TV News
Maqedoni

Mucunski e pranoi postin e ministrit të Punëve të Jashtme nga Osmani

Në Ministrinë e Punëve të Jashtme, sot është bërë pranim-dorëzimi i detyrës ndërmjet ministrit të sapoemëruar Timço Mucunski dhe ministrit të deritanishëm Bujar Osmani.

Ministria e Punëve të Jashtme njoftoi se Osmani i uroi suksese Mucunskit në realizimin e aktiviteteve të Ministrisë së Punëve të Jashtme dhe Tregtisë së Jashtme, ndërsa Mucunski tha se në periudhën në vijim theksi do të vihet në përshpejtimin e procesit të integrimeve evropiane të vendit, partneritetit strategjik me SHBA-në, si dhe tërheqjen e investimeve të huaja.

“Përkundër sfidave të shumta, me punë dhe vendosmëri të përkushtuar, do të arrihen qëllimet e përcaktuara në programin e planifikuar për punën e Qeverisë, theksoi Mucunski në takimin.

Lajme të ngjashme

AUV dënoi prodhues të paregjistruar të djathit në Prilep dhe Shkup

Suad Avdiu

Rreth 2 mijë zjarre gjatë muajve të verës në territorin e RMV-së

Suad Avdiu

Blinken: ShBA-ja do të vazhdojë ta mbështesë Maqedoninë e Veriut në rrugën evropiane

Suad Avdiu