hapëron guximshëm në politikën zvicërane, me qëllime pozitive dhe që do të kontribuojnë edhe në avancimin dhe integritetin e komunitetetit shqiptar atje. “Dashuria për politikën më është ndezur që në moshë të re. Me politikë jam marrë që në moshën 12-vjeçare. Kam marrë pjesë në seanca të ndryshme të Parlamentit të Fëmijëve dhe të të rinjve ndër vite dhe dalë ngadalë jam përfshirë aktivisht”, thotë Ardiana Mustafa, e cila ka një garë para vetës, pasi po kandidon si Deputete në Këshillin e Madh të Kantonit Aargau. Fokusi i shqiptares së sukseshme, janë, më pak taksa, më shumë siguri, ⁠më shumë ndihmë për familjarët. Shqiptarja liberale në Zvicër flet në “Kosovare” për vetën, punën dhe jetën e saj.

-Kush është Ardiana Mustafa?

Jam 30 vjeçare e lindur dhe e rritur në Zvicër. Kam lindur në Biel/Biennen, qytet shumë i bukur, ndërkaq aktualisht jetoj në Zofingen, ku edhe jam aktive politikisht.

-Cili është shkollimi dhe eksperiencat tuaja në fushën profesionale?
Për komuna të ndryshme punoj si drejtoreshë e shërbimeve sociale, eksperte dhe specialiste në të gjitha fushat e sistemit të sigurimeve shoqërore. Falë ekspertizës sime, unë mund ta ndihmojë komunitetin e të siguruarve, në kontributet e tyre, përfitimet, vlerësimin dhe financimin e përgjithshëm. Kam përfunduar në mënyrë profesionale dhe CAS-lidership dhe kam një përvojë të gjatë sociale-profesionale. Po ashtu punoj si përkthyese në polici.

-Nga cilat gjuhë përktheni në polici?
Në polici i përkthej gjuhët, shqip, frëngjisht dhe anglisht.

-Ardiana, një emër i ri ne poliken e Zvicrës. Pse zgjedhe të jesh e përfshirë në këtë fushë?
Unë jam brezi i tretë në Zvicër dhe pak shqiptarë janë të përfshirë në politikë. Unë, dua të jap kontributin tim që zëri i shqiptarëve të dëgjohet më shumë në politikën zvicëriane.

-Cili është qëllimi, vizioni e misioni juaj në politikë?
Unë, besoj në qëllimin e partisë liberale FDP, në atë se çfarë edhe e përfaqësoj me bindjet dhe vlerat e mija. Vizioni dhe misioni im është ti ndihmoj qytetarët të kenë më shumë siguri, më pak taksa dhe më shumë ndihma për familjarët.

-A e ke ditur dikur që në të ardhmen jeta jote do të jetë e lidhur me politikën?
Po, e kam menduar qysh në moshë të re se në të ardhmen një pjesë e jetës sime do të jetë e lidhur me politikën. Kam besuar në vetën time dhe po shpresoj që do të ia arrijë qëllimit.

-Ju me 20 tetor të këtij viti keni një garë para vetës. Për çka është fjala?
Në garën që unë kam para vetës kandidoj si Deputete në Këshillin e Madhë të Kantonit Aargau.

-Cilat janë objektivat tua, programi yt në pak fjalë?
Jetesë më e mirë për qytetarët që unë përfaqësoj, siguri më e madhe për familjet dhe më pak taksa. Do të angazhohem plotësishtë në objektivat dhe programin tim

-Është e vështirë si një grua e re në politikë?
Është e vertetë që ka sfida të veçanta për gratë në politikë, por gjithnjë e më shumë gratë po shfaqin aftësitë e tyre në këtë fushë. Është e rëndësishme që gratë të kenë mundësi ti shprehin mendimet dhe të kontribuojnë në vendimmarrje politike.

-A beson ne fitore?

Besoj në platformën politike dhe vizionin që ne si parti ekemi dhe atë që unë e përfaqësoj. Shprehë besimin tim në fitoren tonë dhe i mbështesë bindjet dhe vlerat që partia ime përfaqëson.

-A beson dhe shpreson në votën e shqiptareve?
Besoj shumë tek shqiptarët dhe besoj që ata do ta bëjnë vendimin e duhur duke më mbështetur me votën e tyre.

-Thirrja jote?
Votoni për mua, votoni për ju.

-Çfarë mendimi ke për politikën në Kosovë?
Politika në Kosovë po zhvillohet në drejtimin e duhur, dhe unë shoh të ardhme të ndritur në politikën kosovare. Jam jashtëzakonishtë e kënaqur që e kanë marrë Zvicrën si shembull

 

-A do të bëheshe pjesë e skenës politike shqiptare në Kosove?
E ardhmja është e paparashikueshme, por nëse do të bëhesha do ta mendoja dhe bëja më të mirën për popullin tim.

-Jeta jote private?
Jeta ime për momentin është e fokusuar në punë dhe politikë, kohën e lirë e kaloj me familjen time dhe me zhvillimin tim personal e profesional.

-Mesazhi?
Me shpresën, besimin dhe punën time, them se do të ia arrij qëllimit të jap shembullin më të mirë për popullin e Zvicrës dhe qytetarët e saj. Qytetarët i shikoj si obligimin tim moral dhe personal dhe besoj se ata do të më përkrahin në rrugëtimin tim me votën e tyre.

Nderim Neziri

Lexuar: 514

Lajme te ngjashme

Edi kërkon që të rikthehet në BBVK

Në Zvicër nis gjyqi ndaj imamit biznesmen nga Kosova! Dyshohet për mashtrim, pastrim parash dhe evazion fiskal

Publiku u befasua: Kaq vjet diferencë në moshë ka Blero me Eronitën

Labi ia puth këmbën gruas: Kurrë s’të kam tradhtuar, me ty do të vdes

Albës i rrjedhin lot në PRIME, derisa Limi flet për raportin mes tyre

Pse është kaq i rrezikshëm “Big Brother”?

Lajmet e fundit

VLEN: Pas ndarjes rezident–jorezident, BDI dhe Taravari duan ta zhdukin diasporën edhe nga votimi

17 Janar, 2026

Ziadin Sela e quan Taravarin “Parking kryetari” dhe “Zaif kryetari”

17 Janar, 2026

Iseni: SMS-të për gjobat edhe në gjuhën shqipe, për një vit e gjysmë janë avancuar 300 shqiptarë në polici

17 Janar, 2026

Nuk ka vonesa të gjata për hyrje dhe dalje nga vendi

17 Janar, 2026

Policia gjen armë zjarri dhe elektroshok në një bastisje në rajonin e Kumanovës, një i arrestuar

17 Janar, 2026

Arrestohet 57-vjeçari nga Tetova, ka incizuar 18 vjeçaren

17 Janar, 2026

58-vjeçari që jeton i vetëm apelon për ndihmë

17 Janar, 2026
© 2026 Tv News.
  • Impressum
  • Kontakt

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.