TV News
Shqipëri

Martesat brenda të njëjtës gjini/ Shqipëri: Kisha reagon për martesën e dy vajzave

Pas zhurmës që shkaktoi në rrjet dhe në media celebrimi në martesë i dy vajzave në Tiranë, ka ardhur dhe reagimi zyrtar i Kishës Katolike Shqiptare. Sipas zëdhënësit, Dom Mark Pashkja mbetet i palëkundur qëndrimi i Kishës Katolike që është kundër martesës së personave brenda të njëjtës gjini.

Dom Mark Pashkja, zëdhënës i Kishës Katolike Shqiptare: Për të ripërsëritur edhe njëherë qëndrimin e palëkundur bazuar në traditën e Kishës Katolike e cila nuk lejon dhe as nuk pranon bekimin e martesave të të njëjtës gjini. Sigurisht në këtë aspekt qëndrimi i Kishës Katolike mbetet i palëkundur, i pandryshueshëm dhe besnik traditës së kishës. Nga ana tjetër shprehim shqetësimin tonë që nëpër institucionë shtetërore siç është bashkia në këtë rast lejohen këto ceremoni duke u bazuar tek fakti që sipas legjislacionit shqiptarë martesat të së njëjtës gjini nuk janë të lejuara.

Kisha Katolike nënvizon se edhe personi i cili është veshur si meshtar në këtë celebrim martese, nuk ka lidhje me kishën katolike shqiptare.

Të gjitha Komunitetet e Besimeve Fetare në vend shprehen njëzëri se janë pro-jetës dhe pro-familjes së shëndetshme shqiptare dhe kundër martesave brenda së njëjtës gjini. Edhe Agjensia ndërkombëtare e lajmeve Reuters i ka dedikuar një artikull marteses jozyrtare të dy vajzave në Shqipëri.

Lajme të ngjashme

Shqipëria drejt rekordit,50 mijë kuqezi lënë pa bileta italianët në sfidën e parë

Suad Avdiu

Gruaja me sëmundje të rrallë të gjakut bëhet nënë, rasti i parë në Shqipëri

Suad Avdiu

Lorik Cana: Shqipëria nuk ka asgjë për të humbur

Suad Avdiu