
Beqir Sadiku (8 Nëntor 1980 – 22 Qershor 2001) i njohur si Komandant Sllupçani ishte një komandant dhe luftëtar i shquar i Ushtrisë Çlirimtare Kombëtare (UÇK-së), i cili mori pjesë në Luftën e Kosovës, në Luftën e Luginës së Preshevës dhe në Luftën e vitit 2001 në Maqedoni. Mori pjesë edhe në Betejën e Pashtrikut e cila u zhvillua gjatë Luftës në Kosovë, dhe në Betejën e Haraçinës gjatë Luftës në Maqedoni. Lindi më 8 Nëntor 1980 në fshatin Sllupçan të Komunës së Likovës dhe ra dëshmorë më 22 Qershor 2001 në fshatin Haraçinë të Shkupit /Televizioni News – Vlora Zenuni