TV News
Maqedoni

Sindikata: Shpenzimet e jetesës do të rriten edhe në shkurt

Presim që shporta e konsumatorit të rritet edhe këtë muaj, përkundër masave të qeverisë për ngrirjen e çmimeve, tha kryetari i Lidhjes së Sindikatave të Maqedonisë, Sllobodan Trendafilov.

Në një intervistë për Radion Evropa e Lirë, ai po ashtu thotë se janë propozuar një sërë ligjesh që parashikojnë uljen e pagave të punëtorëve dhe se po planifikojnë protesta nëse miratohen ligjet.

I pyetur nëse do të vazhdojnë me protesta edhe gjatë këtij viti, njëjtë si vitin e kaluar, Trendafillov thotë se ata do të vazhdojnë që ti kërkojnë të drejtat e tyre në të gjitha format demokratike.

SLLOBODAN TRENDAFILOV, KRYETAR I LIDHJES SË SINDIKATAVE

“Atë që kemi bërë gjatë gjithë vitit të kaluar dhe në fund të vitit të kaluar, kemi vazhduar ta bëjmë që nga fillimi i këtij viti me kolegët tanë nga Fondi I Sigurimeve shëndetësore. Pakënaqësia e punëtorëve dhe pritshmëritë janë që të mos miratohen këto ligje që do të ndikojnë në të ardhurat e tyre personale dhe pagën e tyre. Nëse kjo ndodh, punëtorët janë të gatshëm që edhe gjatë procesit zgjedhor, meqë tashmë kemi një Qeveri teknike, të shprehin pakënaqësinë e tyre në rrugë nëse është e nevojshme”.

Ai ka shprehur shqetësimin për të ardhmen e punëtorëve, duke theksuar se një ulje prej 21% në pagat është e papranueshme. Në këtë kontekst, ai ka akuzuar autoritetet për krijimin e kësaj situate dhe ka kërkuar që Bordi Drejtuese të marrë një vendim të arsyeshëm për të shmangur ndikimin negativ në funksionimin e Fondit të Sigurimeve Shëndetësore.

/SHENJA/

Lajme të ngjashme

Suad Daipi – Shef i Shtabit Zgjedhor të Alternativēs pēr Likovē.

Suad Avdiu

Migrimi po zbraz shkollat edhe në vendet e rajonit

Suad Avdiu

Sezoni i ri turistik me autostradë të pandërtuar

Suad Avdiu