TV News
Maqedoni

Paralajmërohet ndërprerje e linjës ajrore Shkup-Gjenevë nga 1 nëntori

Kompania me buxhet të ulët IziXhet (easyJet) planifikon t’I ndërpresë operacionet midis Gjenevës dhe Shkupit nga fillimi i sezonit të dimrit 2024/25, me çka do të përfundojë shërbimin e vazhdueshëm me kryeqytetin e Maqedonisë së Veriut, shkruan “Eks Ju avijeshn”.

Kompania ajrore, siç bëhet e ditur, ka planifikuar fluturimin e saj të fundit midis dy qyteteve për datën 1 nëntor, ndërsa shitja e biletave është ndërprerë.

IziXhet hyri në tregun vendas në nëntor të vitit 2021 dhe është i vetmi operator ndërmjet Gjenevës dhe Shkupit. Relacioni Shkup-Gjenevë në sezonin aktual realizohet dy herë në javë, ndërsa në periudhën e kaluar verore ka pasur katër fluturime.

Lajme të ngjashme

Gjithnjë e më pak filloristë në Dibër

Suad Avdiu

ESHS: Mbi 800 milionë euro janë investuar në ndërtimin e banesave në vitin 2023

Suad Avdiu

BFI me njoftim: Ja kur falet namazi i Kurban Bajramit në RMV

Suad Avdiu