TV News
Maqedoni

Geer: Do i shohim veprimet pas formimit të qeverisë, do i mbështesim ata që ndërmarrin veprime reale në rrugën drejt BE-së

BE-ja dëshiron të sheh veprime reale nga qeveria e re e Maqedonisë së Veriut në rrugën e vendit drejt integrimit evropian. Ky ishte mesazhi kryesor që ambasadori i Bashkimit Evropian në vend, David Geer përcolli sot kur u pyet për të ardhmen evropiane të vendit me udhëheqësinë e re politike në vend, shkruan Portalb.mk

I pyetur për negociatat midis VMRO-DPMNE-së dhe VLEN-it mbi formimin e qeverisë së re, dhe vendosjen e eurointegrimeve si një nga tre prioritetet e tyre, Geer tha se nuk do të komentojë mbi negociatat që po bëhen.

“Ne dhe Bashkimi Evropian patjetër do duam të punojmë me të gjithë që do e avancojnë rrugën eurointegruese të vendit për anëtarësim në BE, implementimin e reformave dhe të gjithë hapat e nevojshëm që do e sjellin këtë vend sa më shpejtë në BE”, tha Geer.

I pyetur bisedojnë me partitë dhe nëse ato do të angazhohen për integrimin e vendit në BE, Geer tha se bisedojnë me të gjithë, por se formimi i qeverisë nuk i takon BE-së.

Ai theksoi se të gjithë partitë gjatë kampanjës zgjedhore dhanë një agjendë të qartë pro BE-së dhe se do ta lëvizin vendin drejt BE-së.

“Nuk është pyetja të besohet çfarë thonë ata, ajo çfarë ne duhet të shohim është çfarë është bërë, cilat janë veprimet që do pasojnë pas formimit të Qeverisë dhe pastaj ne do ta bazojmë gjykimin në këto veprime. Patjetër do t’i mbështesim të gjithë ata që ndërmarrin hapa real për ta shkuar në BE”, tha Geer.

VMRO-DPMNE si fituese e zgjedhjeve parlamentare të 8 majit me VLEN-in kanë formuar grupet e punës dhe po vijojnë negociatat për formimin e qeverisë së re. Këto dy subjekte politike kanë theksuar se  integrimi evropian i vendit do të jetë një nga shtyllat kryesore. Megjithatë, partitë dallojnë në qëndrime lidhur me ndryshimet kushtetuese që janë kusht për nisjen e bisedimeve për anëtarësim në BE.

Në mënyrë që të fillojnë bisedimet e anëtarësimit me BE-në, RMV-ja duhet të ndryshojë kushtetutën.

Ndryshimet kushtetuese nënkuptojnë shtimin e bullgarëve dhe kombeve tjera në Kushtetutë. Kjo vjen si rezultat i asaj që Maqedonia e Veriut pas 17 vitesh me 19 korrik të vitit 2022 filloi bisedimet qasëse me BE-në me mbajtjen e konferencës së parë ndërqeveritare. Megjithatë, negociatat nuk do të fillojnë derisa të bëhen ndryshimet kushtetuese.

Në fillim të muajit prillit, komisioneri Evropian për Zgjerimin dhe Çështjet e Fqinjësisë Oliver Varheyi deklaroi se nuk pret ndonjë ndryshim në kuadrin negociator, përveç realizimin e ndryshimeve kushtetuese.

Lajme të ngjashme

Gjithnjë e më pak filloristë në Dibër

Suad Avdiu

ESHS: Mbi 800 milionë euro janë investuar në ndërtimin e banesave në vitin 2023

Suad Avdiu

BFI me njoftim: Ja kur falet namazi i Kurban Bajramit në RMV

Suad Avdiu