TV News
Maqedoni

Ngjitëset “NMK” në targa, turma në stacionet e kontrollit teknik

Në disa nga stacionet e kontrollit teknik në Shkup ka ngjitëse NKM, në disa ende nuk i kanë marrë, ndërsa disa tashmë i kanë harxhuar.

Nga stacionet për kontroll teknik që i kontaktoi AIM, si Lidhja Auto Moto e Maqedonisë, stacionet për kontroll teknik të Shoqatës së Shoferëve të Maqedonisë në Kisella Vodë dhe Karposh, PSS dhe Certus, ngjitëse ka në disa prej tyre.

Në Kisella Vodë ngjitëset tashmë janë harxhuar për shkak të turmës që ka nisur në mëngjes dhe siç na thanë nga aty nuk e dinë se kur do të marrin ngjitëse të reja, ndërsa në stacionin për kontroll teknik të Shoqatës së Shoferëve në Karposh, nuk kanë marrë ngjitëse dhe nuk e dinë se kur do t’i marrin.

Në stacionin për kontroll teknik Certus në lagjen Çento thonë se nuk kanë ngjitëse për targa me tre numra, ndërsa për ato me katër numra kanë.

Nga Ministria e Punëve të Brendshme thonë se përveç atyre makinave që e kanë shenjën NMK, të gjitha të tjerat duhet të kenë ngjitëse.

Shoferët duhet të paraqiten në qendrat për kontroll teknik me automjetin e tyre, ku do të plotësojnë kërkesën dhe të kenë me vete letërnjoftim dhe leje qarkullimi.

Ngjitëset jepen pa pagesë, por duhet të vendosen në targa nga ana e kontrollorëve në stacionet për kontroll teknik.

Detyrimi për ngjitësit NMK në targat e automjeteve rrjedh nga dispozitat e Marrëveshjes së Prespës të nënshkruar me Greqinë.

Lajme të ngjashme

Suad Daipi – Shef i Shtabit Zgjedhor të Alternativēs pēr Likovē.

Suad Avdiu

Migrimi po zbraz shkollat edhe në vendet e rajonit

Suad Avdiu

Sezoni i ri turistik me autostradë të pandërtuar

Suad Avdiu