Komuna e Kumanoves iu ka bere APEL qytetareve qe t’i paraqesin me kohe dëmet nga permbytja e mbremshme qe i shkaktoi bresheri dhe shiu intenziv ne rajonin e Komunes se Kumanoves.
Me kete rast, njoftojne perfaqesuesit e Komunes se Kumanoves, duhet te parashtrohet Kërkesë tek Arkivi, me c’rast do te evidentohet dhe shkruhet dëmi qe iu eshte shkaktuar
“Njoftohen qytetaret ne territorin e komunes se Kumanoves se per shkak te reshurave intenzive te shiut dhe permbytjeve, te gjitha ata qe kane pesuar dëme, ta njoftojne shtabin komunal per Mbrojtje dhe Shpetim, duke parashtruar Kërkesë se per cfare lloji te demit behet fjale, nepermjet Arkivit te Komunes ose te informohen ne numrin e telefonit per kontakt 075/273-192”, kumtojne perfaqesuesit zyrtarë te Komunes se Kumanoves.