TV News
Maqedoni

76-vjeçarja mashtrohet për 380 mijë denarë, nga një mashkull që iu paraqit si inspektor policie!

Një rast mashtrimi aspak i zakonshëm ka ndodhur në Maqedoninë e Veriut. Një 76-vjeçare ka denoncuar në polici një mashkull, i cili i është paraqitur në celular dhe ia ka kërkuar 380 mijë denarë, transmeton TV21.

Sipas të denoncuarës, mashkulli është prezantuar si polic duke i thënë se nëse nuk ia jep shumën e parave të lartpërmendura, mbesa e saj do të vuajë burg prej 10 vjetësh, për një aksident që fare nuk ka ndodhur.

“Më 16.05.2024 në ora 12:30 në SPB Prilep, grua 76-vjeçarenga Prilepi ka paraqitur se është mashtruar nga një mashkull për 380.000 denarë. Sipas të denoncuarës, më 15.05.2024 personi me celular i është paraqitur duke u prezantuar si inspektor policor, duke i thënë se mbesa e saj ka bërë aksident në Ohër dhe ka goditur një fëmijë – emigrantë. Siç është denoncuar, ai, gjithashtu pasi i ka thënë se prindërit e fëmijës kërkojnë para, dhe nëse nuk ia jep, bija e saj do të shkojë në burg prej 10 vjetësh. Ajo është pajtuar dhe mbrëmjen e ardhshme në shtëpinë e saj ka ardhur një grua dhe ia ka dhënë paratë”, thuhet në njoftimin e MPB-së.

Nga atje shtojnë se ndërmerren masat për zbardhjen e rastit.

Lajme të ngjashme

Gjithnjë e më pak filloristë në Dibër

Suad Avdiu

ESHS: Mbi 800 milionë euro janë investuar në ndërtimin e banesave në vitin 2023

Suad Avdiu

BFI me njoftim: Ja kur falet namazi i Kurban Bajramit në RMV

Suad Avdiu