Kryetari i partisë së Lirisë, Ilir Meta në një intervistë në “Specialen e Ditës”, në TV Shenja ka treguar aryset se përse i dha përkrahje VMRO-së para zgjedhjeve parlamentare dhe jo ndonjë partie shqiptare”
“As kisha ndërmend të shprehja simpatinë ose preferencën time na garën për partine maqedonase apo partive të tjera në Republikën e Maqedonisë së Veriut. Por, natyrisht që nuk mund të rrimë indifferent kur në fund të fund nuk kemi të bëjmë thjesht me një çështje të brendshme me politikën e politikës së huaj, por kemi të bëjmë me një zgjedhje që i takon edhe politikës rajonale. Dhe ajo që kam vlerësuar tek VMRO-ja është qartë mbështetja e tyre e qartë për procesin e Berlinit. Ndërkohë që duhet thënë nga ana tjetër kemi parë që VMRO-ja ka patur një qëndrim shumë nënshtrues ndaj “Ballkanit të Hapur” me përjashtim të presidentit Pendarovski i cili ka mbajtur një qëndrim shumë të drejtë, parimor dhe unë kam vlerësimet për të dhe për disponimin e tij për shumë çështje delikate”, deklaroi Meta.
Meta tha se arsyeja kryesore e mbështetjes së VMRO-së ka qenë qëndrimi i tyre ndaj “Ballkanit të Hapur”, duke shtuar se ka pasur raporte të mira më herët edhe me krerët e LSDM-së si Branko Crvenkovskin, Radmilla Shekerinskën, Vllado Buçkovskin, Zoran Zaevin dhe Dimitar Kovaçevskin. /SHENJA/