TV News
Kosovë

Policia e Kosovës me goditje efikase në Veri, konfiskoi armë, municion, eksploziv, e uniforma serbe

Policia ka dhënë detaje për kapjen e armatimit dje në Zveçan, ku bëhet e ditur se janë bastisur tri shtëpi të pabanuara.

Sipas policisë, gjatë kontrollit tek tri shtëpitë e pabanuara janë gjetur dhe sekuestruar 1 mijë e 588 copë fishekë, armë të llojeve të ndryshme, uniforma të ushtrisë serbe e uniforma të Policisë së Kosovës.

“Njësitet hetimore policore kanë bërë bastisjen në tri lokacione (shtëpi të pa banuara) dhe gjatë kontrollit kanë gjetur dhe sekuestruar 1588 copë municion,10 armë të llojeve të ndryshme, 62 shokë bombë, 1.5 kg. Eksploziv plastik, 1 palë dylbi, 4 radiolidhje, 1 shurdhues, pajisje rezervë për radiolidhje, 33 karikatorë të mbushur, 8 karikatorë të zbrazët, maska, antiplumb, uniforma serbe, uniforma të PK-së, tenda, pajisje për dron si dhe pajisje rezervë të armëve”, thuhet në raportin 24 orësh, transmeton Klankosova.tv.

Në konferencën e mbajtur dje nga ministri i Brendshëm, Xhelal Sveçla dhe drejtori i policisë, Gazmend Hoxha, nuk u raportua për asnjë të arrestuar.

Ndërsa, policia tha se rasti po vazhdon të hetohet nga njësitet relevante.

Lajme të ngjashme

Prizren, babai në gjendje të dehur ther me thikë vajzën e tij 21 vjeçare

Suad Avdiu

“Ai që ka marrë pare, ia q*** nanën”, degradon gjithçka në studio televizive

Suad Avdiu

E rëndë: Vdes në moshën 36 vjeçare hoxha Ekrem Kodraliu

Suad Avdiu